Porositë dhe përshëndetjet
1 Është hera e tretë që do të vij te ju, se çdo padi duhet të jetë e mbështetur në fjalën e dy apo tre dëshmitarëve. 2 Ata që kanë mëkatuar dikur dhe të gjithë të tjerët i kisha paralajmëruar kur isha me ju për herë të dytë dhe po i paralajmëroj edhe tani që nuk jam aty, se nëse vij përsëri nuk do të kursej askënd. 3 Me sa duket ju kërkoni një provë që Krishti flet përmes meje. Dijeni, pra, se Krishti nuk u tregua i dobët mes jush, por i fuqishëm. 4 Vërtet ai u kryqëzua për shkak të dobësisë, por jeton prej fuqisë së Perëndisë. Ne jemi të dobët bashkë me të, por prej fuqisë së Perëndisë do të jetojmë bashkë me të, mes jush.
5 Shqyrtojeni veten për të parë nëse po jetoni me besim. Vëreni veten në provë. A nuk e kuptoni se në ju jeton Jezu Krishti? Nëse nuk e kuptoni këtë, atëherë nuk e keni kaluar provën. 6 Shpresoj se do ta merrni vesh se ne e kemi kaluar provën. 7 Megjithatë ne i lutemi Perëndisë që të mos bëni asnjë të keqe, jo që të duket se ne e kaluam provën, por që ju të bëni çfarë është e drejtë, edhe pse mund të duket se ne dështuam.
8 Ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm për të vërtetën. 9 Ne gëzohemi kur ne jemi të dobët e ju jeni të fortë dhe lutemi që ju të përsoseni. 10 Këto gjëra po i shkruaj ndërsa jam larg, që, kur të vij, të mos më duhet të jem i rreptë dhe pushtetin që më ka dhënë Zoti ta përdor për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.
11 Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, ngushëlloni njëri-tjetrin, jini të një mendjeje, jetoni në paqe dhe Perëndia i dashurisë e i paqes qoftë me ju. 12 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Ju përshëndesin të gjithë të shenjtët.
13 Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia me Shpirtin e shenjtë qofshin me ju të gjithë!
1 Këjo ësht’ e treta herë që vinj te ju: “Çdo fialë do të qëndronjë mbë gojët dy matirëve a treve”.
2 U thaçë juve më përpara, edhe po u them juve më përpara, posikur jam afërë të dytënë herë, edhe ndashti që jam lark u shkruanj atyreve që kanë fëjyerë përpara edhe gjithë të tierëvet, se, ndë arthça përsëri, s’do të kursenem;
3 Sepse kërkoni provën’ e ati Krishtit që flet me anë time; i cili s’ësht’ i dobë mbë ju, po ësht’ i fuqishim ndër ju.
4 Sepse, ndonëse u kryqëzua prej dobësirësë, po rron prej fuqisë Perëndisë; sepse edhe neve jemi tëdobë mbë atë, po do të rrojmë bashkë me atë mbë ju prej fuqisë Perëndisë.
5 Shikoni vetëhenë tuaj, ndë jeni ndë besët; provoni vetëhenë tuaj; apo s’e njihni vetëhenë tuaj, se Jisu Krishti është ndër ju? Veç ndë qofshi të paprovuarshim.
6 Edhe shpërenj se do ta njihni se neve s’jemi të paprovuarshim.
7 Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë gjë të ligë; jo që të dukemi neve të provuarshim, po që të bëni ju të mirënë, e neve të jemi si të paprovuarshim.
8 Sepse s’muntnjëmë të bëjmë gjë kundrë së vërtetësë, po për të vërtetënë.
9 Sepse gëzonemi, kur neve jemi të dobë, e ju jeni të fuqishim; edhe për këtë lutemi, do me thënë për të ndrequrit tuaj.
10 Përandaj shkruanj këto, kur jam lark, që të mos u zë me të keq, kur të jem afërë, pas ati pushtetit që më ka dhënë Zoti për ndërtesë, e jo për prishëje.
11 Gëzohi pra, o vëllezër, nderquni, mgushëllohi, ini mbë një mëndëje, kini paqtim; edhe Perëndia i dashurisë edhe i paqtimit do të jetë bashkë me ju.
12 Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë të shënjtëruarë; u falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë.
S 13 Hiri i Zotit Jisu Krisht, edhe dashuria e Perëndisë, edhe shoqëria e Frymësë Shënjtëruarë qoftë bashkë me gjithë ju. Amin.