Mbledhja e ndihmave
1 Është e tepërt t'ju shkruaj për shërbesën e ndihmës për të shenjtët, 2 sepse e njoh vullnetin tuaj të mirë, për të cilin krenohem para maqedonasve duke thënë: «Akaia u bë gati që vitin e shkuar». Zelli juaj ka vënë në lëvizje shumicën e tyre. 3 Megjithatë po ju dërgoj vëllezërit që të vërtetohet se në këtë rast mburrja jonë me ju nuk ka qenë e kotë dhe që ju të jeni gati, sikurse kam thënë se jeni.
4 Përndryshe, nëse vijnë me mua disa maqedonas dhe shohin se nuk jeni gati, ne do të dilnim të turpëruar që u krenuam me ju, për të mos thënë pastaj sesa të turpëruar do të dilnit ju. 5 Prandaj m'u duk e nevojshme t'u kërkoja vëllezërve që të vinin më parë te ju për të bërë gati dhuratën që keni premtuar, në mënyrë që ajo të jetë gati si dhuratë zemërgjerësie e jo kopracie.
6 Sepse, kush mbjell me kursim, do të korrë pak dhe kush mbjell me zemërgjerësi, do të korrë me begati.
7 Secili nga ju le të japë sa t'i dojë zemra, jo me keqardhje e as me detyrim, se Perëndia e do atë që jep me gëzim. 8 Perëndia mund t'ju japë me begati çdo të mirë, në mënyrë që gjithmonë të keni mjaftueshëm prej çdo gjëje e kështu të mund të jepni për çdo vepër të mirë. 9 Sikurse është shkruar:
ai shpërndan me zemërgjerësi,
u jep të varfërve,
drejtësia e tij qëndron në amshim.
10 Ai që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, do t'jua japë edhe juve farën për ta mbjellë dhe do ta shumojë. Ai do t'i shumojë frytet e drejtësisë suaj. 11 Ju do të pasuroheni në gjithçka, që të mund të jeni zemërgjerë, dhe shumë veta do të falënderojnë Perëndinë përmes nesh.
12 Kjo shërbesë ndihme jo vetëm që plotëson nevojat e të shenjtëve, por bën edhe që të burojnë shumë falënderime për Perëndinë. 13 Kur të shohin shërbesën tuaj të ndihmës, ata do të përlëvdojnë Perëndinë për bindjen tuaj ndaj ungjillit të Krishtit e për zemërgjerësinë që tregoni ndaj tyre dhe ndaj gjithë të tjerëve. 14 Dhe ata do të luten për ju e do të tregojnë shumë dashuri ndaj jush për shkak të hirit të pashoq që ju dha Perëndia. 15 I qofshim falë Perëndisë për dhuratën e tij të patregueshme!
KAPTINA IX.
1 Sa për shërbesën’ e shenjtënavet ashtë tepërë për mue me u shkruem juve.
2 Sepse e dij të shpeitët’ e zemërësë tuei, qi për ate mburrem mbë Makedonianët, se Ahai u ba gati çë viet, edhe përvëlimi i zemërësë tuei u shtiu ndezënë shumë vetëve .
3 Edhe dërgova vëllazënitë, për mos me dalun’ i kotë të mburrunitë t’anë qi kemi për ju mbë këte punë , qi të jeni bamë gati (sikurse thoshiem).
4 Druese vinë bashkë me mue Makedonianë, e u gjejnë juve pa bamë gati, turpënohemi na (për mos me thanë ju), mbë këte qindrim të mburrunit.
5 Përandai u mendueshë se ashtë nevojë t’u lutem vëllazënavet, qi të venë ma parë te ju, e të bajnë gati këte bekimin’ e limoshënësë tuei qi patët thanë çë përpara, qi të jetë gati kështu si bekim i limoshënësë , e jo si lakëmim.
6 Edhe këte e thom , se ai qi mbiell me kursim, ka me korrë edhe me kursim; edhe ai qi mbiell me dorë të hapëtë, ka me korrë edhe me dorë të hapëtë.
7 Gjithë-se-cilli le t’api sikurse t’i detë zemëra: jo me idhënim, a me shtrëngim, sepse Perëndia do ate qi ep me buzë për gas.
8 Edhe Perëndia asht’ i fuqishim me tepruem qish do hir mbë ju, për me pasunë mëjaft përherë mbë qish do gja , të teproni mbë qish do punë të mirë
9 (sikurse ashtë shkruem: “Përdau, u dha të vobegjivet, dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë” .
10 Edhe ai qi i ep farë ati qi mbiell, edhe bukë për të ngranë, dhasht’ e shumoftë farënë tuei, e rrittë bimat’ e dreitënisë tuei),
11 tue bamë të pasunë mbë të falunë ndersë mbë Perëndinë.
12 Sepse shërbesa e kësai pune jo vetëmë mbush plot nevojat’ e shenjtënavet, por edhe tepëron me shumë të falunë ndersë te Perëndia,
13 (sepse tue provuem këte shërbesë, lavdojnë Perëndinë për ndëgjimin’ e së rrëfyemesë tuei mbë ungjillin’ e Krishtit, edhe për piesën’ e dorësë hapëtë mb’ata edhe mbë të gjithë),
14 edhe mbë të lutunit’ e atyneve qi bajnë për ju, sepse kanë shumë mall për ju, për ate hirin’ e Perëndisë të tepërinë qi ashtë mbë ju.
15 Por hir qoftë mbë Perëndinë për dhunëtin’ e ati qi s’diftohetë me gojë .