Përulësia dhe Krishti
1 Nëse Krishti është shtysa e jetës suaj, nëse dashuria ju ngushëllon, nëse keni bashkësi me Shpirtin, nëse tregoni dashuri e mëshirë për njëri-tjetrin, 2 atëherë bëjeni të plotë gëzimin tim, duke qenë të një mendjeje, duke pasur të njëjtën dashuri dhe duke pasur një shpirt e një mendje. 3 Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten. 4 Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve. 5 Kini ndër ju po atë mendje që kishte edhe Krishti Jezu,
6 i cili, megjithëse kishte natyrë hyjnore ,
të qenit i barabartë me Perëndinë
nuk e pa si diçka
pas së cilës të mbahej fort,
7 por e zbrazi veten
duke marrë natyrë shërbëtori
e u bë i ngjashëm me njerëzit.
Kur u shfaq si njeri,
8 ai e përuli veten
e u bë i bindur deri në vdekje,
madje me vdekje në kryq.
9 Prandaj edhe Perëndia
e lartësoi mbi gjithçka tjetër
e i dha emrin që është mbi çdo emër,
10 që në emrin e Jezuit
të bien në gjunjë
të gjitha qeniet që janë
në qiell,
mbi tokë
nëntokë
11 dhe çdo gjuhë të dëshmojë
se Jezu Krishti është Zot,
që të përlëvdohet
Perëndia Atë.
Punoni për shpëtimin
12 Prandaj, fort të dashur, ashtu siç jeni bindur gjithmonë, jo vetëm kur isha mes jush, por shumë më tepër tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, 13 se është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin e forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.
14 Bëni gjithçka pa murmuritur e pa u ankuar, 15 që të jeni të paqortueshëm e të panjollë, bij të Perëndisë, të patëmetë në mes të një breznie të shthurur e të çoroditur. Mes kësaj breznie ju ndriçoni si yjet në qiell, 16 duke e mbajtur lart fjalën e jetës, që unë të kem me se të krenohem ditën e ardhjes së Krishtit, se nuk vrapova e as nuk u mundova më kot.
17 Edhe nëse gjaku im do të derdhej si flijim mbi flinë kushtuese të besimit tuaj ndaj Perëndisë, do të gëzohem e do të ngazëllej bashkë me të gjithë ju. 18 Po ashtu edhe ju gëzohuni e ngazëllohuni bashkë me mua.
Timoteu dhe Epafroditi
19 Shpresoj se me ndihmën e Zotit Jezu do t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që të marr edhe unë zemër kur të kem lajme prej jush. 20 Përveç tij, nuk kam asnjë tjetër që të jetë në një mendje me mua e që të kujdeset sinqerisht për mirëqenien tuaj. 21 Sepse të gjithë shohin interesin e vet dhe jo atë të Jezu Krishtit. 22 Ju e dini sesa i sprovuar është treguar Timoteu. Ai ka shërbyer bashkë me mua për përhapjen e ungjillit dhe më ka ndihmuar si biri ndihmon të atin. 23 Kështu, shpresoj t'jua dërgoj sapo të shoh si do të shkojnë punët me mua. 24 Por jam i bindur se Zoti do të më ndihmojë, që edhe unë vetë të vij së shpejti.
25 M'u duk e nevojshme t'ju dërgoj Epafroditin, vëllanë, bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që e kishit dërguar për të më shërbyer mua. 26 Ai kishte shumë mall për ju të gjithë dhe u shqetësua kur mori vesh se ju kishit dëgjuar për sëmundjen e tij. 27 Është e vërtetë që ai u sëmur për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos hidhërohesha edhe më shumë.
28 Prandaj e dërgova me ngut që ju të gëzoheni kur ta shihni përsëri dhe unë të jem më pak i brengosur. 29 Priteni, pra, me plot gëzim në Zotin dhe nderojini njerëz të tillë si ai, 30 sepse për veprën e Krishtit ai për pak sa s'vdiq dhe vuri në rrezik jetën e vet për të plotësuar ndihmën që ju nuk mund të ma jepnit.
KAPTINA II.
1 Ndë qoftë pra ndonji ngushullim mbë Krishtinë, ndë qoftë ndonji fjalë e butë dashunie, ndë qoftë ndonji shoqëni shpirti, ndë qofshinë zemëra të dhimtshime e mallngjime,
2 më mbushni me gëzim, qi të jeni me nji mend, tue qenunë me nji dashuni, bashkë me nji shpirt, me nji mend;
3 mos punoni gja me zmir, a me mendie të kotë, por me mendie të ulëtë, tue kuituem njiani tietërinë se ashtë ma i naltë se vetëvetëhenë;
4 le të mos vejë ore gjithë-se-cilli prei jush për të vetat, por edhe për të tierët gjithë-se-cilli.
5 Edhe le të jetë ndër ju ajo mendia qi ishte edhe mbë Iesu Krishtinë,
6 i cilli tue qenunë ndë formë të Perëndisë, nukë kucoi rrëmbim për me qenunë si nji-nji me Perëndinë,
7 por shprazi vetëvetëhenë, e muer formë shërbëtori, e u ba porsi nierëzit ndë shëmbëllim:
8 edhe u gjind porsi nieri ndë fityrë, uli vetëvetëhenë, e u ba i ndëgjueshim deri mbë vdekë, edhe me vdekë kryqi.
9 Përandai edhe Perëndia e naltoi tepërë, edhe i fali emënë, qi ashtë përmbi gjith’ emënë,
10 qi të uletë mb’emënë të Iesu Krishtit qish do gjunjë atyneve qi janë mbë qiell e ndë dhet, e ndënë dhet,
11 edhe qish do gjuhë të rrëfejë se Iesu Krishti ashtë Zot, ndë laft të Perëndisë Atit.
12 Përandai, o të dashunit’ e mi, sikurse keni ndëgjuem përherë, jo vetëmë porsi kur jeni ndër sy të mi, por tashti shumë ma fort qi nukë jam ndër sy, punoni për shpëtimin’ e vetiut me frikë e me drithtim,
13 sepse Perëndia asht’ ai qi vepëron mbë ju edhe të dashunit’ edhe të vepëruemitë, mbas pëlqimit vet.
14 Punoni të gjitha pa murmurim e pa mendime të doba,
15 qi të dilni faqe-bardhë e të qiruem, dielmt’ e Perëndisë pa palavi ndë miedis këti kombi dredharak e të shtrembëtë; ndërmiet atyneve ndritni porsi dritatë te bota,
16 tue mbaitunë fjalën’ e jetësë, për të mburrunitë t’em ndë ditë të Krishtit, sepse nuk’ eca kot, as nuk’ u mundueshë kot.
17 Por ndonëse bije vetëhenë t’eme për të stërpikunë ndë kurban e ndë shërbesë të besësë tuei, gëzohem e gazmohem bashkë me gjithë ju,
18 kështu edhe ju gëzohi e gazmohi bashkë me mue.
19 Edhe shpërej mbë Zotinë Iesu me u dërguem juve për së shpeiti Timothenë,
qi të më gëzohetë shpirti, kur të marr vesht për punët tueja.
20 Sepse s’kam ndonji kështu me nji shpirt, qi të ketë kujdes me zemërë të këthiellëtë për punët tueja,
21 sepse të gjithë kërkojnë për punët e veta, e jo për të Iesu Krishtit.
22 Edhe e dini provimin’ e ati, se punoi bashkë me mue mbë ungjillt, porsi diali me t’atinë.
23 Shpërej pra me dërguem juve këte përnjiherë, porsa të shof se si venë punët’ e mia.
24 Edhe kam shpëresë mbë Zotinë, se edhe unë vetë kam me ardhunë shpeit.
25 Por u kuitueshë se ashtë nevojë për me u dërguem juve Epafroditinë vëllan’ edhe punëtorin’ edhe ushtëtorinë shoqinë t’em, e apostullinë tuei, edhe shërbëtorin e nevojëse s’eme,
26 sepse kishte mall për të gjithë ju, edhe i vinte keq, sepse ndëgjuetë se ishte sëmunë.
27 Edhe për të vërtetë qe sëmunë afër për vdekë, por Perëndia e përdëlleu, edhe jo vetëm’ ate, por edhe mue, qi të mos kem idhënim përmbi idhënim.
28 Përandai u dërgova juve ate me nxitim, qi të gëzohi kur ta shifni për-së-ri, edhe unë të kem ma pak idhënim.
29 Pritnia pra mbë Zotinë me gjithë gëzim, edhe të tillë nierës t’i keni për nderë,
30 sepse për punën’ e Krishtit u afrue deri mbë vdekë, edhe s’pat kujdes për jetën’ e vet, për me mbushunë qish u mengon juve prei punësë qi pata për me bam’ unë.