Ndihma për të shenjtët
1 Lidhur me mbledhjen e ndihmave për të shenjtët, veproni edhe ju ashtu siç i urdhërova kishat e Galatisë. 2 Çdo të dielë , secili të vërë mënjanë aq sa ka mundur të kursejë, që të mos bëhet mbledhja e ndihmave kur të vij unë. 3 Kur të vij do të dërgoj me letër shoqëruese ata që keni miratuar për të çuar dhuratën tuaj në Jerusalem. 4 Po të jetë e udhës që të shkoj edhe unë, atëherë le të vijnë me mua.
Plane për udhëtim
5 Te ju do të vij pasi të kem kaluar nga Maqedonia, se dua të kaloj nga Maqedonia. 6 Ka mundësi të qëndroj te ju, ose edhe të kaloj dimrin, që të më ndihmoni për të shkuar atje ku duhet të shkoj. 7 Nuk dua t'ju shoh kalimthi, por shpresoj të rri ca kohë me ju, në e lejoftë Zoti. 8 Në Efes do të qëndroj deri për Rrëshajë, 9 sepse m'u dha një mundësi e madhe për të vepruar, megjithëse kundështarët janë të shumtë.
10 Po të vijë Timoteu, kujdesuni që të rrijë te ju pa frikë, se edhe ai bën veprën e Zotit sikurse dhe unë. 11 Mos ta përçmojë askush, por ndihmojeni të niset prej jush në paqe, që të vijë tek unë, sepse bashkë me vëllezërit e presim të vijë.
12 Lidhur me vëlla Apolin, iu luta shumë që të vinte te ju bashkë me vëllezërit, por nuk donte kurrsesi të vinte tani, kështu që do të vijë kur të mundet.
Porositë e fundit
13 Rrini zgjuar, qëndroni të fortë në besim, bëhuni burra, jini të fortë! 14 Bëni gjithçka me dashuri!
15 Ju e njihni shtëpinë e Stefanait dhe e dini se është a para që besoi në Akai dhe se iu kushtua shërbesës për të shenjtët. Ju lutem, o vëllezër, 16 t'u bindeni njerëzve të tillë dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë e që mundohen.
17 Jam gëzuar shumë për ardhjen e Stefanait, Fortunatit dhe Akaikut, sepse ata plotësuan mungesën tuaj. 18 Ata qetësuan shpirtin tim e tuajin, prandaj nderojini të tillë njerëz!
19 Ju përshëndesin kishat e Azisë.
Ju përshëndesin shumë, në emër të Zotit, Akuili e Priska, bashkë me kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.
20 Ju përshëndesin të gjithë vëllezërit.
Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
21 Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali, me dorën time.
22 Kush nuk do Zotin, mallkuar qoftë. Maranatha !
23 Hiri i Zotit Jezu qoftë me ju!
24 Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu!
KAPTINA XVI.
1 Edhe për të mbëledhunit’ e astrëvet për shenjtënit sikurse urdhënova kishat’ e Galatisë, kështu bani edhe ju.
2 Për gjithë ditën’ e parë të javësë gjithë-se-cilli prei jush le të vejë mbë-nj-anë, edhe të mbëledhi ate qi t’i bajë mbarë Perëndia , për mos me u bamë të mbëledhuna astrësh kur të vij unë .
3 Edhe kur të vij un’ aty , kam me dërguem me letëra ata qi të sgjidhni ju, qi të shpienë dhunëtinë tuei ndë Ierusalem.
4 Edhe ndë qoftë se vëjen me votun’ edhe unë, kanë me votunë bashkë me mue.
5 Edhe kam me ardhunë te ju si të shkoj rreth Makedonisë (sepse tashti po shkoj ndëpër Makedoni).
6 Edhe ndë qoftë kam me mbetun’ afër jush pak kohë , a druese kam me dimënuem, për me më përsiellë ju kudo qi të vete,
7 sepse s’due qi t’u shof juve tashti tue shkuem udhësë, por shpërej me mbetun’ afër jush disa kohë, ndë më lashtë Zoti.
8 Edhe kam me mbetunë ndë Efesë deri ditën’ e Pendikostisë.
9 Sepse m’u çel nji der’ e madhe edhe plot me punë, edhe janë shumë asish qi rrinë kundrë.
10 Edhe ndë arthtë Timotheu, këqyrni të jetë pa frikë te ju, sepse edhe ai punon punën’ e Zotit sikurse edhe unë.
11 Askushi pra mos e bajë për asgja ate, por e përsillni me paqtim, qi të vijë te unë, sepse po e pres bashkë me vëllazënit.
12 Sa për vëllan’ Apollonë, iu lutsh shumë qi të vijë ndër ju bashkë me vëllazënit, edhe nukë donte kreit me ardhunë tashti, por ka me ardhunë, kur të ketë kohë.
13 Rrini squtë, qindroni ndë besët, bahi burra, e forcohi.
14 Gjithë punëtë tueja le të bahenë me dashuni.
15 Edhe u lutem juve, o vëllazën (e dini shtëpin’ e Stefanait, se ashtë pem’ e parë e Ahaisë, edhe kushtuenë vetëvetëhenë ndë shërbesë të shenjtënavet),
16 të ulni kryet’ edhe ju mbë kësish, edhe mbë qish do nieri qi punon bashkë me ne edhe mundohetë.
17 Edhe gëzohem për të ardhunit’ e Stefanait, edhe të Furtunatit, edhe të Ahaikut, sepse këta mbushnë të mangunitë t’anë,
18 sepse prajtnë shpirtinë t’em edhe tueinë; i ngjifni pra këta se qish janë.
19 U falenë juve me shëndet kishat’ e Asisë; u falenë juve shumë me shëndet mbë Zotin’ Akyla edhe Priskilla bashkë me kishënë qi ashtë ndë shtëpi t’atyne.
20 U falenë juve me shëndet gjithë vëllazënit; puthni njiani tietërinë me të puthme të shenjtënueshime.
21 Të falunitë me shëndet u shkrue me dorën t’eme të Paulit.
22 Ndë mos dashtë kush Zotinë Iesu Krisht, qoftë mallëkuem, Maran-atha.
23 Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë me ju.
24 Dashunia eme qoftë me gjithë ju mbë Iesu Krishtinë. Amen.
E para (letërë) mbë Korinthianët u shkrue kah Filippet, (edhe u dërgue) me anë te Stefanait e Furtunatit e Ahaikut e Timotheut .