Bindja ndaj pushteteve
1 Çdo njeri t'u nënshtrohet pushteteve që ka mbi vete. Sepse nuk ka pushtet që nuk është nga Perëndia. Të gjitha pushtetet janë caktuar nga Perëndia. 2 Pra, kush kundërshton pushtetin, i kundërvihet Perëndisë që e ka caktuar atë. Ata që e kundërshtojnë, i pret gjykimi. 3 Nuk ka pse ta ketë frikë eprorin ai që bën të mirën, por ai që bën të keqen. A dëshiron të mos kesh frikë nga pushteti? Bëj të mirën dhe do të marrësh lavdërime prej tij. 4 Sepse ai është shërbëtor i Perëndisë për të mirën.
Por nëse ti bën të keqen, duhet të kesh frikë, se ai nuk e mban më kot shpatën. Ai është shërbëtor i Perëndisë dhe hakmerret e ndëshkon keqbërësit. 5 Kështu duhet të nënshtroheni jo vetëm për shkak të ndëshkimit, por edhe për shkak të ndërgjegjes.
6 Prandaj i paguani edhe taksat, sepse pushtetet që merren me këtë punë janë shërbëtorë të Perëndisë. 7 Jepuni të gjithëve çfarë u takon: taksën atij që i takon taksa, taksën e doganës atij që i takon taksa e doganës, frikën atij që i takon t'i frikësoheni, nderimin atij që i takon nderimi.
Dashuria vëllazërore
8 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin. 9 Urdhërimet: mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh , mos lakmo, dhe urdhërimet e tjera përmblidhen në këtë fjalë: duaje të afërtin si veten. 10 Kush e do të afërtin, nuk i bën keq. Prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.
Afrimi i ditës së Krishtit
11 Bëjeni këtë, sepse ju e dini se në ç'kohëra jetojmë. Tashmë ka ardhur ora për t'u zgjuar nga gjumi. Shpëtimi ynë është më afër tani sesa kur besuam. 12 Nata kaloi e dita po afron. Prandaj të hedhim tej veprat e errësirës e të ngjeshim armët e dritës. 13 Të jetojmë me ndershmëri si ditën, jo në shthurje e dehje, jo në kurvëri e fëlligështi, jo në grindje e smirë. 14 Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos u përpiqni të kënaqni epshet e dobësisë njerëzore.
1 Çdo shpirt le t’i unjë kryetë pushtetevet të larta, sepse s’ka pushtet prej vetiu , veç prej Perëndisë; edhe ato [pushtetetë] që janë, jan’ urdhëruarë nga Perëndia.
2 Përandaj ay që i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë, do të marrënë gjykim mbë vetëhet të tyre.
3 Sepse urdhërtarëtë nukë janë frik’ e punëvet mira, po të ligavet. Do pra të mos keç frikë pushtetinë? Bëj të mirënë, edhe do të keç lavduratë nga ay.
4 Sepse urdhërtari është shërbëtori i Perëndisë të ti për të mirënë. Po ndë bëfsh të ligënë, kij frikë; sepse nuk e mban kot thikënë, sepse është shërbëtori i Perëndisë, që merr shpagim për të bërë zemëratë kundrë ati që punon të ligënë.
5 Përandaj është nevojë të unjç kryetë, jo vetëmë për zemëratënë, po edhe për ndërgjegjëjenë.
6 Sepse përandaj paguani edhe pagesa, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për të shikuarë këtë punë.
7 U lani pra të gjithëve detyratë; ati që është për pagesë, pagesënë; ati që është për të pasurë frikë, frikënë; ati që është për të pasur nderë, nderinë.
8 Asndonjërit mos i kini detyrë asgjë, veç të doni njëri tiatrinë; sepse ay që do tiatrinë, ka mbushurë nominë.
9 Sepse këjo: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Mos dëshëronjç“, edhe çdo tiatërë porosi ndë qoft që të jetë, shkurtonetë ndë këtë fialë, domethënë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.”
10 Dashuria nuk’ i bën keq të afërmit; dashuria pra është të mbushurit’ e nomit.
11 Edhe këtë më fort , tuke diturë kohënë, se ndashti është ora për të squarë nga gjumi; sepse ndashti është afërë shpëtimi ynë, se atëhere kur besuamë.
12 Nata u thye, e dita u afrua; le të hethmë pra teje punët’ e errësirësë, le të veshmë armët’ e dritësë.
13 Let’ ecëjmë hieshim si ditënë; jo ndër lodrëtia e ndër të dejtura, jo ndër shtratëra kurvërie e ndër ndyrësira, jo ndë qarta e ndë cmir;
14 Po vishni Zotinë Jisu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë që t’i bëni dëshërimetë.