Përshëndetje
1 Unë Pali, apostull i Krishtit Jezu, përmes vullnetit të Perëndisë po ju shkruaj të shenjtëve që janë në Efes dhe që besojnë në Krishtin Jezu: 2 paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!
Bekimet shpirtërore
3 Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht! Ai na ka bekuar përmes Krishtit duke na dhënë çdo bekim shpirtëror e qiellor. 4 Perëndia na zgjodhi përpara themelimit të botës, përmes Krishtit, që të jemi të shenjtë e të patëmetë para tij. Në dashurinë e tij, 5 Perëndia na paracaktoi për të na birësuar përmes Jezu Krishtit, me pëlqimin e vullnetin e tij, 6 që ne ta përlëvdojmë për hirin e tij të lavdishëm që na e dhuroi përmes Birit të tij të dashur.
7 Perëndia na shpengoi përmes gjakut të Birit të tij e na i fali paudhësitë përmes hirit të tij të begatë. 8 Këtë hir ai na e dha me tepri, bashkë me çdo urti e mençuri. 9 Ai na bëri të njohur shestimin e fshehtë të vullnetit të vet që me pëlqimin e tij kishte vendosur që më parë ta kryente përmes Krishtit. 10 Këtë shestim ai do ta përmbushte në kohën e caktuar, për t'i vënë të gjitha gjërat nën pushtetin e Krishtit, si ato që janë në qiej, edhe ato që janë në tokë.
11 Të bashkuar me Krishtin, ne u zgjodhëm edhe për t'u bërë trashëgimtarë të Perëndisë, sepse ishim paracaktuar sipas vendimit të tij. Ai të gjitha gjërat i bën sipas qëllimit të vullnetit të vet, 12 në mënyrë që ne që kemi shpresuar në Krishtin, të jemi ata që do të përlëvdojmë lavdinë e tij. 13 Kur u bashkuat me Krishtin, ju dëgjuat edhe fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj. Ju besuat në të e Perëndia ju vulosi me Shpirtin e shenjtë që kishte premtuar. 14 Ky Shpirt është kapari i trashëgimisë sonë, për shpengimin e atyre që i përkasin Perëndisë, në mënyrë që të përlëvdojmë lavdinë e tij.
Lutja e Palit
15 Prandaj edhe unë, që kur dëgjova për besimin tuaj në Zotin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë të shenjtët, 16 nuk resht së falënderuari Perëndinë për ju, duke ju përmendur në lutjet e mia. 17 Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, ju dhëntë Shpirtin e urtisë, që do t'ju zbulojë si ta njihni plotësisht atë. 18 Ai ju ndriçoftë sytë e zemrave tuaja, që të njihni se cila është shpresa për të cilën ju thirri, sesa e pasur dhe e lavdishme është trashëgimia e tij për të shenjtët 19 dhe sesa madhështore dhe e pashoqe është fuqia e tij ndaj nesh që besojmë në të. Kjo fuqi është e njëjta forcë vepruese e pushtetit të Perëndisë, 20 me të cilën ai ngjalli Krishtin prej të vdekurve dhe e uli në të djathtë të fronit të tij në qiej, 21 duke e vënë përmbi çdo sundim e pushtet, përmbi çdo fuqi e zotërim dhe mbi çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme. 22 Perëndia e nënshtroi gjithçka nën këmbët e Krishtit dhe e bëri atë kreun e kishës, përmbi çdo gjë. 23 Kisha është trupi i Krishtit, është plotësia e atij që me praninë e tij bën gjithçka të plotë.
1 Pavli, apostol’ i Jisu Krishtit me dashurimin’ e Perëndisë, mbë shënjtorët që janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarëtë mbë Jisu Krishtinë;
2 Hirë edhe paqtim qoftë mbë ju prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.
3 I bekuarë qoftë Zoti Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, që na bekoj me çdo bekim shpirtërisht ndë punërat të qiellit me anë të Krishtit;
4 Sikundrë na sgjodhi me anë t’ ati përpara se të ngrihej bota, që të jemi shënjtorë edhe faqe-bardhë përpara ati me anë të dashurisë;
5 Na urdhëroj që përpara për birëri mbë vetëhen’ e ti me anë të Jisu Krishtit, pas së pëlqyerësë dashurisë ti,
6 Për nderin’ e lavdisë hirit të ti, që me atë na hijeshoj me anë të Dashurit ti;
7 Që prej ati kemi të shpërblyeritë me anë të gjakut ati, ndjesën’ e fajevet, pas pasëjes’ hirit t’ati,
8 Që e teproj mbë ne me çdo dituri e urtësi,
9 Sepse bëri të njohëmë fshehësirën’ e dashurimit ti pas së qëlqyerësë, që e pat vënë ndër mënt me vetëhen’ e ti,
10 Ndë qiveri të mbushurit kohëravet, të përmbëledhë të gjitha mbë Krishtinë, edhe ato që janë ndë qiejet, edhe ato që janë mbë dhet.
11 Mb’ atë muarëm edhe shortë, urdhëruarë që përpara sikundrë e pat vënë ndër mënt ay që vepëron të gjitha pas ëndësë dashurimit ti;
12 Që të jemi neve që shpëryem përpara mbë Krishtinë; për nderin’ e lavdisë ati.
13 Mb’ atë shpëryet’ edhe ju, që dëgjuatë fialën’ e së vërtetësë, ungjillin’ e shpëtimit tuaj; edhe si besuat’ ati, u vulostë me Frymën’ e Shënjtëruarë të së zotuarësë,
14 Që është kapar i trashëgimit tënë, gjer mbë të shpërblyerët ati llauzit që u fitua për nderin e lavdisë ati.
15 Përandaj edhe unë, kur dëgjova besënë tuaj mbë Zotinë Jisu, edhe dashurinë që keni mbë gjithë shënjtorët,
16 S’pushonj tuke falurë ndersë Perëndisë për ju, e tuke u përmendurë juve ndë të falurat të mia,
17 Që t’u apë juve Perëndia i Zotit tënë Jisu Krishtit, Ati i lavdisë, frymë diturie edhe sbulese, që të njihni atë;
18 Syt’ e mëndëjesë tuaj të jenë ndriturë, që të njihni cila është shpëresa e së thërriturës’ ati, edhe cila është pasëja e lavdisë trashëgimit ati mbë shënjtorët;
19 Edhe cila ësht’ e tepëra madhëri e fuqisë ati,
20 Të cilënë e vepëroj mbë Krishtinë, kur e ngjalli prej së vdekurish, edhe e vuri të rrijë mbë të diathtët ti mbë qielloret,
21 Përsipër çdo urdhëri e pushteti e fuqie e zotërie, edhe përsipër çdo emëri që qjuhetë jo vetëmë ndë këtë jetë, po edhe ndë mb’ atë që vien;
22 Edhe të gjitha ia vuri ndënë këmbët t’ ati, edhe e bëri krye përmbi të gjitha ndë qishët,
23 E cila është trupi i ati, të mbushurit’ e ati që mbush të gjitha mbë të gjitha.