Fëmijët dhe prindërit
1 Ju fëmijë, bindjuni prindërve tuaj për hir të Zotit, sepse kjo është e drejtë. 2 Ndero atin tënd e nënën tënde, ky është urdhërimi i parë që shoqërohet me premtim: 3 që të jesh mirë e të jetosh gjatë mbi dhe.
4 Dhe ju, etër, mos i zemëroni fëmijët tuaj, por rritini me disiplinën e me këshillat e Zotit.
Skllevërit dhe zotërinjtë
5 Ju shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj tokësorë me nderim e frikë dhe me zemër të sinqertë, sikurse Krishtit, 6 jo sa për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, që bëjnë vullnetin e Perëndisë me gjithë shpirt. 7 Shërbeni me dashamirësi si t'i shërbenit Zotit e jo njerëzve, 8 duke e ditur se ai që bën mirë, qoftë skllav a i lirë, do të marrë shpërblimin prej Zotit.
9 Edhe ju, zotërinj, silluni po ashtu me ta e hiqni dorë nga kërcënimet, duke e ditur se edhe ju, edhe skllevërit tuaj, keni të njëjtin Zot në qiej, i cili nuk mban anën e askujt.
Lufta kundër së keqes
10 Së fundi , forcohuni nga Zoti dhe nga fuqia e pushtetit të tij. 11 Ngjishni gjithë armët e Perëndisë, që të mund të qëndroni të fortë kundër dredhive të djallit. 12 Sepse ne nuk luftojmë kundër njerëzve prej mishi e gjaku, por kundër parive, kundër pushteteve, kundër sunduesve të kësaj bote të errët, kundër shpirtrave të këqij në vendet qiellore. 13 Prandaj merrni gjithë armët e Perëndisë, që të mund t'i bëni ballë ditës së ligë e të qëndroni të fortë pasi të keni luftuar deri në fund.
14 Qëndroni, pra, të fortë, me ijët ngjeshur me të vërtetën e vishni drejtësinë si parzmore. 15 Mbathni këmbët me gatishmërinë për të predikuar ungjillin e paqes. 16 Mbani gjithmonë në dorë besimin si mburojë, me të cilin do të mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. 17 Mbani shpëtimin si përkrenare dhe shpatën e Shpirtit që është fjala e Perëndisë.
18 Lutuni në çdo kohë dhe drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë, të udhëhequr nga Shpirti. Prandaj rrini zgjuar e këmbëngulni në lutjet tuaja për të gjithë të shenjtët. 19 Lutuni edhe për mua, që Perëndia të më japë fjalët e duhura kur të hap gojën për të predikuar me guxim të fshehtën e ungjillit. 20 Unë jam i dërguar për të predikuar këtë ungjill edhe tani që jam i lidhur në pranga. Lutuni që ta shpall atë me guximin e duhur.
Përshëndetjet e fundit
21 Tikiku, vëllai ynë i dashur e shërbëtori besnik në veprën e Zotit, do t'ju tregojë gjithçka për mua, që ta merrni vesh sesi jam e çfarë po bëj. 22 Po e dërgoj te ju, që të dini sesi jemi e që t'u japë ngushëllim zemrave tuaja.
23 Perëndia Atë dhe Zoti Jezu Krisht u dhënçin të gjithë vëllezërve paqe, dashuri e besim.
24 Hiri qoftë me të gjithë ata që e duan Zotin tonë Jezu Krisht me dashuri të pavdekshme!
1 Ju dielmtë, i dëgjoni përindvet tuaj mbë Zotinë; sepse këjo ësht’e udhësë.
2 “Ndero tët atë e tët ëmë,” e cila është porosi e parë me të zotuarë.
3 “Që të të bënetë mirë tyj, edhe të jesh jetëgjatë mbi dhet”.
4 Edhe ju atëritë, mos zemëroni dielmtë tuaj, po i ushqeni me mësim e me këshillë të Zotit.
5 Ju shërbërorëtë, u dëgjoni zotërinjvet tuaj pas mishit me frikë e me të dridhurë, me zemrënë tuaj të miturënë, posi Krishtit;
6 Jo të punoni për faqe, si asish që u pëlqenjënë njerëzet, po si shërbëtorët’ e Krishtit, tuke bërë dashurimin’ e Perëndisë me gjithë shpirt,
7 Tuke i punuarë me zemërë të mirë Zotit, e jo njerëzet;
8 Tuke diturë, se atë të mirë që të bënjë gjithësecili, këtë ka për të marrë prej Zotit, a shërbëtuar qndë qoftë , a i lirë.
9 Edhe ju zotërinjtë, po ashtu bëni tek ata, e sbtirnia të frikësuarëtë; tuke diturë, se edhe ju vetë keni Zot ndë qiejet, edhe tek ay s’ka të mbajtur’ anë.
10 Pra, o vëllezërit’ e mi, forcohi mbë Zotinë edhe ndë pushtet të fuqis’ ati;
11 Vishni gjith’ armët’ e Perëndisë, që të muntni t’u qëndroni kundrë mieshtërivet djallit;
12 Sepse neve nukë kemi luftë kundrë gjaku e mishi, po kundrë urdhëravet, kundrë pushtetevet, kundrë urdhëratësavet botësë të errësirësë kësaj jete, kundrë frymavet liga ndë qielloret.
13 Përandaj merrni me vetëhe gjith’ armët’ e Perëndisë, që të muntni të qëndroni kundrë ndë ditët të keqe, edhe si të keni bërë gati të gjitha, të qëndroni mbë këmbë .
14 Qëndroni mbë këmbë pra ngjeshurë mezinë tuaj me të vërtetënë, edhe veshurë thurakun’ e drejtërisë,
15 Edhe mbathurë këmbëtë të jeni gati për ungjillin’ e paqtimit.
16 Edhe përmbi të gjitha, merrni me vetëhe mburonjën’ e besësë, me të cilënë do të muntni të shuani gjithë shëgjetat’ e ndezura të ligut.
17 Edhe merrni përkrenoren’ e shpëtimit, edhe thikën’ e Frymësë, që është fiala e Perëndisë;
18 Tuke falurë ndë Frymë mbë çdo kohë me çdo farë të faluri e të luturi, edhe gjithënjë kështu të rrini squarë me çdo farë durimi e të luturi për gjithë shënjtorëtë.
19 Edhe për mua, që të më epetë fialë të hap gojënë time, që ta bënj të njihetë për faqe fshehësira e ungjillit,
20 Për të cilënë unë jam lajmës ndë vargje hekurash, që të flas me sy hapurë për atë, sikundrë gjan.
21 Po që të dini edhe ju të miatë, ç’bënj, të gjitha do t’ua dëftenjë juve Tyqiku, vëllaj i dashurë, edhe shërbëtuar besëtar mbë Zotinë;
22 Të cilin’ e dërgova te ju për këtë punë, që të merrni vesh për punëratë tona, edhe të ngushullonjë zemratë tuaja.
23 Paqtim qoftë mbë vëllezëritë, edhe dashuri me besë nga Perëndia, Ati, edhe nga Zoti Jisu Krisht.
24 Hirë qoftë bashkë me gjith’ ata që duanë Zotinë tënë Jisu Krishtinë me paprishëje. Amin.