Një mijë vjetët
1 Pastaj pashë një engjëll që zbriste nga qielli. Ai kishte çelësin e humnerës dhe në dorë mbante një zinxhir të madh. 2 Ai e kapi dragoin, gjarprin e lashtë, që është Djalli dhe Satani dhe e lidhi për një mijë vjet. 3 E hodhi në humnerë, e mbylli dhe e vulosi, që të mos mashtronte më kombet, derisa të mbusheshin një mijë vjet. Më pas duhej të zgjidhej edhe për pak kohë.
4 Pastaj pashë disa frone. Atyre që u ulën mbi to iu dha pushteti të gjykojnë. Pashë edhe shpirtrat e atyre që ishin therur për dëshminë e Jezuit dhe për fjalën e Perëndisë që nuk e kishin adhuruar bishën e as shëmbëlltyrën e saj dhe nuk e kishin marrë damkën në ballë e në dorë. Ata u kthyen në jetë dhe mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
5 Të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë, derisa u mbushën një mijë vjet. Kjo është ngjallja e parë. 6 I lum dhe i shenjtë është ai që merr pjesë në ngjalljen e parë. Mbi ta nuk do të ketë pushtet vdekja e dytë, por do të jenë priftërinj të Perëndisë e të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të për një mijë vjet.
Mposhtja e Satanit
7 Kur të mbushen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu 8 e do të dalë të mashtrojë kombet në të katër qoshet e tokës, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë për luftë. Numri i tyre do të jetë sa rëra e detit. 9 Ata u përhapën anekënd tokës dhe rrethuan fushimin e të shenjtëve dhe qytetin e dashur, por nga qielli zbriti flakë e i përpiu. 10 Atëherë djallin që i kishte mashtruar, e hodhën në liqenin e zjarrtë të squfurit, ku ishin edhe bisha me profetin e rremë. Atje do të mundohen ditë e natë, në shekuj të shekujve.
Gjykimi para fronit
11 Pastaj pashë një fron të madh, të bardhë dhe atë që rrinte ulur në të, para syve të të cilit ishin zhdukur toka dhe qielli e nuk shiheshin më. 12 Pashë edhe të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që qëndronin para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër, libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas veprave të tyre që ishin shkruar në libra.
13 Deti i ktheu të vdekurit që mbante. Po ashtu edhe vdekja e skëterra i kthyen të vdekurit që kishin. Secili u gjykua sipas veprave. 14 Pastaj vdekja e skëterra u hodhën në liqenin e zjarrit. Liqeni i zjarrit është vdekja e dytë. 15 Kush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u hodh në liqenin e zjarrit.
1 Edhe pashë një ëngjëll tuke sbriturë nga qielli, që kishte qjyçin’ e avyssësë, edhe një vark të math ndë dorë të tij.
2 Edhe zuri dranguanë, gjarpërin’ e moçëm, i cili është Dialli edhe Satanaj; edhe e lidhi atë një milë viet.
3 Edhe e hodhi ndë avyssët, edhe e mbylli, edhe vuri vulë siprë ati, që të mos kubonjë më kombetë, gjersa të mbaronenë të një milë viet; edhe paskëtaj duhetë të sgidhetë pak kohë.
4 Edhe pashë frone; edhe ndenjnë mb’ ata, edhe u dha atyreve gjyqe; edhe pashë shpirtërat’ e atyreve që ishinë vrarë për martirin’ e Jisujt, edhe për fialën’ e Perëndisë, edhe ata që nuk’ iu falnë bishësë, as ikonës’ asaj; edhe nukë muarnë shenjë ndë ball të tyre edhe ndë dorë të tyre; edhe rruan’ e mbëretëruanë bashkë me Krishtinë ato një milë viet.
5 Edhe të vdekurit’ e tierë nuk’ u ngjallnë, gjersa të mbushenë të një milë viet; këta është të ngjallurit’ e parë.
6 I lumur’ edhe shënjt ësht’ay që ka piesë ndë të ngjallurit të parë; vdekëj’ e dytë s’ka pushtet mbi këta, po do të jenë priftërit’ e Perëndisë, edhe të Krishtit, edhe do të mbëretëronjënë bashkë me atë një milë viet.
7 Edhe kur të mbaronenë të një milë viet, do të sgjidhetë Satanaj nga burgu i ti.
8 Edhe do të dalë të kubonjë kombetë që gjëndenë mbë të katrë anët’ e dheut, Gogun’ e Magogunë, që t’i mbëledhë ata mbë luftë, të cilëvet numëri është posi rër’ e detit.
9 Edhe hipnë mbë të gjërët’ të dheut, edhe qerthëlluan’ ushtërin’ e shënjtorëvet, edhe qyteteja e dashurë; edhe sbriti ziarr prej qiellit nga Perëndia, edhe i hëngri.
10 Edhe dialli ay që kubonte ata, u hoth ndë lëqer të ziarrit e të squfurit; atie ku është bisha edhe profiti gënjeshtar; edhe do të mundonenë nat’ e ditë, ndë jetët të jetëvet.
11 Edhe pashë një fron të bardhë e të math, edhe atë që rrinte mb’ atë, prej faqes’ ati iku dheu edhe qielli; edhe nuk’ u gjënt vënt për ata.
12 Edhe pashë të vdekuritë, të vogjël’ e të mëdhenj, ndenjurë përpara Perëndisë, edhe vivliat’ u hapnë; edhe u hap një vivli tietërë, e cila ësht’ e jetësë; edhe u gjukuanë të vdekuritë nga ato që ishinë shkruarë ndë vivliat, pas punëravet tyre.
13 Edhe deti dha të vdekuritë që kishte përbrënda, edhe mortëja edhe hadhi dhanë të vdekuritë që patnë përbrënda atyreve; edhe u gjukuanë gjithësecili pas punëravet tyre.
14 Edhe mortëja edhe hadhi u hothnë ndë lëqer të ziarrit; këjo është vdekëj’ e dytë.
15 Edhe ay që s’u gjënt shkruarë ndë vivli të jetësë, u hoth ndë lëqer të ziarrit.