Thirrja e Ezekielit
1 Ai më tha: «Bir njeriu, qëndro më këmbë e unë do të flas me ty». 2 Pasi më foli, në mua hyri një shpirt e më ngriti më këmbë, ndërsa unë dëgjoja atë që po më fliste. 3 E më tha: «Bir njeriu, unë po të dërgoj te bijtë e Izraelit, te një komb kryeneçësh që ngritën krye kundër meje. Ata dhe etërit e tyre bënë shkelje kundër meje deri sot. 4 Janë bij fytyrëngrysur e zemërgur ata te të cilët po të dërgoj, por ti do t'u thuash: “Kështu thotë Zoti im, Zoti”, 5 si në të dëgjofshin, si në mos të dëgjofshin, sepse janë fis kryeneç, por do ta marrin vesh se unë jam në mesin e tyre.
6 Ti, bir njeriu, mos ki frikë prej tyre, as prej fjalëve të tyre mos ki frikë, edhe pse do të kesh të bësh me hithra e gjemba e do të banosh me akrepa. Mos ki frikë prej fjalëve të tyre e prej pamjes së tyre mos u tremb, sepse janë fis kryeneç. 7 Ti thuaju fjalët e mia, si në të dëgjofshin, si në mos të dëgjofshin, pasi janë fis kryeneç.
8 Bir njeriu, dëgjo çfarë po të them unë e mos u bëj kryeneç, porsi ky fis kryeneç. Hap gojën e ha çfarë të jap unë». 9 Unë pashë dhe, ja, drejt meje ishte shtrirë një dorë me një rrotull libri. 10 E shpalosi para meje. Ishte shkruar në të dyja anët. Ishin shkruar në të ankime, vajtim e mjerim.
1 Καὶ εἶπεν πρός με Υἱὲ ἀνθρώπου, στῆθι ἐπὶ τοὺς πόδας σου, καὶ λαλήσω πρὸς σέ. 2 καὶ ἦλθεν ἐπ᾽ ἐμὲ πνεῦμα καὶ ἀνέλαβέν με καὶ ἐξῆρέν με καὶ ἔστησέν με ἐπὶ τοὺς πόδας μου, καὶ ἤκουον αὐτοῦ λαλοῦντος πρός με, 3 καὶ εἶπεν πρός με Υἱὲ ἀνθρώπου, ἐξαποστέλλω ἐγώ σε πρὸς τὸν οἶκον τοῦ Ισραηλ τοὺς παραπικραίνοντάς με, οἵτινες παρεπίκρανάν με αὐτοὶ καὶ οἱ πατέρες αὐτῶν ἕως τῆς σήμερον ἡμέρας, 4 καὶ ἐρεῖς πρὸς αὐτούς Τάδε λέγει κύριος 5 Ἐὰν ἄρα ἀκούσωσιν ἢ πτοηθῶσιν — διότι οἶκος παραπικραίνων ἐστίν —, καὶ γνώσονται ὅτι προφήτης εἶ σὺ ἐν μέσῳ αὐτῶν. 6 καὶ σύ, υἱὲ ἀνθρώπου, μὴ φοβηθῇς αὐτοὺς μηδὲ ἐκστῇς ἀπὸ προσώπου αὐτῶν, διότι παροιστρήσουσι καὶ ἐπισυστήσονται ἐπὶ σὲ κύκλῳ, καὶ ἐν μέσῳ σκορπίων σὺ κατοικεῖς· τοὺς λόγους αὐτῶν μὴ φοβηθῇς καὶ ἀπὸ προσώπου αὐτῶν μὴ ἐκστῇς, διότι οἶκος παραπικραίνων ἐστίν. 7 καὶ λαλήσεις τοὺς λόγους μου πρὸς αὐτούς, ἐὰν ἄρα ἀκούσωσιν ἢ πτοηθῶσιν, διότι οἶκος παραπικραίνων ἐστίν. 8 καὶ σύ, υἱὲ ἀνθρώπου, ἄκουε τοῦ λαλοῦντος πρὸς σέ, μὴ γίνου παραπικραίνων καθὼς ὁ οἶκος ὁ παραπικραίνων· χάνε τὸ στόμα σου καὶ φάγε ἃ ἐγὼ δίδωμί σοι. 9 καὶ εἶδον καὶ ἰδοὺ χεὶρ ἐκτεταμένη πρός με, καὶ ἐν αὐτῇ κεφαλὶς βιβλίου· 10 καὶ ἀνείλησεν αὐτὴν ἐνώπιον ἐμοῦ, καὶ ἐν αὐτῇ γεγραμμένα ἦν τὰ ὄπισθεν καὶ τὰ ἔμπροσθεν, καὶ ἐγέγραπτο εἰς αὐτὴν θρῆνος καὶ μέλος καὶ οὐαί.