Nga vdekja në jetë
1 Edhe ju ishit të vdekur për shkak të paudhësive e mëkateve tuaja, 2 në të cilat jetonit dikur sipas mënyrës së kësaj bote, duke iu nënshtruar prijësit që sundon mes qiellit e tokës, shpirtit që tani vepron te bijtë e mosbindjes. 3 Edhe ne dikur jetonim si ata, jepeshim pas epsheve të trupit, bënim çfarë dëshironte trupi e mendja jonë dhe dobësia jonë njerëzore na kishte bërë prej natyre bij të zemërimit njëlloj si të tjerët.
4 Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, 5 na dha jetë bashkë me Krishtin, ndonëse ishim të vdekur në paudhësitë tona. Ju jeni shpëtuar me anë të hirit. 6 Perëndia na ngjalli me Jezu Krishtin e na uli bashkë me të në vendet qiellore. 7 Kështu, nga mirësia që tregoi për ne përmes Krishtit Jezu, ai shpalosi për epokat e ardhshme pasurinë e pamasë të hirit të tij. 8 Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit e kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia. 9 Ju nuk u shpëtuat prej veprave tuaja, kështu që askush të mos mburret. 10 Ne jemi vepër e Perëndisë, të krijuar përmes Krishtit Jezu për të bërë vepra të mira, të cilat Perëndia i parapërgatiti, që ne t'i vëmë në jetë.
Të bashkuar me Krishtin
11 Prandaj kujtohuni se ju dikur keni qenë kombe që jetonit në dobësinë e mishit e jeni quajtur të parrethprerë nga judenjtë që quhen të rrethprerë. Ata janë rrethprerë në mish nga dora e njeriut. 12 Në atë kohë, ju ishit pa Krishtin, nuk i përkisnit popullit të Izraelit, ishit të huaj për besëlidhjet e premtimit dhe nuk kishit shpresë e as Perëndi në këtë botë. 13 Por tani përmes Krishtit Jezu, ju që dikur ishit larg nga Perëndia, iu afruat atij me anë të gjakut të Krishtit.
14 Krishti është paqja jonë, është ai që nga kombet e nga judenjtë bëri një popull të vetëm dhe që në trupin e tij shembi murin që i ndante e që i bënte armiq. 15 Ai e shfuqizoi ligjin e urdhërimeve dhe të rregullave, që t'i bashkonte me veten kombet dhe judenjtë e t'i bënte një njeri të ri, duke sjellë kështu paqen mes tyre. 16 Pasi shkatërroi armiqësinë mes tyre me anë të kryqit të tij, Krishti i bashkoi ata në një trup të vetëm e i pajtoi me Perëndinë. 17 Ai erdhi e u predikoi ungjillin e paqes si juve që ishit larg Perëndisë, ashtu edhe atyre që ishin afër tij. 18 Sepse, përmes Krishtit, si ju kombet, ashtu edhe ne judenjtë, mund të shkojmë tek Ati, me anë të të vetmit Shpirt.
19 Prandaj ju nuk jeni më të huaj e bujtës, por jeni bashkëqytetarë me të shenjtët dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë. 20 Ju jeni pjesë e ndërtesës që ka si themel apostujt e profetët dhe si gur të qoshes vetë Krishtin Jezu. 21 Në të e gjithë ndërtesa lidhet mirë e rritet për t'u bërë një tempull i shenjtë për Zotin. 22 Përmes tij edhe ju bashkë me të tjerët po ndërtoheni për t'u bërë ndërtesa ku Perëndia banon përmes Shpirtit.
1 Edhe u dha jetë juve, që ishitë të vdekurë për kapërximin’e porosiavet e për fajet.
2 Mbë të cilat ecët njëherë, pas jetësë kësaj bote, pas urdhërtarit pushtetit erësë, asaj frymësë që vepëron sot te të bijt’ e të së pabindurësë.
3 Ndër ata edhe neve të gjith’ u përziem njëherë pas dëshërimevet mishit tënë, tuke bërë dashurimin’ e mishit edhe mendimevet; edhe ishim nga fisi dielmt’ e zemëratësë, sikundrë edhe të tierëtë.
S 4 Po Perëndia që ësht’ i pasurë ndë përdëllim, për dashurin’ e ti të shumënë që na deshi,
S 5 Edhe tuke qenë neve të vdekurë për fajetë, na dha jetë bashkë me Krishtinë; (me hirë jeni shpëtuarë).
S 6 Edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuri të rrimë bashkë ndë qielloret me anë të Jisu Krishtit;
S 7 Që të dëftenjë ndë jetët që vinjënë pasëjen’ e tepërë të hirit ti me të mirë të neve me anë të Jisu Krishtit.
S 8 Sepse me hirë jeni shpëtuarë me anë të besësë; edhe këjo nuk’ është prej jush, po është dhurata e Perëndisë;
S 9 Jo prej punërash, që të mos mburretë ndonjë.
10 Sepse jemi kriesa e ati, kriuarë mbë Jisu Krishtinë për punë të mira, të cilat’ i bëri gati Perëndia që përpara, që të ecëmë pas atyreve.
11 Përandaj kineni ndër mënt, se ju që ishitë njëherë gjëndarë pas mishit, që thuhenë të parrethprerë prej atyre që thuhenë të rrethprerë bërë me dorë ndë misht,
12 Se ishitë nd’ atë kohë pa Krisht, ndarë veç nga qytetëria e Israilit, edhe të huajë nga dhiatat’ e të zotuarësë, pa pasurë shpëresë, edhe të paperëndi ndë botët;
13 Po ndashti me anë të Jisu Krishtit, ju që ishitë njëherë lark, jeni afëruarë me anë të gjakut Krishtit.
14 Sepse ay është paqtimi ynë, që bëri të dyjatë një, edhe rrëzoj murin’ e mesëm të mbuluarit,
15 Kur prishi arëmiqësinë ndë mish të ti, do me thënë nomin’ e porosivet që ishinë ndë urdhëra, që të ndërtonjë ndë vetëhet të ti të dyja mbë një njeri të ri, tuke bërë paqtim;
16 Edhe të paqtonjë me Perëndinë të dy mbë një trup me anë të kryqit, passi vrau arëmiqësinë nd’ atë.
17 Edhe erdhi e ungjillëzoj paqtim mbë ju që ishitë lark, edhe mb’ ata që ishin ’ afërë;
18 Sepse me anë t’ati të dy kemi të hyrëtë tek Ati prej një Fryme.
19 Përandaj s’jeni më të huajë e të përjashtëm, po qytetarët e shënjtorëvet, e shtëpiarët’ e Perëndisë;
20 Ndërtuaë mbi themelin’ e apostojvet e të profitërvet, që është gur i cepit vetë Jisu Krishti;
21 Mb’ atë gjithë ndërtesa përmbëledhurë bashkë rritetë ndë tempullë të shënjtëruarë mbë Zotinë;
22 Mb’ atë edhe ju jeni ndërtuarë bashkë që të rrijë Perëndia me anë të Frymësë.