Kujdesi për grigjën
1 U lutem pleqve tuaj, unë që jam plak bashkë me ta, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit e pjesëtar i lavdisë që do të shfaqet: 2 ruajeni grigjën e Perëndisë që ju është besuar dhe mbikëqyreni jo me detyrim, por vullnetarisht sipas dëshirës së Perëndisë, as për përfitim, por me dëshirë. 3 Mos u sillni si sundues mbi ata që ju janë besuar, por bëhuni shembull për grigjën 4 dhe kur të shfaqet Kryebariu do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket.
5 Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse
Perëndia u kundërvihet kryelartëve,
ndërsa të përulurve u jep hir.
6 Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur. 7 Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.
8 Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë. 9 Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë. 10 Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta. 11 Atij i qoftë pushteti , në shekuj të shekujve! Amen!
Përshëndetjet e fundit
12 Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllanë tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t'ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Qëndroni në këtë hir!
13 Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im.
14 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!
KAPTINA V.
1 U lutem pleqvet qi janë ndër ju unë plaku edhe deshmitari i pësimevet Krishtit, edhe piesëtari ati laftit qi ka me u sbuluem.
2 Kullotni griqën’ e Perëndisë qi ashtë ndër ju, tue vum ore jo me të ngutunë, por me dashuninë tuei; as për fitim të keq, por me zemërë të gatishime,
3 edhe jo sikur të pushtoni trashigimin’ e Perëndisë , por të bahi shëmbëllëtyr’ e griqësë;
4 edhe kur të shpërfaqetë krye-bariu, keni me marrë të pavyshkëmenë kunorën’ e laftit.
5 Por kështu, edhe ju të ritë u ulni kryetë pleqvet, edhe të gjithë tue i ulunë kryetë njiani tietërit, vishni mendëjen’ e përungjëtë, sepse “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, por të përungjëvet u ep hir”.
6 Përungji pra ndënë të fortënë dorën’ e Perëndisë, qi t’u naltojë ndë kohë qi duhetë ;
7 hithni gjithë kujdesinë tuei mb’ate, sepse ai ka kujdes për ju.
8 Ini esullë, rrini squtë, sepse kundrë-gjyqësi tuei dialli, porsi leon qi ulurin, vien rreth tue kërkuem cillinë me përpimë.
9 I rrini kundrë ati tue qindruem të fortë ndë besët, sepse e dini se por ato pësime bahenë ndër vëllazënit tuei qi janë të dobë.
10 Edhe Perëndia i qish-do hiri, qi na gërshiti ndë laft të vet të pasosuninë me anë të Iesu Krishtit, si të pësoni pak, ai u baftë juve të kullutë, u f orcoftë, u dhashtë fuqi, u themeloftë.
11 Mb’ate qoftë lafti edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen.
12 Me anë të Siluanit besëtarit vëlla u shkrova juve me pak fjalë, sikurse më duketë, tue u lutun’ e tue bamë deshmi, se kyi asht’ i vërteti hiri i Perëndisë qi keni ndenjunuë mb’ate.
13 U faletë me shëndet juve kisha qi ashtë ndë Babylonë sgjedhunë bashkë me ju, edhe Marku biri em.
14 Përshëndetni njiani tietërinë me të puthunë dashunie. Paqtim qoftë mbë gjithë ju qi jeni mbë Iesu Krishtinë. Amen.