Shpëtimi i madh
1 Prandaj duhet të tregojmë më shumë kujdes për gjërat që kemi dëgjuar, që të mos dalim nga udha. 2 Nëse fjala që u tha nëpërmjet engjëjve, u vërtetua dhe çdo shkelje e mosbindje ndaj saj mori ndëshkimin e drejtë, 3 si do të shpëtojmë po të lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Këtë shpëtim në fillim e shpalli Zoti dhe më pas na e vërtetuan ata që e dëgjuan. 4 Për të dëshmoi edhe vetë Perëndia me anë shenjash e mrekullish dhe me dhuratat e Shpirtit të shenjtë, të ndara sipas vullnetit të tij.
Prijësi drejt shpëtimit
5 Perëndia nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën e ardhshme për të cilën po flasim. 6 Diku dëshmohet:
ç'është njeriu,
që të kujtohesh për të?
Ç'është biri i njeriut,
që të kujdesesh për të?
7 Për pak kohë
e bëre më të vogël se engjëjt
dhe e kurorëzove me lavdi
e me nder .
8 Gjithçka e nënshtrove nën këmbët e tij.
Kur i nënshtroi gjithçka, nuk la asgjë pa i nënshtruar. Por tani ne ende nuk e shohim që gjithçka i është nënshtruar atij. 9 Jezuin, që për pak kohë u bë më i vogël se engjëjt, tani e shohim të kurorëzuar me lavdi e me nder për shkak të vdekjes së tij. Kështu, me hirin e Perëndisë, ai provoi vdekjen për të gjithë njerëzit.
10 Perëndia, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha gjërat, çoi shumë bij drejt lavdisë. Ai, pra, duhej ta bënte të përsosur kreun e shpëtimit të tyre nëpërmjet vuajtjeve. 11 Meqenëse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë nga i njëjti Atë, Jezuit nuk i vjen turp t'i quajë vëllezër 12 kur thotë:
emrin tënd
do t'ua tregoj vëllezërve të mi
e do të thur himne për ty
në mes të kishës.
13 Thotë edhe:
unë do të kem besim tek ai,
si dhe:
ja unë dhe bijtë që më dha Perëndia.
14 Meqenëse bijtë janë njerëz prej gjaku e mishi, atëherë Jezui mori të njëjtin trup njerëzor si ata, që nëpërmjet vdekjes të shkatërronte atë që kishte pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, 15 dhe të çlironte të gjithë ata që, nga frika e vdekjes, i ishin nënshtruar për gjithë jetën skllavërisë.
16 Duket qartë se ai nuk u vjen në ndihmë engjëjve, por pasardhësve të Abrahamit. 17 Prandaj, ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të bëhej i mëshirshëm dhe kryeprift besnik në shërbim të Perëndisë dhe kështu të shlyente mëkatet e popullit. 18 Meqenëse edhe ai vetë vuajti e u tundua, mund të ndihmojë edhe ata që tundohen.
1 Përandaj na duhetë të vëmë vesh më tepërë për ato që dëgjuam, që të mos shkasëmë ndonjë herë.
2 Sepse ndë qoftë se ajo fiala që u fol me anë të ëngjëjet dolli e vërtetë, edhe çdo të shkelurë porosie e padëgjuarëje mori pag me udhë,
3 Qysh do të shpëtojmë neve, ndë purtofshim për këtë farë shpëtim të math? Që zuri të flitetë prej Zotit, e vërtetua ndër nga ata që e dëgjuanë;
4 Po edhe Perëndia martiriste bashkë me shenje e me çudia, e me çdo farë fuqiash, e me të ndara dhurëtiash të Frymësë Shënjtëruarë, pas dashurimit ti.
5 Sepse nuk’ e vuri ndënë këmbë të ëngjëjvet botënë që vien, për të cilënë po flasëmë.
6 Edhe dikush martirisi mbë një vënt, e tha: Ç’është njeriu, që t’e kujtonjç? A i bir’ i njeriut që t’e vështronjç?
7 E bëre pak gjë më të poshtrë nga ëngjëjtë; me lavdi e me nderë e kurorëzove, edhe e vure përmbi punërat të duarvet tua.
8 Të gjitha ia vure përposh këmbëvet ati“, sepse si ia vuri të gjitha ndënë këmbë, nukë la gjë pa ia vënë ndënë këmbët.
9 Po shohëmë kurorëzuarë me lavdi e me nder atë Jisunë, që qe bërë pak gjë më i poshtrë nga ëngjëjtë, për pësimin’ e vdekëjesë, që të ngjëronetë vdekëje për çdo njeri me hirin’ e Perëndisë.
10 Sepse i duhej ati, që për atëjanë të gjitha, edhe prej ati u bënë të gjitha, tuke prurë shumë bij ndë lavdi, të bënjë të sosurë të parin’ e shpëtimit atyreve. me anë të pësimevet.
11 Sepse edhe ay që shenjtëron edhe ata që shënjtëronenë të gjithë janë prej njëgjëje ; për atë punë nukë turpëronetë t’i qjuanjë vëllezër,
12 Tuke thënë: “Do t’u rrëfenj emërinë tënt vëllezëret të mi, ndë mes të përmbëledhëjesë do të të lavdonj.”
13 Edhe përsëri: “Unë do të vë shpëresënë mb’ata.” Edhe përsëri: “Ja unë, edhe ata çunatë që më dha Perëndia.”
14 Edhe sepse çunatë kanë marrë bashkë mish edhe gjak, edhe ay mori piesë prej atyreve posi ata, që të prishnjë me anë të vdekëjesë atë që ka pushtetin’ e vdekëjesë, do me thënë diallinë,
15 Edhe të shpëtonjë ata, që ishinë gjithë jetënë ndënë skllavi për frikën’ e vdekëjesë.
16 Sepse me të vërtetë nukë qe zënë prej farës’ ëngjëjvet, po qe zënë prej farës’ Avraamit.
17 Përandaj duhej t’u gjante vëllezëret mbë të gjitha, që të bëhej kryeprift i dhëmburë edhe besëtar mbë punëratë të Perëndisë, që të qëronjë fajet’ e llauzit.
18 Sepse për atë që pësoj ay kur unga, munt t’u ndihnjë atyreve që ngitenë.