Dita e zemërimit të Zotit
1 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 2 «Bir i njeriut: kështu i thotë Zoti im, Zoti, tokës së Izraelit. Më në fund po u vjen fundi të katër skajeve të dheut. 3 Tani që po të vjen fundi, do të hedh kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas veprave të tua e do të të shpërblej sipas të gjitha pështirësive të tua. 4 Syri im nuk do të ketë mëshirë për ty e nuk do të kem dhembshuri, por do të të ndëshkoj për sjelljet e tua e do të t'i kthej pështirësitë e tua, që ta merrni vesh se unë jam Zoti.
5 Kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, po vjen një zezonë pas tjetrës. 6 Fundi po vjen. Po vjen fundi. U zgjua kundër teje. Ja, po vjen. 7 Po të vjen radha, o banor i dheut. Po vjen koha, po afrohet dita. Dita e trazirës dhe jo e britmës së haresë nëpër male. 8 Tani, së shpejti, do ta zbraz mbi ty hidhërimin tim e mbi ty do ta shteroj zemërimin tim. Do të të gjykoj sipas sjelljeve të tua e do të të shpërblej sipas të gjitha pështirësive të tua. 9 Nuk do të ketë mëshirë për ty syri im dhe nuk do të kem dhembshuri, por do të të shpërblej sipas sjelljeve të tua e do të t'i kthej pështirësitë e tua. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti, ai që godet. 10 Ja dita! Ja, po vjen. Po vjen fatkeqësia jote, lulëzoi shkopi, buloi mburrja, 11 dhuna u ngrit e u bë shkop padrejtësie. Askush nuk do të mbetet prej tyre, as begatia, as pasuria e tyre. Ndër ta nuk do të spikatë asnjë. 12 Erdhi koha, mbërriti dita. Kush ka blerë, të mos gëzohet. As shitësi të mos qahet, se mbi mbarë turmën e tyre po bie zemërimi. 13 Se shitësi nuk do të kthehet te çfarë ka shitur, sa të jenë gjallë, e vegimi kundër të gjithë begatisë nuk do të kthehet pas. Për shkak të ligësisë së vet, askush nuk do të mbahet në jetë.
14 I kanë rënë borisë dhe gjithçka është gati, por askush nuk shkon në betejë, sepse mëria ime është kundër të gjithë turmës. 15 Shpata, përjashta e zia e bukës, përbrenda. Kush gjendet në arë, do të vdesë prej shpatës. Zia e bukës e uria do të përpijnë kë gjendet në qytet. 16 Të ikurit e tyre do të shkojnë nëpër male, si pëllumbat e luginave, të gjithë duke rënkuar, për shkak të ligësisë së vet. 17 Të gjitha duart do të meken e të gjithë gjunjët do të bëhen ujë. 18 Do të vishen me grathore e do t'i mbulojë drithërima. Turpi do të gjendet mbi çdo fytyrë e mbi çdo kokë do të vihet brisku. 19 Do ta hedhin argjendin nëpër rrugë dhe ari i tyre do të fëlliqet. Argjendi e ari nuk do t'i shpëtojnë dot në ditën e hidhërimit të Zotit. Nuk do ta shuajnë urinë e nuk do t'i mbushin zorrët, se do t'u bëhet pengesë ligësia e vet. 20 Bukurinë e stolive të veta e kthyen në mburrje dhe bënë me to shtatoret e neveritshme e pështirësitë, prandaj do t'ua kthej në fëlliqësirë. 21 Do t'ua jap të huajve për plaçkë, do të bëhen pre e të paudhëve të dheut e ata do t'i përdhosin. 22 Do ta heq prej tyre fytyrën time e ata do ta përdhosin thesarin tim. Do të hyjnë vjedhësit e do ta përdhosin. 23 Bëj një vargua, se vendi është plot me gjak që lyp gjyq dhe qyteti është plot me dhunë. 24 Do të dërgoj kombet më të liga, që të marrin në zotërim shtëpinë e tyre. Do t'i jap fund mburrjes së të fuqishmëve dhe shenjtëroret e tyre do të përdhosen. 25 Kur të vijë ankthi, do të kërkojnë paqe, por paqe nuk do të ketë. 26 Do të vijë mjerim pas mjerimi, lajm pas lajmi. Do të kërkojnë ndonjë vegim nga ndonjë profet, ndërkohë që ligji do të nëpërkëmbet nga prifti e këshilla nga pleqtë. 27 Mbreti do të mbajë zi, princi do të vishet me pikëllim dhe popullit të vendit do t'i dridhen duart. Do të sillem me ta sipas sjelljeve të tyre, do t'i gjykoj sipas gjykimeve të tyre e do ta marrin vesh se unë jam Zoti».
1 Καὶ ἐγένετο λόγος κυρίου πρός με λέγων 2 Καὶ σύ, υἱὲ ἀνθρώπου, εἰπόν Τάδε λέγει κύριος τῇ γῇ τοῦ Ισραηλ Πέρας ἥκει, τὸ πέρας ἥκει ἐπὶ τὰς τέσσαρας πτέρυγας τῆς γῆς· 3 ἥκει τὸ πέρας 4 ἐπὶ σὲ τὸν κατοικοῦντα τὴν γῆν, ἥκει ὁ καιρός, ἤγγικεν ἡ ἡμέρα, οὐ μετὰ θορύβων οὐδὲ μετὰ ὠδίνων. 5 νῦν ἐγγύθεν ἐκχεῶ τὴν ὀργήν μου ἐπὶ σὲ καὶ συντελέσω τὸν θυμόν μου ἐν σοὶ καὶ κρινῶ σε ἐν ταῖς ὁδοῖς σου καὶ δώσω ἐπὶ σὲ πάντα τὰ βδελύγματά σου· 6 οὐ φείσεται ὁ ὀφθαλμός μου, οὐδὲ μὴ ἐλεήσω, διότι τὰς ὁδούς σου ἐπὶ σὲ δώσω, καὶ τὰ βδελύγματά σου ἐν μέσῳ σου ἔσονται, καὶ ἐπιγνώσῃ διότι ἐγώ εἰμι κύριος ὁ τύπτων. 7 νῦν τὸ πέρας πρὸς σέ, καὶ ἀποστελῶ ἐγὼ ἐπὶ σὲ καὶ ἐκδικήσω σε ἐν ταῖς ὁδοῖς σου καὶ δώσω ἐπὶ σὲ πάντα τὰ βδελύγματά σου· 8 οὐ φείσεται ὁ ὀφθαλμός μου ἐπὶ σέ, οὐδὲ μὴ ἐλεήσω, διότι τὴν ὁδόν σου ἐπὶ σὲ δώσω, καὶ τὰ βδελύγματά σου ἐν μέσῳ σου ἔσται· καὶ ἐπιγνώσῃ διότι ἐγὼ κύριος. 9 διότι τάδε λέγει κύριος 10 Ἰδοὺ τὸ πέρας ἥκει, ἰδοὺ ἡμέρα κυρίου· εἰ καὶ ἡ ῥάβδος ἤνθηκεν, ἡ ὕβρις ἐξανέστηκεν. 11 καὶ συντρίψει στήριγμα ἀνόμου καὶ οὐ μετὰ θορύβου οὐδὲ μετὰ σπουδῆς. 12 ἥκει ὁ καιρός, ἰδοὺ ἡ ἡμέρα· ὁ κτώμενος μὴ χαιρέτω, καὶ ὁ πωλῶν μὴ θρηνείτω· 13 διότι ὁ κτώμενος πρὸς τὸν πωλοῦντα οὐκέτι μὴ ἐπιστρέψῃ, καὶ ἄνθρωπος ἐν ὀφθαλμῷ ζωῆς αὐτοῦ οὐ κρατήσει. 14 σαλπίσατε ἐν σάλπιγγι καὶ κρίνατε τὰ σύμπαντα. 15 ὁ πόλεμος ἐν ῥομφαίᾳ ἔξωθεν, καὶ ὁ λιμὸς καὶ ὁ θάνατος ἔσωθεν· ὁ ἐν τῷ πεδίῳ ἐν ῥομφαίᾳ τελευτήσει, τοὺς δὲ ἐν τῇ πόλει λιμὸς καὶ θάνατος συντελέσει. 16 καὶ ἀνασωθήσονται οἱ ἀνασῳζόμενοι ἐξ αὐτῶν καὶ ἔσονται ἐπὶ τῶν ὀρέων· πάντας ἀποκτενῶ, ἕκαστον ἐν ταῖς ἀδικίαις αὐτοῦ. 17 πᾶσαι χεῖρες ἐκλυθήσονται, καὶ πάντες μηροὶ μολυνθήσονται ὑγρασίᾳ, 18 καὶ περιζώσονται σάκκους, καὶ καλύψει αὐτοὺς θάμβος, καὶ ἐπὶ πᾶν πρόσωπον αἰσχύνη ἐπ᾽ αὐτούς, καὶ ἐπὶ πᾶσαν κεφαλὴν φαλάκρωμα. 19 τὸ ἀργύριον αὐτῶν ῥιφήσεται ἐν ταῖς πλατείαις, καὶ τὸ χρυσίον αὐτῶν ὑπεροφθήσεται· αἱ ψυχαὶ αὐτῶν οὐ μὴ ἐμπλησθῶσιν, καὶ αἱ κοιλίαι αὐτῶν οὐ μὴ πληρωθῶσιν· διότι βάσανος τῶν ἀδικιῶν αὐτῶν ἐγένετο. 20 ἐκλεκτὰ κόσμου εἰς ὑπερηφανίαν ἔθεντο αὐτὰ καὶ εἰκόνας τῶν βδελυγμάτων αὐτῶν ἐποίησαν ἐξ αὐτῶν· ἕνεκεν τούτου δέδωκα αὐτὰ αὐτοῖς εἰς ἀκαθαρσίαν. 21 καὶ παραδώσω αὐτὰ εἰς χεῖρας ἀλλοτρίων τοῦ διαρπάσαι αὐτὰ καὶ τοῖς λοιμοῖς τῆς γῆς εἰς σκῦλα, καὶ βεβηλώσουσιν αὐτά. 22 καὶ ἀποστρέψω τὸ πρόσωπόν μου ἀπ᾽ αὐτῶν, καὶ μιανοῦσιν τὴν ἐπισκοπήν μου καὶ εἰσελεύσονται εἰς αὐτὰ ἀφυλάκτως καὶ βεβηλώσουσιν αὐτά· 23 καὶ ποιήσουσι φυρμόν, διότι ἡ γῆ πλήρης λαῶν, καὶ ἡ πόλις πλήρης ἀνομίας. 24 καὶ ἀποστρέψω τὸ φρύαγμα τῆς ἰσχύος αὐτῶν, καὶ μιανθήσεται τὰ ἅγια αὐτῶν. 25 ἐξιλασμὸς ἥξει καὶ ζητήσει εἰρήνην, καὶ οὐκ ἔσται. 26 οὐαὶ ἐπὶ οὐαὶ ἔσται, καὶ ἀγγελία ἐπ᾽ ἀγγελίαν ἔσται, καὶ ζητηθήσεται ὅρασις ἐκ προφήτου, καὶ νόμος ἀπολεῖται ἐξ ἱερέως καὶ βουλὴ ἐκ πρεσβυτέρων. 27 ἄρχων ἐνδύσεται ἀφανισμόν, καὶ αἱ χεῖρες τοῦ λαοῦ τῆς γῆς παραλυθήσονται· κατὰ τὰς ὁδοὺς αὐτῶν ποιήσω αὐτοῖς καὶ ἐν τοῖς κρίμασιν αὐτῶν ἐκδικήσω αὐτούς· καὶ γνώσονται ὅτι ἐγὼ κύριος.