Numri i të vulosurve
1 Pastaj pashë katër engjëj që qëndronin në katër cepat e tokës. Ata mbanin katër erërat e tokës, në mënyrë që të mos frynte erë mbi tokë, mbi det apo mbi ndonjë pemë. 2 Pashë edhe një engjëll tjetër, që ngjitej andej nga lind dielli dhe kishte vulën e Perëndisë së gjallë. Ai thirri me zë të fortë katër engjëjt, të cilëve u ishte dhënë pushteti të dëmtojnë tokën dhe detin 3 e u tha: «Mos e dëmtoni as tokën, as detin e as pemët, derisa të vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë».
4 Dëgjova numrin e atyre që ishin vulosur: njëqind e dyzet e katër mijë të vulosur nga gjithë fiset e bijve të Izraelit.
5 Dymbëdhjetë mijë të vulosur nga fisi i Judës; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Rubenit; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Gadit; 6 dymbëdhjetë mijë nga fisi i Asherit; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Neftalimit; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Manaseut; 7 dymbëdhjetë mijë nga fisi i Simeonit; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Levit; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Isaharit; 8 dymbëdhjetë mijë nga fisi i Zabulonit; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Jozefit; dymbëdhjetë mijë nga fisi i Benjaminit.
Nga çdo komb
9 Pastaj pashë një turmë të madhe nga çdo komb, fis, popull e gjuhë, që askush nuk mund ta numëronte. Turma qëndronte para fronit e para Qengjit, veshur në të bardha e me palma në duar. 10 Njerëzit e turmës thërrisnin me zë të lartë:
«Shpëtimi vjen nga Perëndia ynë
që rri ulur në fron dhe nga Qengji».
11 Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve dhe katër gjallesave. Pastaj ranë përmbys para fronit me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë 12 kështu:
«Amen!
Bekimi, lavdia,
urtia, falënderimi,
nderi, fuqia e pushteti
janë të Perëndisë tonë,
në shekuj të shekujve.
Amen!».
13 Atëherë një nga pleqtë më pyeti: «Kush janë këta të veshur me rroba të bardha? Nga kanë ardhur?». 14 Unë iu përgjigja: «Imzot, ti e di». Ai më tha:
«Këta janë ata
që kanë ardhur
nga përndjekja e madhe.
Ata i kanë larë rrobat
dhe i kanë zbardhur ato
me gjakun e Qengjit.
15 Prandaj qëndrojnë
para fronit të Perëndisë
e i shërbejnë ditë e natë
në tempullin e tij.
Ai që rri në fron
do të banojë përherë mes tyre.
16 Nuk do të kenë më
as uri,
as etje
e as dielli,
as i nxehti
nuk do t'i djegë më.
17 Qengji që rri në mes të fronit
do të jetë bariu i tyre
dhe do t'i drejtojë
për te burimet e ujërave të jetës
dhe Perëndia do të fshijë çdo lot
nga sytë e tyre».
Krie e shtatëtë
1 E pastaje paçë katër Ëngjëj që rrijnë mbë të katër qoshet’ e dheut, e mbaijnë të katër erërat’ e dheut, që të mos frin erë mbi dhe, as mbë ndonjë bimë.
2 E paçë tjatër Ëngjëll që hipën nga del dielli, e që kish vulën’ e Perndisë gjallë; e thërrit me zë të lartë të katër Ëngjëjet, ature që u është dhënë urdhër të dëmëtojnë dhenë edhe detinë.
3 E thosh: Mos bëni të keq dheut, as detit, as lisavet, ngjera sa të vulosjëmë ropt’ e Perndisë sonë mbë ballëra të ture.
4 E digjova nëmurin’ e së vulosuret: njëqind e dizet e katër mijë të vulosurë, nga çdo fili të bijet së Israilit.
5 Nga fili e Iudhësë, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Ruvimit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Gadhit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
6 Nga fili e Asirit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Nefthalimit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Manasiut, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
7 Nga fili e Simeonit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Leviut, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Isaharit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
8 Nga fili e Zavullonit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Iosifit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Veniaminit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
9 Pastaj paçë, e ja një turm’ e madhe, që nukë mund ta nëmëron atë njeri, nga çdo milet, e fili, e llao, e gjuhë, që rrijnë përpara fronit e përpara qengjit, veshurë rroba të bardha, e me finiqe mbë duar të ture.
10 E thërrisnë me zë të madh, e thoshnë: Shpëtimi mbë Perndinë tënë, që rri mbë fron, edhe mbë qengjnë.
11 E gjithë Ëngjëjtë rrijnë rrotullë fronit, e rrotullë pleqet, e të katër kafshëvet, e ranë përmbis përpara fronit e ju falë Perndisë.
12 Tuke thënë: Vërtet. Bekimi edhe lëvdimi, edhe sofia, edhe efharistia, edhe nderi, edhe të fortëtë, edhe kuveti, mbë Perndinë tënë mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
13 E u përgjegj një nga pleqtë, e më tha mua: Këta të veshuritë me rroba të bardha, cilëtë janë e ngaha erdhë?
14 E ju përgjegjçë atij: Ti i di, Zot. E ai më tha mua: Këta janë ata që kanë ardhurë nga një shtrëngim i madh, e kanë larë rrobat’ e ture, e kanë cbardhurë stolit’ e ture ndë gjak të qengjit.
15 Pra andaj gjëndenë përpara fronit së Perndisë, e llatrepsjënë atë dit’ e natë ndë nao të tij; e ai që rri ndë fron do të rrijë mbi ta.
16 E do të mos kenë më as u, as et, edhe do të mos bjerë dielli mbi ta, as ndonjë vapë.
17 Sepse qengji që gjëndetë ndë mes të fronit do të qiverrisjë ata e do t’i bjerë ata ndë kronjër t’ujëravet së gjalla, e do të thajë Perndia gjithë lotë nga sit’ e ture.