Përshëndetje
1 Unë, Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, po ju shkruaj juve që nga drejtësia e Perëndisë tonë dhe e shpëtimtarit Jezu Krisht keni marrë të njëjtin besim me ne: 2 hiri e paqja u shtofshin mbi ju me njohjen e Perëndisë e të Zotit tonë Jezu!
Thirrja dhe zgjedhja
3 Fuqia e tij hyjnore na dhuroi gjithçka që na nevojitet për jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, nëpërmjet njohjes së atij që na thirri në lavdinë dhe fuqinë e tij. 4 Me to na u dhuruan premtimet shumë të mëdha e të çmueshme, që nëpërmjet tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore, duke shpëtuar nga prishja që sjellin kënaqësitë e botës.
5 Prandaj bëni çdo përpjekje për t'i shtuar besimit tuaj virtytin, virtytit diturinë, 6 diturisë vetëkontrollin, vetëkontrollit durimin, durimit përkushtimin ndaj Perëndisë, 7 përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë. 8 Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do t'ju lejojnë të bëheni përtacë e të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht. 9 Kush nuk i ka këto, është i verbër e dritëshkurtër dhe ka harruar se është pastruar nga mëkatet e tij të vjetra.
10 Prandaj, vëllezër, përpiquni ta forconi sa më shumë thirrjen dhe zgjedhjen tuaj nga Perëndia, sepse po t'i bëni këto gjëra, nuk do të bini kurrë. 11 Kështu do t'ju hapet plotësisht hyrja për në mbretërinë e amshuar të Zotit e të shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
12 Për këtë arsye do të vazhdoj t'jua kujtoj përherë këto gjëra, edhe pse i dini e jeni të palëkundur në këtë të vërtetë. 13 Mendoj se është e drejtë t'ju mbaj zgjuar duke jua kujtuar ato për sa të jem në këtë jetë. 14 Unë e di se do ta lë shpejt këtë trup, sikurse ma ka shfaqur Zoti ynë Jezu Krisht. 15 Prandaj do të përpiqem që të mund t'i kujtoni të gjitha këto gjëra edhe pas largimit tim.
Fjala profetike
16 Ne nuk përdorëm përralla të thurura me mjeshtëri për t'ju shpallur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Ne e kemi parë me sytë tanë madhështinë e tij. 17 Ai mori nder e lavdi nga Perëndia Atë kur nga lavdia madhështore erdhi zëri që tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur». 18 Këtë zë që vinte nga qielli e dëgjuam kur ishim me të në malin e shenjtë.
19 Kështu jemi më të sigurt për fjalën profetike, të cilën bëni mirë ta keni si një pishtar që ndriçon në një vend të errët, derisa të agojë dita dhe ylli i mëngjesit të lindë në zemrat tuaja. 20 Duhet të dini së pari se asnjë profeci e Shkrimit nuk shpjegohet sipas mendjes së gjithsecilit, 21 pasi asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëz të frymëzuar nga Shpirti i shenjtë folën nga ana e Perëndisë.
KAPTINA I.
1 Symeon Pietri shërbëtori edhe apostulli i Iesu Krishtit, mb’ata qi kanë marrë me shortë besë si nji nji mbë nderë me ne ndë dreitënit të Perëndisë t’onë, edhe Shëlbyesit Iesu Krishtit:
2 hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju me anë të ngjofëmesë Perëndisë, edhe Iesuit Zotit t’ynë.
3 Sikurse fuqia e ati e hyjënueshimeja na fali gjith’ato qi duhenë për jetë e për besë të mirë me anë të ngjofëmes’ ati qi na gërshiti ndë laft e ndë punë të mirë,
4 qi prei atyneve u falnë mbë ne të mëdhatë edhe të nderëshimetë të zotueme, qi bahi prei këtyneve piestarët’ e natyrësë hyjënueshime, tue ikunë prei prishëjesë qi ashtë ndë botët me anë të dëshërimit.
5 Edhe për këte punë nxitoni me të math, e vini punën’ e mirë ndë besët tuei, e të ditëmitë ndë punët të mirë,
6 e të përmbaitëmen’ e vetëhesë, ndë të ditëmitë, e duriminë ndë të përmbaitëmen’ e vetëhesë, e besën’ e mirë ndë durimt,
7 e dashunin’ e vëllazënisë ndë besët të mirë, e dashuninë ndë dashunit të vëllazënisë.
8 Sepse kur janë këto ndër ju, edhe shtohenë, nuk’ u lanë juve pa punë e pa pemë mbë të ngjofëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
9 Sepse ai qi s’i ka këto, asht’ i verbët’ e dritë-shkurtën, edhe ka harruem pastrimin’ e fajevet veta të vietëravet.
10 Përandai, o vëllazën, nxitoni të siguroni të gërshitëmen’ edhe të sgjedhëmenë tuei, sepse tue bamë këto, nukë do të fëjeni kurrë.
11 Sepse kështu do t’u hapetë shumë udha e të hymesë ndë mbëretënit të pasosëme të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
12 Përandai s’do të purtoj me u prumë ndër mend juve përherë këto, ndonëse i dini, e jeni forcuem ndë këte të vërtetë.
13 Por unë kuitoj se ashtë me udhë, deri sa të jemi ndë këte tendë, t’u ngacëmoj juve tue ua prumë ndër mend,
14 sepse e dij, se për së shpeiti kam me hedhunë tej këte tendënë t’eme, sikurse edhe Zoti ynë Iesu Krishti ma diftoi.
15 Por do të nxitoj qi të mundeni me i kujtuem ato edhe mbas vdekësë s’eme.
16 Sepse nuk’ ua bamë juve me e marrë vesht fuqin’ edhe t’ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit tue votunë mbrapa përrallavet ndrequna me mieshtri, por e kemi pamë me sy madhënin’ e ati.
17 Sepse muer nder e laft prei Perëndisë Atit, kur erdhi mb’ate nji i tillë zani prei laftit madhënueshim: “Kyi ashtë Biri em i dashuni, qi pëlqeva mb’ate”.
18 Edhe këte za na e ndëgjuem se erdhi prei qielli, kur ishim bashkë me atë te mali shenjt.
19 Edhe kemi ma të vërtetueshime fjalën’ e profezisë, mb’ate bani mirë me vumë vesh, porsi mbë kandile qi ndrit ndë vend t’errëtë, deri sa të sbardhi dita, e të lejë ylli i dritësë ndë zemërat tueja;
20 tue ditunë këte përpara, se qish-do profezi shkronje nukë sgjidhetë prei vetiu.
21 Sepse s’erdhi ndonji herë profezi prei dashunimit nieriut, por të shenjtënueshimitë nierëzit’ e Perëndisë folnë shtymë prei Shpirtit Shenjt.