Gjuha
1 Vëllezërit e mi, mos u bëni shumë prej jush mësues, sepse e dini se do të gjykohemi më ashpër, 2 duke qenë se gabojmë në shumë gjëra. Nëse dikush nuk gabon me fjalë, atëherë ai është njeri i përsosur dhe i aftë për të sunduar gjithë trupin e tij.
3 Ja, kuajve ua vëmë frerët në gojë, që të na binden e t'u drejtojmë të gjithë trupin. 4 Shikoni edhe anijet! Megjithëse janë aq të mëdha e shtyhen nga erëra të forta, drejtohen nga një timon i vogël atje ku dëshiron timonieri. 5 Kështu edhe gjuha është gjymtyrë e vogël, por mund të mburret për gjëra të mëdha.
Ja ç'pyll të madh mund të djegë një zjarr i vogël! 6 Gjuha është zjarr e botë padrejtësie. Ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona dhe ndyn gjithë trupin. Ajo e bën shkrumb gjithë rrjedhën e jetës sonë dhe ndizet prej Gehenës. 7 Çdo lloj egërsire e shpendi, zvarraniku e kafshe deti zbutet. Dhe njeriu i ka zbutur. 8 Por gjuhën nuk ka mundur ta zbusë asnjeri. Ajo është një e keqe e papërmbajtshme dhe plot me helm vdekjeprurës. 9 Me të bekojmë Zotin e Atin dhe po me të mallkojmë njerëzit që janë krijuar sipas përngjasimit të Perëndisë. 10 Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezërit e mi, nuk duhet të ndodhë kështu. 11 A mund të dalë nga i njëjti burim ujë i ëmbël dhe i hidhur? 12 O vëllezërit e mi, a mund të prodhojë fiku ullinj apo hardhia fiq? Kështu, as burimi i kripur nuk mund të nxjerrë ujë të ëmbël.
Urtia prej së larti
13 Cili nga ju është i urtë e i mençur? Ai le ta tregojë këtë me sjelljen e tij të mirë dhe me veprat e bëra me butësi e me urti. 14 Nëse keni në zemër smirë të hidhur dhe shpirtin e grindjes, mos u mburrni e mos gënjeni kundër së vërtetës. 15 Kjo lloj urtie nuk vjen nga lart, por është tokësore, shqisore e djallëzore. 16 Atje ku ka smirë e grindje, ka trazirë dhe gjithfarë gjërash të liga. 17 Ndërsa urtia që vjen nga lart, së pari është e pastër, pastaj paqësore, e butë, e bindur, plot me mëshirë dhe me fryte të mira, e paanshme e jo hipokrite. 18 Fryti i drejtësisë mbillet paqësisht nga ata që bëjnë paqen.
1 Mos bëhi shumë mësonjësa, o vëllezërit’ e mi, tuke diturë se do të marrëmë gjykim më të math;
2 Sepse të gjithë fëjejmë mbë shumë punëra . Ndë qoftë se nukë fëjen ndonjë me fialë, kyj është burr’ i sosurë, i fuqishim t’i vërë fre edhe gjithë trupit.
3 - Na tek u vëmë freratë n’ gojë kuajvet, që të bindenë ndër ne, edhe heqëmë gjithë trupin’ e atyreve.
4 - Na edhe lundratë që janë kaqë të mëdha edhe që shtyhenë prej erërash të forta, hiqenë prej një timoni të vogëlë, atje ku të dojë qivernitari.
5 Kështu edhe gjuha ështënjë copë e vogëlë, po mbahetë mbë të math. Na pak ziarr tek diek kaqë lëndë të madhe.
6 Edhe gjjuhaështë ziarr, bota e së shtrembëtësë. Kështu gjjuha ndër anët të mishit tënë ësht’ ajo që fëlliq gjithë trupinë, edhe i ep ziarr rrotësë jetësë, edhe ndizetë prej gjehenësë.
7 – Sepse çdo farë bishash e shpesësh, e shtërpinjsh e gjësh të gjalla ndë det, sbutetë, edhe është sbuturë nga fisi njeriut;
8 Po gjjuhën’ asnjeri s’munt ta sbusë; është një gjë e keqe që nukë pushtonetë, plot me vërer që bie vdekëje.
9 Me atë bekojmë Perëndinë edhe Atinë, edhe me atë mallëkojmë njerëzitë që janë bërë pas shëmbëllimit Perëndisë.
10 Nga ajo gojë vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhetë, o vëllezërit’ e mi, të bënenë këto kështu.
11 Mos kroj buron ujë t’ëmbëlë edhe të hidhurë nga ajo vërë vetëmë?
12 Mos munt, o vëllezërit’ e mi, druri i fikut të bënjë ulli, a hardhiatë bënjë fiq? Kështu asndonjë krua s’munt të bënjë ujë të kripurë edhe t’ëmbëlë.
13 Kush është i mënçim e i diturë ndër ju? Le të dëftonjë punërat’ e tia me butësirë diturie prej shkuarëjesë mirë.
14 Po ndë paçi cmir të hidhurë edhe qartë ndë zemërë tuaj, mos mbahi mbë të math edhe mos gënjeni kundrë së vërtetësë.
15 Ajo dituri nukë sbret prej së larti, po është prej dheu, prej shtëse, prej dialli;
16 Sepse ku është cmir e qartë, atie është trazyrë e çdo pun’ e ligë.
17 Po dituria që është prej së larti, përpara ësht’ e këthiellëtë, pastaj paqtore, e butë, e bindurë, plot me përdëllim e me pemë të mira, e pambajtur’ anë edhe pa ipokrisi.
18 Edhe pema e drejtërisë mbilletë ndë paqtim nga ata që bënjënë paqtim.