1 Pra, cila është epërsia e judeut? Apo çfarë dobie ka rrethprerja? 2 Ajo ka shumë dobi nga çdo pikëpamje. Së pari, sepse judenjve iu besuan fjalët e Perëndisë. 3 E çfarë, pra? Nëse disa prej tyre nuk i qëndruan besnik Perëndisë, mos vallë mosbesimi i tyre do të shfuqizonte besnikërinë e tij? 4 Larg qoftë! Perëndia është i vërtetë në çdo gjë, megjithëse të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë! Sikurse është shkruar:
që ti të dalësh i drejtë
në fjalët e tua
e të triumfosh
kur të gjykohesh.
5 Por, nëse padrejtësia jonë nxjerr në pah drejtësinë e Perëndisë, çfarë të themi atëherë? Po të arsyetoja si njeri, do të shtroja pyetjen: mos vallë është i padrejtë Perëndia kur na ndëshkon? 6 Larg qoftë! Përndryshe, si do ta gjykojë Perëndia botën? 7 Nëse gënjeshtra ime nxjerr më në pah të vërtetën e Perëndisë dhe i jep më shumë lavdi atij, përse u dashka të gjykohem ende si mëkatar? 8 Atëherë, përse të mos themi: «Le të bëjmë të keqen, që të vijë e mira!», siç na përflasin disa e na akuzojnë se paskemi thënë? Këta e meritojnë ndëshkimin.
Asnjë nuk është i drejtë
9 Çfarë pra? A kemi epërsi ne judenjtë? Aspak! Sepse sapo e treguam se të gjithë, si judenjtë, edhe helenët, janë nën mëkat, 10 sikurse është shkruar:
asnjeri nuk është i drejtë,
as edhe një.
11 Nuk gjendet asnjë që kupton.
Nuk gjendet asnjë që kërkon Perëndinë.
12 Të gjithë kanë dalë nga udha
dhe janë rrënuar.
Asnjeri nuk bën të mirën,
as edhe një i vetëm.
13 Gryka e tyre është varr i hapur.
Me gjuhë kanë mashtruar.
Nën buzë
kanë helm nepërkash.
14 Gojën e kanë plot mallkime e hidhësi.
15 Këmbët e tyre
vrapojnë për të derdhur gjak.
16 Në udhët e tyre
ka rrënim e mjerim.
17 Udhën e paqes
nuk e kanë njour,
18 frikën e Perëndisë
nuk e kanë parasysh.
19 Ne e dimë se çfarëdo që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën këtë ligj, kështu që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota të gjykohet prej Perëndisë. 20 Asnjeri nuk do të bëhet i drejtë para Perëndisë nga veprat që urdhëron ligji, sepse nëpërmjet këtij ligji vjen vetëm njohja e mëkatit.
I drejtë përmes besimit
21 Por tani na është shfaqur se Perëndia na bën të drejtë pa ndërmjetësinë e ligjit, gjë që e kanë dëshmuar ligji e profetët. 22 Perëndia i bën të drejtë, përmes besimit në Jezu Krishtin, të gjithë ata që besojnë në të. Perëndia nuk bën dallim mes judenjve dhe helenëve, 23 sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë lavdinë e Perëndisë. 24 Ata u bënë të drejtë falas, me hirin e tij, përmes Krishtit Jezu, që i shpengoi nga mëkati. 25 Perëndia e kushtoi Jezuin si fli pajtimi, që përmes besimit në gjakun e tij të tregojë drejtësinë e tij për faljen e mëkateve të kryera më parë. 26 Në atë kohë Perëndia ishte i duruar me mëkatin, ndërsa në kohën e tanishme ai dëfton sesi i bën të drejtë njerëzit, duke dashur të tregojë se është vetë i drejtë dhe se bën të drejtë ata që besojnë në Jezuin.
27 Ku shkoi mburrja? Ajo mori fund. Prej cilit ligj? Atij të veprave? Jo prej tij, por nëpërmjet ligjit të besimit. 28 Ne, pra, mendojmë se njeriu bëhet i drejtë prej besimit, pa veprat që urdhëron ligji. 29 A është vallë Perëndia, Perëndi i judenjve? A nuk është ai edhe Perëndia i kombeve të tjera? Po, ai është edhe Perëndi i kombeve të tjera, 30 sepse ka vetëm një Perëndi. Ai do të bëjë të drejtë të rrethprerët prej besimit dhe të parrethprerët nëpërmjet besimit. 31 Mos vallë nëpërmjet besimit shfuqizojmë ligjin? Larg qoftë! Përkundrazi, e vëmë ligjin në vendin e vet.
Krie e tretë
1 Ç’ka dha më tepër Çifuti, a ç’është të mbrodhurit’ e Peritomisë?
2 Shumë, për çdo anë. Protoparë sepse qenë besuarë mb’ata fjalët’ e Perndisë.
3 Edhe ndë mos besuanë ca, çë? Mos do të prishjë besën’ e Perndisë pabesllëku i ture?
4 Jo, kurrë. Po le të jetë e vërtetë Perndia, e çdo njeri gënjeshtjar, sikundr’ është shkruarë: Për të qënë ti i drejtë ndë fjalë të tua, e të mundç kur të thërriteç ndë gjuq.
5 E nd’është që adhiqia onë madhëçon gjuqin’ e Perndisë, ç’do të thomi na? Mos është adhiko Perndia që mundon? (kuvëndoj si njeri).
6 Jo, kurrë. Se ndë mos është kështu, qish do të gjukojë Perndia botënë?
7 Sepse nd’është që e vërtet’ e Perndisë u shtua ndë lëvdim të saj për gënjeshtrë time, pse edhe unë dëmëtonem gjithënjë posi një fajëtuar?
8 E jo (sikundrë na shajënë, e që (si)kundrë thonë ca sikur të thoshëm nevet) që le të bëjëmë të këqiatë, që të na vijënë të miratë? Ature njerëzet të dëmëtuaritë është me udhë.
9 Ç’ësht’ adha? Kemi gjë më tepër se ata? Farese. Sepse nevet e dëftuam më përpara që edhe çifutë edhe Elinëtë, gjithë ndënë faj janë.
10 Sikundr’ është shkruarë së s’është ndonjë i drejtë, s’është as një.
11 S’është ndonjë që të kupëtojë, s’është ndonjë që të kërkojë Perndinë.
12 Të gjithë duallë nga udha, të gjithë u bënë të pavëjierë. S’është ndonjë që bën të mirë, s’është as ngjera mbë një.
13 Frik’ e ture është një varr i hapëtë, e me gjuhërat’ e ture flisnë gënjeshtra. Helm i nepërkavet ndënë buzë të ture.
14 E goja e këture është plot me nëmë e me pikëllim.
15 Këmbët’ e ture janë të shpejta për të derdhurë gjak.
16 Nd’udhë të ture është prishëjë e mundim.
17 E udhën’ e paqesë nuk’ e kanë njohurë.
18 Nuk’ është frikë Perndie përpara sivet së ture.
19 Navet ndashti e dimë që sa thotë nomi, për ata që janë ndënë nom i thotë, që të mbilletë çdo gojë, e gjithë bota të dëmëtonetë ndënë gjuq të Perndisë.
20 Sepse nga punët’ e nomit nukë do të bënetë ndonjë njeri i drejtë përpara sij, sepse nga nomi njohëmë fajnë.
21 Ma ndashti pa nom na u çfaq gjuqi i Perndisë, veveosurë nga nomi edhe nga profitë.
22 Gjuqi thom i Perndisë për besë të Iisu Hristoit, mbë të gjithë e mbi gjith’ ata që besojënë, sepse nuk’ është ndonjë të shquarë.
23 Sepse të gjithë fëjienë, e u lipsetë nderi i Perndisë.
24 Sepse u dhiqeosnë dhuratë me dhurëti t’atij, me anë të kseshpërblimit që është mbë Hristo Iisunë.
25 Që atë e vuri Perndia illasmo (ndëjesë) me fuqi të gjakut me anë të besësë, që të bën të njihej të drejtët’ e tij, ndë të ndëjierë të fajevet së para.
26 Ndë të duruarë të Perndisë, ngjera sa të bën të njihej gjuqi i saj mbë këtë kohë ndashti, që të jetë ai i drejtë, e të ndreqjë atë që ka besë mbë Iisunë.
27 Ku adha është të mburturitë tat? Mbeti jashtë. Me çfarë nom? Të punëravet? Jo. Po me nom të besësë.
28 Silloisemi adha, që njeriu bënetë i drejtë me anë të besësë, pa punërat’ e nomit.
29 A Perndia është vetëmë Perndi e çifutet? E nuk’ ësht’ edhe të tjeravet filira? Me të vërteta edhe të së tjeravet.
30 Sepse një është Perndia, që do të bëjë të drejtë të preritë me anë të besësë, e të papreritë me besë.
31 Prishjëmë adha nevet nomnë me besë? Jo, kurrë. Po edhe më tepër e veveosjëmë nomnë.