Përshëndetje
1 Unë, plaku, po i shkruaj zonjës së zgjedhur e bijve të saj, që i dua me të vërtetë e jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që kanë njohur të vërtetën. 2 Ju duam për hir të së vërtetës që qëndron në ne e që do të jetë me ne në amshim.
3 Hiri, mëshira e paqja, që vijnë prej Perëndisë Atë e prej Jezu Krishtit, Birit të tij, qofshin me ne, në të vërtetë e në dashuri.
E vërteta dhe dashuria
4 U gëzova pa masë që gjeta disa nga bijtë e tu duke jetuar në të vërtetën sipas urdhërimit që morëm nga Ati. 5 Dhe tani të lutem ty, o zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por urdhërimin që kishim që nga fillimi: ta duam njëri-tjetrin. 6 Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri.
7 Në botë kanë dalë shumë mashtrues, që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi me trup njerëzor . Kush thotë kështu, është mashtruesi dhe antikrishti. 8 Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisni frytin e punës sonë, por të merrni shpërblimin e plotë. 9 Kush del nga mësimi i Krishtit e nuk qëndron në të, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në mësimin e Krishtit, ka edhe Atin, edhe Birin. 10 Nëse dikush vjen te ju e nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi e mos e përshëndetni. 11 Kush e përshëndet atë, bëhet pjesëtar në veprat e tij të liga.
Përshëndetjet e fundit
12 Megjithëse kisha shumë gjëra për t'ju shkruar, nuk doja ta bëja me letër e bojë, por shpresoj të vij te ju e t'ju flas gojarisht, në mënyrë që gëzimi ynë të jetë i plotë.
13 Të përshëndesin bijtë e motrës sate të zgjedhur.
1 Unë plaku mbë Zonjën’ e sgjedhurë, edhe mbë të bijt’ e asaj, që un’ i dua me të vërtetë; edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që kanë njohurë të vërtetënë;
2 Për atë të vërtetënë që mbet ndër ne, edhe do të jetë bashkë me ne për gjithë jetënë.
3 Qoftë bashkë me ju hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krisht, të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuri.
4 U gëzuashë shumë, se gjeta ca nga bijt’ e tu tuke ecurë ndë të vërtetënë, sikundrë muarëm porosi nga Ati.
5 Edhe tashi të lutem tyj, o Zonjë, jo sikur tuke të shkruarë tyj një porosi të re, po atë që kishim që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë.
6 Edhe këjo është dashuria, të ecëjmë pas porosivet ati. Këjo është porosia, sikundrë e dëgjuatë që përpara herësë, të ecëni mb’ atë.
7 Sepse shumë kobimtarë hynë ndë botët, ata që nukë rrëfenjënë me gojë se Jisu Krishti erdhi ndë mish; i tilli është kobimtari edhe antikrishti.
8 Vështroni vetëhenë t’uaj, që të mos humbasëm’ ato që punuam, po të marrëmë pagë të plotë.
9 Kushdo që kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësim të Krishtit, ay s’ka Perëndi; ay që mbet ndë mësim të Krishtit, kyj ka edhe Atin’ edhe Birinë.
10 Ndë qoftë se vien ndonjë te ju, e nukë bie këtë mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni;
11 Sepse ay që e përshëndet atë, bënetë piesëtar mbë punërat t’ati të ligatë.
12 Ndonëse pata shumë për t’u shkruarë juve, nukë desha me kartë e me mellan, po shëprenj të vinj te ju, edhe të flas gojë me gojë, që të jetë plot gëzimi ynë.
13 Të falenë me shëndet diemt’ e sat motëre të sgjedhurësë. (Amin.)