Një mijë vjetët
1 Pastaj pashë një engjëll që zbriste nga qielli. Ai kishte çelësin e humnerës dhe në dorë mbante një zinxhir të madh. 2 Ai e kapi dragoin, gjarprin e lashtë, që është Djalli dhe Satani dhe e lidhi për një mijë vjet. 3 E hodhi në humnerë, e mbylli dhe e vulosi, që të mos mashtronte më kombet, derisa të mbusheshin një mijë vjet. Më pas duhej të zgjidhej edhe për pak kohë.
4 Pastaj pashë disa frone. Atyre që u ulën mbi to iu dha pushteti të gjykojnë. Pashë edhe shpirtrat e atyre që ishin therur për dëshminë e Jezuit dhe për fjalën e Perëndisë që nuk e kishin adhuruar bishën e as shëmbëlltyrën e saj dhe nuk e kishin marrë damkën në ballë e në dorë. Ata u kthyen në jetë dhe mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
5 Të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë, derisa u mbushën një mijë vjet. Kjo është ngjallja e parë. 6 I lum dhe i shenjtë është ai që merr pjesë në ngjalljen e parë. Mbi ta nuk do të ketë pushtet vdekja e dytë, por do të jenë priftërinj të Perëndisë e të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të për një mijë vjet.
Mposhtja e Satanit
7 Kur të mbushen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu 8 e do të dalë të mashtrojë kombet në të katër qoshet e tokës, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë për luftë. Numri i tyre do të jetë sa rëra e detit. 9 Ata u përhapën anekënd tokës dhe rrethuan fushimin e të shenjtëve dhe qytetin e dashur, por nga qielli zbriti flakë e i përpiu. 10 Atëherë djallin që i kishte mashtruar, e hodhën në liqenin e zjarrtë të squfurit, ku ishin edhe bisha me profetin e rremë. Atje do të mundohen ditë e natë, në shekuj të shekujve.
Gjykimi para fronit
11 Pastaj pashë një fron të madh, të bardhë dhe atë që rrinte ulur në të, para syve të të cilit ishin zhdukur toka dhe qielli e nuk shiheshin më. 12 Pashë edhe të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që qëndronin para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër, libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas veprave të tyre që ishin shkruar në libra.
13 Deti i ktheu të vdekurit që mbante. Po ashtu edhe vdekja e skëterra i kthyen të vdekurit që kishin. Secili u gjykua sipas veprave. 14 Pastaj vdekja e skëterra u hodhën në liqenin e zjarrit. Liqeni i zjarrit është vdekja e dytë. 15 Kush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u hodh në liqenin e zjarrit.
Krie e njëzetë
1 E paçë ëngjëll që cbrit nga qielli, e mban quçn’ e avisit, e një zinçir të madh mbë dorë të tij.
2 E ai e zuri dhrakonë, atë gjarpërin’ e lashtë, ai është djalli e satanai, e e lidhi atë një mijë vjet.
3 E vuri atë nd’aviso, e mbilli atë, e e vulosi mbi të, që të mos pllanepsjë më miletetë ngjera sa të sosenë të një mijë vjetë e pastaje duhetë që të cgjidhetë ai për pak kohë.
4 E paçë frone, e mb’ato ndëjnë (dica) e u dha ature të bëijnë gjuq; e (paçë) shpirtëret’ e ature që qenë peleqisurë për martiri të Iisuit, edhe për fjalë të Perndisë, e ata që nukë qenë falë bishësë, as ikonësë tij, e nukë panë marrë nishan’ e saj ndë ballë të ture, edhe mbë dorë të ture; e rruanë, e mbretëruanë bashkë me Krishtinë për një mijë vjet.
5 E të tjerëtë nga të vdekuritë nukë rruanë ngjera sa të sosenë të një mijëtë vjet; këta është të ngjallturit’ e parë.
6 I lumurë e Shënjt ësht’ ai, që ka pjesë ndë të ngjallturë të parë; mbi këta nukë ka fuqi mortia e ditë; po do të jenë priftër të Perndisë e të Krishtit, e do të mbretërojënë me të bashkë një mijë vjet.
7 E kur të sosenë të një mijë vjetë, do të cgjidhetë satanai nga hapsana e tij.
8 E do të dalë të pllanepsjë miletetë që janë mbë të katër qoshet’ e dheut, Gognë edhe Magognë, e t’i mbëjedhë ata për luftë; nemuri i këture është posi rëra e detit.
9 E hipnë mbë të gjerë të dheut, e pushtruanë të ndënjurit’ e Shënjtorëvet, e qutetn’ e dashurë; e cbriti një zjar prej qiellit, dërguarë prej Perndisë, e i hangri ata.
10 E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet.
11 E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë.
12 E paçë të vdekuritë, të vogjëj e të mëdhinj, që rrijnë përpara Perndisë, e u hapnë kartëratë; e një tjatër kartë u hap, që është e jetësë; e u gjukuanë të vdekuritë mbi ato që qenë shkruarë ndë kartëra, sikundrë qenë shërbesat’ e ture.
13 E deti dha të vdekuritë që mbaj ndë vetëhe të tij, e vdekëja edhe Adhi dhanë të vdekurit’ e ture që kishnë; e u bë gjuqi mbë cilëdo sikundrë kishnë punuarë.
14 E mortia edhe Adhi u hodhë ndë gjol të zjarit. Kij është morti i ditë.
15 E kush nuk’ u gjënd shkruarë ndë kartë të jetësë, u hodh ndë gjol të zjarit.