1 Ne jemi bashkëpunëtorë të tij, prandaj ju porosisim që të mos shkojë kot hiri i Perëndisë që keni marrë. 2 Ai thotë:
të dëgjova në kohën e volitshme,
të ndihmova në ditën e shpëtimit.
Ja, tani është koha e volitshme; ja, tani është dita e shpëtimit!
3 Ne nuk vëmë pengesa në udhën e askujt, që të mos e njollosim shërbesën tonë; 4 përkundrazi, ne tregojmë se në çdo rrethanë jemi shërbëtorë të Perëndisë kur durojmë shumë mundime, kur jemi të pikëlluar, në nevojë, në vështirësi, 5 kur na rrahin, kur na burgosin, kur ngrihen kundër nesh, kur na mundojnë, kur jemi pa gjumë, kur agjërojmë, 6 me dëlirësinë tonë, me dijen tonë, me zemërgjerësinë, me mirësinë, me Shpirtin e shenjtë, me dashurinë e sinqertë, 7 me predikimin e së vërtetës dhe me fuqinë e Perëndisë. Në të djathtë e në të majtë mbajmë armët e drejtësisë, 8 edhe kur na nderojnë, edhe kur na përçmojnë; edhe kur na shajnë, edhe kur na lavdërojnë. Na mbajnë për gënjeshtarë, por ne themi të vërtetën; 9 na trajtojnë si të panjohur, por në të vërtetë të gjithë na njohin mirë; na shohin si të ishim duke vdekur, por ja ku jemi gjallë; na ndëshkojnë, por nuk na vrasin dot; 10 na brengosin, por ne kemi gjithmonë gëzim; jemi të varfër, por bëjmë të pasur shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka.
11 Ne kemi folur hapur me ju, o korintas, dhe zemra jonë është e hapur për ju. 12 Ne nuk e mbyllëm zemrën tonë për ju, por ju e mbyllët zemrën tuaj ndaj nesh. 13 Po ju drejtohem si bijve të mi: veproni edhe ju si ne dhe hapini zemrat tuaja për ne!
Tempulli i Perëndisë së gjallë
14 Mos u vini nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët. Çfarë ka të përbashkët drejtësia me paudhësinë? Çfarë ka të përbashkët drita me errësirën? 15 Ku takohen Krishti me Beliarin? Ose, çfarë mund të ndajnë me njëri-tjetrin një besimtar dhe një jobesimtar? 16 Çfarë ka të përbashkët tempulli i Perëndisë me idhujt? Ne jemi tempull i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia:
do të banoj mes tyre
e do të jetoj me ta.
Unë do të jem Perëndia i tyre
e ata do të jenë populli im.
17 Prandaj dilni e ndahuni prej tyre,
thotë Zoti.
Mos prekni asgjë të ndyrë,
e atëherë do t'ju pranoj.
18 Unë do të jem Ati juaj
e ju do të jeni bijtë e mi
e bijat e mia, , thotë Zoti i gjithëpushtetshëm.
1 Edhe si punëtorë bashkë me atë, u lutemi juve të mos e prisni hirin’ e Perëndisë mbë të kotë;
2 (Sepse thotë: “Ndë kohë të pëlqyerë të dëgjova tyj, edhe ndë ditë të shpëtimit të ndiha tyj”, ja ndashti tek është koh’ e pëlqyerë; ja ndashti tek është dit’ e shpëtimit).
3 Asndonjërit s’i apëmë pengesë, që të flitetë për të keq shërbesa jonë;
4 Po mbë cilinëdo ndorëzojmë vetëhenë tonë si punëtorët’ e Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë acarime,
5 Ndë të rrahura, ndë burgje, ndë të paqëndruara, ndë mundime, ndë të pafjetura, ndë agjërime;
6 Ndë pastrim, ndë mënt, ndë zemërë të gjërë, ndë të mirë, ndë Frymë të Shënjtëruarë, ndë dashuri pa ipokrisi;
7 Ndë fialë të së vërtetësë, ndë fuqi të Perëndisë; me armët’ e drejtërisë mbë të diathtë e mbë të mëngjërë;
8 Me lavdi e pa nderë, me të zënë n’ gojë për të mirë e me të zënë n’ gojë për të lik; posi gënjeshtarë, po të vërtetë;
9 Posi të panjohurë, po të njohurë mirë; posi të vdekurë, po ja te rrojmë; posi të munduarë, po jo të vrarë;
10 Posi të hidhëruarë, po gjithënjë të gëzuarë; posi të vobeq, po shumë vetë bëjmë të pasurë; posi papasurë gjë, po të gjitha i kemi n’ dorë.
11 Goja jonë u hap mbë ju, o Korinthianë, zemëra jonë u sgjerua.
12 Nukë keni shtrëngim mbë neve, po keni shtrëngim ndë zorrët tuaja..
13 Tuke shpaguarë pra një për një, (posi dielmvet flas), sgjerohi edhe ju.
14 Mos hyni mbë një sgjedhë me të pabesëtë; sepse ç’piesë ka drejtëria me panominë? edhe ç’shoqëri ka drita me errësirënë?
15 Edhe ç’të bashkuarë ka Krishti me Velialinë? A ç’piesë ka besëtari me të pabesinë?
16 Edhe ç’të ndrequrë ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë gjallë, sikundrë tha Perëndia: “Se do të rri brënda ndër ata, edhe do të ecënj; edhe do të jeni Perëndia i atyreve, edhe ata do të jenë llauzi im”.
17 Përandaj “delni nga mezi i atyreve, edhe ndahi nga ata ,” thotë Zoti, “edhe mos ziri me dorë gjë të pëgërë;” edhe “unë do t’ u pres juve përbrënda,
18 Edhe do të jem Ati juaj, edhe ju do të jeni bijt’ e mi edhe bijat’ e mia ,” thotë Zoti Gjithë-pushtetësi.