Përshëndetje
1 Unë Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, përshëndes dymbëdhjetë fiset e shpërndara nëpër botë.
Besimi e urtia
2 Vëllezërit e mi, gëzohuni kur ndeshni tundime të ndryshme, 3 sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell durimin. 4 Kini durim deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë.
5 Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t'i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim, 6 por le të kërkojë me besim dhe pa dyshuar. Kush dyshon, i ngjan valës së detit, që e ngre era dhe pastaj e përplas. 7 Ky njeri të mos pandehë se do të marrë ndonjë gjë nga Zoti, 8 sepse është njeri me dy mendje dhe i paqëndrueshëm në gjithçka që bën .
Varfëria e pasuria
9 Vëllai i varfër le të krenohet, se do ta lartësojë Perëndia, 10 ndërsa vëllai i pasur se do ta përulë. I pasuri do të shkojë si lulja e barit. 11 Dielli lind dhe nxehtësia e tij e than barin. Lulja e barit vyshket dhe bukuria i zhduket. Kështu do të vyshket edhe i pasuri në gjërat që bën.
Sprova e tundime
12 Lum ai njeri që duron tundimet, sepse, pasi të ketë kaluar sprovën, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Perëndia ua premtoi atyre që e duan.
13 Askush, kur tundohet, të mos thotë: «Jam tunduar nga Perëndia». Perëndia nuk tundohet nga e keqja dhe nuk tundon askënd. 14 Secili tundohet nga lakmia e vet, që e josh dhe e mashtron. 15 Kur lakmia mbarset, pjell mëkatin, ndërsa mëkati që kryhet sjell vdekjen.
16 Vëllezërit e mi të dashur, mos u mashtroni! 17 Çdo e mirë që na është dhënë dhe çdo dhuratë e përsosur vjen nga lart dhe zbret nga Ati i dritave qiellore. Perëndia nuk ndryshon dhe nuk lë hije ndryshimi. 18 Prej vullnetit të tij na dha jetë me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi fryti i parë i krijesave të tij.
Dëgjimi e zbatimi i fjalës
19 Vëllezërit e mi të dashur, dijeni se çdo njeri duhet të jetë i gatshëm për të dëgjuar, i ngadaltë për të folur dhe i ngadaltë në zemërim. 20 Zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë. 21 Prandaj hidhni tej çdo ndyrësi e çdo ligësi tjetër dhe me përulësi pranoni fjalën që Perëndia ka mbjellë ndër ju, fjalë e cila mund t'ju shpëtojë shpirtrat.
22 Bëhuni zbatues të fjalës dhe jo vetëm dëgjues që gënjejnë veten. 23 Sepse nëse dikush është vetëm dëgjues i fjalës dhe jo zbatues i saj, ai i ngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij të vërtetë në pasqyrë, 24 por pasi shihet, ikën e menjëherë harron sesi ishte. 25 Ndërsa ai që e shikon me kujdes ligjin e përsosur të lirisë dhe ngulmon në të, ai që nuk mbetet vetëm një dëgjues që harron, por zbatues i tij, do të jetë i lum në gjithçka që bën.
26 Kush mendon se është fetar dhe nuk i vë fre gjuhës, mashtron veten dhe feja e tij është e kotë. 27 Feja e pastër dhe e panjollë para Perëndisë dhe Atit është kjo: përkujdesja për jetimët e vejushat që janë në vështirësi dhe ruajtja e vetes të pastër nga bota.
Krie e parë
1 Iakovi, ropi i Perndisë edhe i Zotit Iisu Hristoit, mbë të dimbëdhjetë fili, që janë të përhapurë, u thom të gëzoni.
2 Kinie, o vëllazër, si një aformi gëzimit së vërtetë, kur të biri ndë shumë lloi piraksira.
3 Se e diji që dhoqimia e besësë suaj bie durimnë.
4 E durimi le të ketë punë të tërë, që të jini telio, e të tërë, e të palipsurë mbë ndonjë punë.
5 E nd’i lipsetë ndonjeit nga jush sofi, le të kërkojë nga Perndia që ep mbë gjithë pa kurcim e nukë shan, e do t’i ipetë atij.
6 Edhe le të kërkojë me besë, pa ndonjë shubehe, sepse ai që ka shubehe gjan me tallaz të detit kur nakatosetë a kur e tund era.
7 Le të mos mendonetë ai i tili njeri se merr gjëkafshë prej Zotit.
8 Sepse njeriu me di mënd ësht’ i paqëndruarë ndë gjith’ udhëra të tij.
9 Vëllai adha i unjëtë le të mburretë ndë të lartë të tij.
10 I pasuri pa ndë t’unjurë të tij, sepse posi lule e barit do të shkojë.
11 Sepse dolli Dielli bashkë me të ngrohëtë, e e thau barë, edhe lule e tij i ra, edhe bukuria e faqesë tij i humbi. Kështu edhe i pasuri ndë të çuara të tij do të veshqetë.
12 Lum ai njeri që duron pirasmo, sepse kur të jetë dhoqimasurë, do të marrë kurorën’ e jetësë, që është taksurë nga Zoti mb’ata që e duanë atë.
13 Ndonjë kur të piraksetë, le të mos thotë që piraksetë nga Perndia, sepse Perndia nukë gucitetë nga e keqia, e ai nukë gucit ndonjë.
14 Po cilido gucitetë nga dëshërimi i tij, e cbranisetë e gënjenetë.
15 Pastaje dëshërimi bënetë me barrë e pjell fajnë, e faji pa si të bënetë, pjell mortnë.
16 Mos doi të gënjeneni adha, o vëllazërit’ e mi të dashuritë.
17 Çdo e dhënë e mirë e çdo dhurëti e tërë, vjen sipërit tuke cbriturë nga babai i dritëvet; mb’atë nuk’ është të këmbierë, as hie e këmbimit.
18 Sepse ai me thelimë të tij na polli nevet, për fjalë të së vërtetësë, që të jemi nevet ëndë e punëravet së bëra të tij.
19 Andaj, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, le të jetë çdo njeri i shpejtë mbë të digjuarë, e i mënuarë mbë të kuvënduara, e i mpirë mbë të zëmëruarë.
20 Sepse të zëmëruarit’ e njeriut nuk’ e mbush të drejtën’ e Perndisë.
21 Për atë punë, si të hidhni poshtë çdo qelbësirë e të tepëruarën’ e së keqesë, me të butë dheksni fjalënë që është birë ndër ju, atë që mund të sosjë Shpirtëratë tuaj.
22 E bëni asuresh që bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh që digjojënë tuke gënjierë vetëhenë.
23 Sepse ndë digjoftë ndonjë fjalënë e të mos ta bëjë, kij gjan me një njeri që vështron ndë pasqirë faqen’ e tij që ka nga mëma.
24 Ai si vështroi vetëhenë, shkoi e vate, e harroi çfarë lloi qe.
25 Ma ai që të vështrojë brënda ndë nom të tërë t’elefterisë, e nd’atë pret, kij si nukë bënetë i mbajturë vesh i haruarë, po që bën punënë, kij do të jetë i lumurë ndë punë të tij.
26 Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.
27 Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, të vështrojmë të varfëritë e të vatë, ndë shtrëngim të ture, e të ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë.