Bindja ndaj pushteteve
1 Çdo njeri t'u nënshtrohet pushteteve që ka mbi vete. Sepse nuk ka pushtet që nuk është nga Perëndia. Të gjitha pushtetet janë caktuar nga Perëndia. 2 Pra, kush kundërshton pushtetin, i kundërvihet Perëndisë që e ka caktuar atë. Ata që e kundërshtojnë, i pret gjykimi. 3 Nuk ka pse ta ketë frikë eprorin ai që bën të mirën, por ai që bën të keqen. A dëshiron të mos kesh frikë nga pushteti? Bëj të mirën dhe do të marrësh lavdërime prej tij. 4 Sepse ai është shërbëtor i Perëndisë për të mirën.
Por nëse ti bën të keqen, duhet të kesh frikë, se ai nuk e mban më kot shpatën. Ai është shërbëtor i Perëndisë dhe hakmerret e ndëshkon keqbërësit. 5 Kështu duhet të nënshtroheni jo vetëm për shkak të ndëshkimit, por edhe për shkak të ndërgjegjes.
6 Prandaj i paguani edhe taksat, sepse pushtetet që merren me këtë punë janë shërbëtorë të Perëndisë. 7 Jepuni të gjithëve çfarë u takon: taksën atij që i takon taksa, taksën e doganës atij që i takon taksa e doganës, frikën atij që i takon t'i frikësoheni, nderimin atij që i takon nderimi.
Dashuria vëllazërore
8 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin. 9 Urdhërimet: mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh , mos lakmo, dhe urdhërimet e tjera përmblidhen në këtë fjalë: duaje të afërtin si veten. 10 Kush e do të afërtin, nuk i bën keq. Prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.
Afrimi i ditës së Krishtit
11 Bëjeni këtë, sepse ju e dini se në ç'kohëra jetojmë. Tashmë ka ardhur ora për t'u zgjuar nga gjumi. Shpëtimi ynë është më afër tani sesa kur besuam. 12 Nata kaloi e dita po afron. Prandaj të hedhim tej veprat e errësirës e të ngjeshim armët e dritës. 13 Të jetojmë me ndershmëri si ditën, jo në shthurje e dehje, jo në kurvëri e fëlligështi, jo në grindje e smirë. 14 Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos u përpiqni të kënaqni epshet e dobësisë njerëzore.
KAPTINA XIII.
1 Qish-do shpirt le t’i uli kryetë pushtetevet naltë, sepse nuk’ ashtë pushtet prei vetiut , veçe prei Perëndisë; edhe ata pushtetetë qi janë, jan’ urdhënuem prei Perëndisë.
2 Përandai ai qi i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhënit Perëndisë; edhe ata qi rrinë kundrë, kanë me marrë gjukim mbë vetëhet t’atyne.
3 Sepse urdhënarëtë nukë janë frikë e punëvet mira, por të këqiavet. Do pra mos me pasunë frikë pushtetinë? Ban të mirënë, edhe ke me pasunë lavdim prei ati,
4 sepse urdhënari ashtë shërbëtuer i Perëndisë te ti për të mirënë. Por ndë bafsh të keqenë, kij frikë, sepse nuk’ e mba thikënë kot, sepse ashtë shërbëtuer i Perëndisë, shpagë-marrës për me bamë zemërim kundrë ati qi punon të keqenë.
5 Përandai ashtë nevojë me ulunë kryetë, jo vetëmë për zemëriminë, por edhe për ndërgjegjëjenë.
6 Sepse përandai pagueni edhe të dhana, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për me shikuem këte punë.
7 U lani pra të gjithëve detyratë: ati qi ashtë për me dhanë, ipni të dhanënë; ati qi ashtë për pagesë, pagesënë; ati qi ashtë për me pasunë frikë, frikënë; ati qi ashtë për me pasunë nder, nderinë.
8 Askuit mos i kini detyrë asgja, veç për me dashunë njiani tietërinë, sepse ai qi do tietërinë, ka mbushunë ligjënë.
9 Sepse këjo: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Mos dëshërojsh”, edhe qish do tietër urdhënë ndë qoftë se ashtë , ndë këte fjalë i shkurtohetë kryetë, do me thanë: “Të duesh të afërminë tand porsi vetëhenë tande”.
10 Dashunia nuk’ i ban keq të afërmit; dashunia pra ashtë të mbushunit’ e ligjësë.
11 Edhe këte ma fort , tue ditunë kohënë se tashti asht’ ora për me u çuem prei gjumit, sepse tashti ashtë ma ngjat shpëtimi ynë, se atëherë kur besuem.
12 Nata u thye, e dita u afërue; le të hedhim tej pra punët’ e errësinësë, e le të veshim armët’ e dritësë.
13 Le t’ecim hieshim si ditënë, jo ndër lodërti e ndër të deituna, jo ndër shtratëna kurvënie e ndër tepër-ndynësina, jo ndë qartë e ndë zmir,
14 por vishni Zotinë Iesu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë, për me i bamë dëshërimetë.