Jezui më i madh se Moisiu
1 Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjesëtarë të thirrjes qiellore, vështroni me kujdes Jezuin, të dërguarin e Perëndisë dhe kryepriftin e besimit që shpallim. 2 Ai ishte besnik ndaj atij që e bëri kryeprift, ashtu siç ishte edhe Moisiu në tërë shtëpinë e Perëndisë. 3 Por Jezui u çmua i denjë për lavdi më të madhe se Moisiu, sepse ai që ndërton shtëpinë nderohet më shumë se vetë shtëpia. 4 Çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, ndërsa ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.
5 Moisiu ishte besnik në tërë shtëpinë e Perëndisë, por si shërbëtor dhe për të dëshmuar gjithçka që do t'i thoshte Perëndia. 6 Ndërsa Krishti është si biri në shtëpinë e vet, shtëpi e cila jemi ne, nëse ruajmë guximin dhe shpresën me të cilën mburremi.
Mos i ngurtësoni zemrat
7 Sikurse thotë Shpirti i shenjtë:
sot, nëse e dëgjoni zërin e tij,
8 mos i ngurtësoni zemrat tuaja
si në ditën e rebelimit
gjatë tundimit në shkretëtirë,
9 ku etërit tuaj më tunduan
e më vunë në provë,
ndonëse i kishin parë veprat e mia
10 për dyzet vjet.
Prandaj unë u zemërova
me atë brezni e thashë:
gjithmonë mashtrohet zemra e tyre
dhe ata nuk i njohën udhët e mia.
11 Dhe u përbetova në zemërimin tim kështu:
nuk kanë për të hyrë në prehjen time.
12 Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjëri prej jush ka zemër të ligë e mosbesuese dhe kështu largohet nga Perëndia i gjallë. 13 Por nxitni njëri-tjetrin çdo ditë për sa kohë të jetë «sot», që të mos ngurtësohet ndonjë prej jush nga mashtrimi i mëkatit. 14 Ne bëhemi pjesëtarë të Krishtit vetëm nëse e ruajmë të sigurt deri në fund besimin dhe bindjen e fillimit. 15 Thuhet qartë:
sot, nëse e dëgjoni zërin e tij,
mos i ngurtësoni zemrat tuaja
si në ditën kur ngritët krye.
16 Kush ishin ata që dëgjuan dhe u rebeluan? A nuk ishin të gjithë ata që dolën nga Egjipti me Moisiun? 17 Kush ishin ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A nuk ishin ata që mëkatuan dhe lanë kockat nëpër shkretëtirë? 18 Për cilët u betua se nuk do të hyjnë në prehjen e tij? A nuk u betua për ata që nuk u bindën? 19 Shohim se ata nuk mundën të hynin për shkak të mosbesimit.
1 Andaj, o vëllezër shënjtorë, piesëtarët’ e aë thërriturësë qiellore, vështroni apostolin’ edhe kryepriftin’ e rrëfyerjësë tonë, Jisu Krishtinë;
2 I cili është besëtar tek ay që e bëri, sikundrë edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati.
3 Sepse kyj u lavdua kaqë më tepërë se Mojsiu, sa është më i nderëshim se shtëpia ay që e ka ndërtuarë.
4 Sepse çdo shtëpi ndërtonetë prej ndonjërit; edhe ay që ka ndërtuarë të gjitha është Perëndia.
5 Edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuar, për martiri t’atyre punrëravet që do të fliteshinë;
6 Po Krishti, si bir ndë shtëpi të ti; shtëpia e ati jemi neve, ndë mbajçim shtrënguarë kuximin’ edhe të mburrurit’ e shpëresësë gjer ndë funt.
7 Përandaj, (sikundrë thotë Frym’ e Shëjtëruarë: “Sot ndë dëgjofshi zën’ e ati,
8 Mos ashpëroni zemratë tuaja posi ndë pikëllimt t’asaj ditësë të gëciturit ndë shkretërirët;
9 Atie ku atëritë tuaj më nganë, më provuanë, edhe panë punërat’ e mia, dyzet vjet.
10 Përandaj u zemëruashë me atë bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërë të tyre ; edhe ata s’njohnë udhët’ e mia. B
11 Përandaj bëra be ndë zemëratët time: Nukë do të hynjënë ndë të prëjturit tim”.)
12 Vështroni, o vëllezër, që të mos ketë ndonjë prej jush zemërë të ligë pabesërie, që të ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë;
13 Po mësoni njëri jatërinë përditë, gjersa qjuhetë dita “sot”; që të mos ashpëronetë ndonjë prej jush me gënjimin e fajit.
14 Sepse jemi bërë piesëtarët’ e Krishtit, ndë mbajçim shtrënguarë të nisurit’ e shpëresësë gjer ndë funt;
15 Kur thuhetë: “Sot, ndë ndëgjofshi zërin’ e ati, mos ashpëroni zemratë tuaja, si ndë pikëllimt.”
16 Sepse ca vetë , kur dëgjuanë, e pikëlluanë atë ; po jo gjith’ ata që duallë nga Egjypti me anë të Mojsiut.
17 Edhe më cilët’ u zemërua dyzet vjet, a jo me ata që fëjyenë, të cilëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretëtirët? Edhe për cilëtë bëri be të mos hynjënë ndë të prëjturit të ti, veç për ata që s’bindeshinë?
19 Edhe shohëmnë se nukë muntnë të hynjënë prej pabesërisë.