Shërbesa për kombet
1 Për këtë arsye unë, Pali, i burgosuri i Krishtit Jezu për ju kombet, i lutem Perëndisë. 2 Me siguri ju keni dëgjuar për hirin që më ka dhënë Perëndia për t'ju shërbyer juve 3 dhe për shestimin e tij të fshehtë që ma ka bërë të njohur me anë të një zbulese. Për këtë ju kam shkruar shkurtimisht edhe më parë. 4 Kur t'i lexoni ato që ju shkrova do të mund të kuptoni sesa thellë e njoh të fshehtën për Krishtin 5 që nuk iu bë e njohur njerëzve të breznive të shkuara. Por tani Perëndia përmes Shpirtit, ia zbuloi këtë apostujve e profetëve të tij të shenjtë: 6 përmes ungjillit kombet do të bëhen bashkëtrashëgimtarë me judenjtë, gjymtyrë të një trupi dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të Perëndisë përmes Krishtit Jezu.
7 Unë u bëra shërbëtor i këtij ungjilli falë hirit që m'u dhurua nga Perëndia e që m'u dha falë veprimit të fuqisë së tij. 8 Mua, më të voglit nga të gjithë të shenjtët, m'u dha ky hir për t'u predikuar kombeve pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit 9 dhe për të nxjerrë në dritë sesi Perëndia që krijoi gjithçka do të vinte në jetë shestimin e tij që e kishte mbajtur të fshehur prej shekujsh. 10 Kështu tani, nëpërmjet kishës, sundimtarëve e pushteteve në vendet qiellore u bëhet e njohur urtia e shumëfishtë e Perëndisë.
11 Këtë Perëndia e bëri sipas qëllimit të tij të amshuar që ai e përmbushi përmes Krishtit Jezu, Zotit tonë. 12 Të bashkuar me Krishtin dhe përmes besimit në të, mund t'i afrohemi Perëndisë me liri e siguri të plotë. 13 Prandaj ju lutem të mos dëshpëroheni prej vuajtjeve që po kaloj për ju, përkundrazi ta keni për nder.
Njohja e dashurisë së Krishtit
14 Prandaj unë bie në gjunjë para Atit , 15 prej të cilit merr jetë çdo krijesë në qiej e në tokë. 16 Perëndia ju dhëntë, sipas pasurive të lavdisë së tij e përmes Shpirtit të tij, ju bëftë më të fortë shpirtërisht . 17 Krishti banoftë në zemrat tuaja përmes besimit, në mënyrë që të rrënjosur e të themeluar në dashuri, 18 të mund të kuptoni bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia e thellësia 19 e dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit, e cila tejkalon çdo dije, që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.
20 Perëndisë, që mund të bëjë shumë më tepër sesa gjithçka që i kërkojmë ose mendojmë, falë fuqisë që vepron në ne, 21 atij i qoftë lavdia përmes kishës e përmes Krishtit Jezu për të gjitha breznitë, në shekuj të shekujve! Amen!
KAPTINA III.
1 Për këte punë unë Pauli jam i lidhuni i Iesu Krishtit për ju kombet;
2 sepse ndëgjuetë guvernin’ e hirit Perëndisë qi m’u dha për ju,
3 se me të sbulueme ma bani të ngjofunë ate mpshefësinënë (sikurse u shkrova juve përpara me pak fjalë ,
4 qi ate tue kënduem mundeni me marrë vesht mendienë t’eme ndë mpshefësinët të Krishtit),
5 qi s’qe ngjofunë ndë brezat e tierë mbë të bijt e nierëzëvet, sikurse tashti u sbëlue me anë të Shpirtit mbë shenjtënit e ati apostujt edhe profetënit,
6 qi kombetë të jenë trashigimtarë bashkë, e me nji korp, e me nji piesë mbë të zotuemen’ e ati mbë Krishtinë me anë te ungjillit,
7 të cillit un’ iu bashë shërbëtuer mbas dhunëtisë hirit Perëndisë, qi m’u dha mbas të vepëruemit fuqisë ati.
8 Mue ma të vogëlit e gjithë shenjtënavet m’u dha ai hir me ungjillëzuem ndër kombet pasëjen’ e Krishtit qi s’i gjindetë gjurma,
9 edhe me ndritunë të gjithë, cilla ashtë shoqënia e mpshefësinësë qi qe mpshefunë prei jetëvet te Perëndia qi ndërtoi të gjitha me anë të Iesu Krishtit,
10 qi të ngjifetë tashti me anë të kishësë prei urdhënavet e prei pushtetevet ndë vendet të qijevet ditunia e Perëndisë qi ashtë shumë mëndyrësh,
11 mbas asai këshillesë lashtë qi bani mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë,
12 qi mb’ate kemi kucim edhe të hymë me shpëresë prei besës’ ati.
13 - Përandai u lutem juve të mos lodhi për shtrëngimet e mia qi kam për ju, e cilla ashtë lafti juei.
14 Për këte punë ul gjunjët’ e mi tek Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
15 qi prei ati qjuhetë qish do atëni qi ashtë ndë qijet e mbë dhet,
16 qi të u api juve mbas pasëjesë vet, të forcohi ndë fuqi me anë të Shpirtit ati mbë nierin’ e përmbrentshim,
17 qi të rrijë Krishti ndë zemërat tueja me anë të besësë, zanë rranjë e themeluem ndë dashuni,
18 qi të mundeni me marrë vesht bashkë me gjithë shenjtënat, qish ashtë të gjanët’ e të gjatët’ e të thellët’ e të naltëtë;
19 edhe të ngjifni ate dashunin’ e Krishtit qi kapërcen mendienë, qi të mbusheni me gjithë të mbushunit’ e Perëndisë.
20 Edhe mb’ate qi mundetë tepërë së tepëri me bamë për gjithë sa kërkoim’ e mendoimë, mbas asai fuqisë qi vepërohetë ndër ne,
21 mb’ate qoftë lafti ndë kishët me anë të Iesu Krishtit, mbë gjithë brezat e jetësë jetëvet. Amen.