Nëpërmjet Birit
1 Në të shkuarën, Perëndia u ka folur etërve tanë shpeshherë dhe në mënyra të ndryshme nëpërmjet profetëve, 2 ndërsa këto kohët e fundit na foli nëpërmjet Birit. Nëpërmjet tij Perëndia ka krijuar gjithësinë dhe atë e ka caktuar trashëgimtar të gjithçkaje. 3 Biri është shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë, shprehja e plotë e qenies së tij dhe ai që mban gjithçka me fuqinë e fjalës së tij.
Pasi na pastroi nga mëkatet, ai u ul në qiell në të djathtë të Perëndisë së madhërishëm. 4 Ai u bë më i madh se engjëjt, aq sa ç'ishte më madhështor emri që trashëgoi nga Perëndia.
Biri më lart se engjëjt
5 Dhe vërtet, Perëndia nuk i ka thënë kurrë ndonjë engjëlli:
ti je Biri im,
të kam lindur sot.
As nuk ka thënë për ndonjërin:
unë do të jem për të Atë
e ai do të jetë për mua Bir.
6 Kur Perëndia do të dërgonte në botë Birin e tij të parëlindur, tha:
le ta adhurojnë
të gjithë engjëjt e Perëndisë.
7 Ndërsa për engjëjt tha:
Perëndia i bën engjëjt e tij
si era
dhe shërbyesit e tij
si flaka e zjarrit.
8 Për Birin ka thënë:
froni yt, o Perëndi,
mbetet në shekuj të shekujve
dhe skeptri i drejtësisë
është skeptri i mbretërisë sate.
9 E ke dashur drejtësinë
dhe e ke urryer paudhësinë.
Prandaj, Perëndia yt, o Perëndi,
të vajosi mes shokëve të tu,
me vajin e gëzimit.
10 Ka thënë edhe:
ti, o Zot,
në fillim e themelove tokën
dhe vepër e duarve të tua
janë qiejt.
11 Ata do të zhduken,
ndërsa ti do të mbetesh.
Të gjithë do të vjetrohen si rrobë.
12 Do t'i mbështjellësh si petk
e do t'i ndërrosh si rrobë,
ndërsa ti do të mbetesh po ai
dhe vitet e tua nuk do të perëndojnë.
13 Perëndia nuk i tha kurrë ndonjë engjëlli:
ulu në të djathtën time,
derisa t'i vë armiqtë e tu
si shtrojë të këmbëve të tua.
14 A nuk janë, pra, të gjithë engjëjt shpirtra shërbestarë që Perëndia i ka dërguar për t'u shërbyer atyre që do të trashëgojnë shpëtimin?
1 Perëndia si u foli që herë moti atëravet tënë me anë të profitëvet shumë herësh edhe shumë mëndyrësh, na foli edhe neve mbë këto dit të pastajme me anë të Birit,
2 Të cilin’ e bëri trashëgimtarin’ e të gjithave, që me anë t’ ati bëri edhe jetët,
3 I cili, tuke qënë ndriçimi lavdisë edhe karaktiri i së qënësë ati, edhe tuke mbajturë të gjitha me fialën’ e fuqisë ti, si qëroj fajetë tëna prej vetëhesë ti, ndënji mbë të diathtët të madhërisë ndë vënde të larta;
4 Edhe u bë kaqë më i mirë se ëngjëjtë, sa ka trashëguarë një emërë më të çquarë snga ata.
5 Sepse cilit prej ëngjejet i tha ndonjëherë: “Ti je biri im; unë të kam pjellë sot?” Edhe përsëri: “Unë do t’i jem ati atë, edhe ay do të më jetë birë?”.
6 Edhe përsëri, kur të këllasë të paralindurinë ndë botët, thotë: “Edhe le të lusnjën’ atë gjith’ ëngjëjt’ e Perëndisë.”
7 Edhe për ëngjëjt thotë: ”Ay që bën ëngjëjt’ e ti fryma, edhe punëtorët’ e ti flakë ziarri.”
8 Po për të birinë: “Froni yt, o Perëndi, është ndë jetë të jetësë: shkop drejtërie është shkopi mbëretërisë sate.
9 Deshe drejtërinë e more mëri paudhërinë; përandaj të leu Perëndia, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepërë se piesëtarët’ e tu.”
10 Edhe: “Ti, o Zot, që herën e parë themelose dhenë, edhe qiejetë janë punërat’ e duarve tua.
11 Ata do të prishenë, po ti mbete; edhe të gjithë do të vietëronenë si rrobë,
12 Edhe posi të veshurë do t’i pshtiellç ata, edhe do të ndërronenë; po ti je vetë ay, edhe viet’ e tu nukë do të shterenë.”.
13 Edhe cilit prej ëngjëjvet i tha ndonjë herë: “Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënë këmbëjen’ e këmbëvet të tua.”
14 Nukë janë të gjithë fryma punëtore, që dërgonenë për punë, për ata që kanë për të trashëguarë shpëtiminë?