1 Ne e dimë se tenda në të cilën banojmë, domethënë trupi ynë tokësor, do të shkatërrohet, por ne kemi në qiej një tjetër banesë të amshuar, të ndërtuar nga Perëndia e jo nga duar njerëzore. 2 Në këtë banesë njerëzore ne rënkojmë ndërsa presim me padurim të veshim banesën tonë qiellore. 3 Kur të kemi zhveshur banesën tokësore, nuk do të jemi lakuriq.
4 Ndërsa jemi ende në këtë tendë, rënkojmë nën peshën e saj, jo se duam të zhvishemi prej saj, por se duam të veshim banesën e re, në mënyrë që ajo që është e vdekshme, të përpihet nga jeta. 5 Ai që na ka përgatitur për këtë gjë, është Perëndia. Ai na ka dhënë Shpirtin si kapar.
6 Ne kemi marrë zemër dhe e dimë se, për sa kohë banojmë në këtë trup, banojmë larg nga Zoti, 7 sepse jetojmë përmes besimit dhe jo përmes asaj që shohim. 8 Ne kemi shpresë dhe parapëlqejmë të largohemi nga ky trup për të banuar pranë Zotit. 9 Por, mbi të gjitha ne duam t'i pëlqejmë Perëndisë, qoftë duke qëndruar në këtë banesë, qoftë duke e lënë atë. 10 Të gjithë ne duhet të dalim para Krishtit për t'u gjykuar prej tij, në mënyrë që secili të marrë shpërblimin sipas veprave që ka bërë gjatë jetës së vet, qofshin këto të mira apo të këqija.
Shërbesa e pajtimit
11 Prandaj ne që e njohim frikën ndaj Zotit, përpiqemi të bindim të tjerët. Perëndia na njeh mirë, por shpresoj që thellë në ndërgjegjet tuaja edhe ju të na njihni mirë. 12 Nuk duam të lavdërohemi edhe një herë para jush, por po ju japim rastin të krenoheni me ne, që të mund t'u përgjigjeni atyre që mburren me pamjen e jashtme e jo me çfarë kanë në zemër.
13 Nëse sillemi si të marrë, këtë e bëjmë për Perëndinë dhe nëse sillemi me urti, këtë e bëjmë për ju. 14 Dashuria e Krishtit na jep zemër, sepse jemi të bindur se njëri ka vdekur për të gjithë dhe si pasojë të gjithë kanë vdekur. 15 Krishti vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, por të jetojnë për atë që vdiq e u ngjall për ta.
16 Prandaj ne nuk shohim më askënd vetëm në mënyrë njerëzore. Edhe pse dikur e njihnim Krishtin në këtë mënyrë, tani nuk e njohim më ashtu. 17 Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan dhe, ja, u bënë të reja. 18 E gjithë kjo vjen prej Perëndisë, i cili na pajtoi me veten e tij përmes Krishtit dhe na ngarkoi me shërbesën për të pajtuar njerëzit me të.
19 Perëndia e pajtoi botën me veten e tij përmes Krishtit duke mos ua marrë parasysh njerëzve paudhësitë dhe duke na besuar predikimin e pajtimit. 20 Kështu ne jemi përfaqësues të Krishtit dhe kur ju flasim ne, është si t'ju fliste Perëndia. Ju përgjërohemi që për hir të Krishtit të pajtoheni me Perëndinë. 21 Atë që nuk njihte mëkat, Perëndia e ngarkoi me mëkatet tona, në mënyrë që përmes tij Perëndia të na bëjë të drejtë.
Krie e pesëtë
1 Sepse navet e dimë që ndë na u prishtë shtëpia onë e balta e kësaj tendet, kemi një të ndënjurë prej Perndiet, një shtëpi jo të bërë me duar, që s’ka të sosurë ndër Qiell.
2 Sepse ndë këtë (tendë) edhe rëkojmë, tuke dëshëruarë të jemi veshurë si për të ndënjurë tënë, që është prej Qiellit.
3 Ndë qoftë që do të gjëndemi kur jemi të veshurë, jo të sveshurë.
4 Sepse navet që jemi ndë këtë tendë rëkojëmë tuke rënduarë, sepse nukë duamë të svishemi, po duamë të vishemi, që të rrufisetë prej jetet ajo që ësht’ e vdekurë.
5 E ai që na ka bërë nevet për këtë të tillë punë, është Perndia, që ka dhënë ndë nevet kapar’ e Shpirtit.
6 Si jemi kurdo plot me tharos, e dimë, që sa kohë rrojëmë brënda ndë kurm, jemi larg nga Zoti.
7 (Se ecëjëmë me besë, e jo me të parë).
8 E andaj kemi tharos, e duamë më tepër të ikëjmë nga kurmi, e të gjëndemi përpara Zotit.
9 E andaj kërkojëmë me shumë spudhi të pëlqejëmë atij, kaqë kur gjëndemi mbë kurm, kaqë kur dalmë prej si.
10 Se është shtrëngim për gjithë nevet të çfaqemi përpara gjuqit së Krishtit, që të marrë gjithëkush ato që bëri me kurm, kaqë të mirë, kaqë të ligë.
11 Kur e dimë adha qish është për të trëmburë Zotnë, bindjëmë njerëzitë (ndë besë) e jemi njohurë te Perndia, e shpërej që jemi njohurë edhe ndë fiqirë tuaj.
12 Nevet nukë mburemi përsëri mbanë ju, po apëmë aformi ndë juvet të mbureni për nevet, që të kini ç’të thoni mb’ata që mburenë ndë faqe e jo ndë zëmërë.
13 Sepse ndë jemi të çartosurë, jemi për Perndinë, e ndë jemi të urtë, jemi për të mirë tuaj.
14 Sepse na shtrëngon nevet dashuria e Krishtit.
15 Kur mëndonemi nevet këtë, se nd’është një vdekurë për të gjithë, të gjith’ adha vdiqnë, e për të gjithë vdiqi një që të mos rrojënë më mbë vetëhe të ture, po mb’atë që vdiq e u ngjall për ta.
16 Kaqë që nevet nukë njohëmë, sot di parë ndonjë, sikundr’ është kurmi. E ndonëse patm njohurë Krishtnë sikundr’ është kurmi, ma ndashti më nuk’ e njohëmë.
17 E kaqë që nd’është ndonjë mbë Krishtnë, ai është ktism’ e re. Punërat’ e lashta shkuanë, ja që u bënë të gjitha të ra.
18 E të gjitha janë nga Perndia, që na paqtoi me vetëhe të saj, me anë të Iisu Hristoit, e që na dha nevet ipiresin’ e të paqtuarit.
19 Sepse Perndia ish që paqton botënë me vetëhe mbë Krishtinë, pa llogariasurë mb’ata fajet’ e ture, e vuri mbë nevet fjalën’ e paqesë.
20 Nevet adha lutemi si të dërguarë për Krishtinë, sikur anangas Perndia me anë tënë. Andaj u lutemi për ëmër të Krishtit, të paqtoni me Perndinë.
21 Sepse Perndia atë që nukë njohu faj, e bëri për nevet faj, që të bënemi nevet e drejtë e Perndisë me anë të atij.