Lindja e Jezuit
(Mt 1.18-25)
1 Në ato ditë Cezar Augusti nxori një dekret për shënimin e tërë popullsisë. 2 Shënimi i parë ishte bërë kur Kuirini qeveriste Sirinë. 3 Të gjithë shkonin për t'u shënuar, secili në qytetin e vet. 4 Edhe Jozefi, që ishte nga Galilea, nga qyteti i Nazaretit, shkoi në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Betlehem, sepse ishte nga shtëpia e nga fisi i Davidit, 5 për t'u shënuar së bashku me Marinë, të fejuarën e tij, që ishte shtatzënë. 6 Ndërsa ndodheshin në Betlehem, i erdhën ditët për të lindur 7 dhe lindi birin e saj të parëlindur. E mbështolli në pelena dhe e vuri në grazhd, se në bujtinë nuk kishte vend për ta.
Barinjtë dhe engjëjt
8 Në atë vend gjendeshin disa barinj që kalonin natën nëpër ara duke ruajtur tufën e tyre. 9 Një engjëll i Zotit iu shfaq atyre dhe lavdia e Zotit i mbështolli me dritë. Ata u trembën shumë, 10 por engjëlli u tha: «Mos kini frikë! Ja, po ju jap lajmin e mirë, një gëzim të madh për të gjithë popullin: 11 sot, në qytetin e Davidit ka lindur për ju një shpëtimtar që është Krishti Zot. 12 Shenja për ju do të jetë kjo: do të gjeni një fëmijë të mbëshjellë në pelena e të shtrirë në grazhd». 13 Papritur bashkë me engjëllin u duk një ushtri e madhe qiellore që lavdëronte Perëndinë kështu:
14 «Lavdi i qoftë Perëndisë
në lartësitë qiellore
e paqe në tokë
njerëzve që ai i ka për zemër».
15 Kur u larguan engjëjt prej tyre e u kthyen në qiell, barinjtë i thanë njëri-tjetrit: «Të shkojmë në Betlehem e të shohim çfarë ka ndodhur, atë që na ka bërë të ditur Zoti». 16 Ata shkuan me nxitim dhe gjetën Marinë me Jozefin e fëmijën të shtrirë në grazhd. 17 Kur e panë, shpallën çfarë u qe thënë për foshnjën. 18 Dhe të gjithë ata që dëgjuan mbetën të habitur nga tregimi i barinjve.
19 Maria i ruante dhe i shqyrtonte të gjitha këto në zemrën e saj.
20 Atëherë barinjtë u kthyen duke përlëvduar Perëndinë e duke i thurur lavde për gjithçka panë e dëgjuan, ashtu siç u qe thënë.
21 Pas tetë ditësh, kur e rrethprenë, i vunë emrin Jezu, emrin që i kishte vënë engjëlli para se të ngjizej.
Jezui foshnjë në tempull
22 Kur erdhi koha e pastrimit të tyre në tempull, sipas ligjit të Moisiut, Jozefi dhe Maria e çuan Jezuin në Jerusalem për t'ia paraqitur Zotit, 23 siç është shkruar në ligjin e Zotit: çdo djalë i parë do t'i kushtohet Zotit 24 dhe për të kushtuar flinë siç thuhet në ligjin e Zotit: një çift turtujsh ose dy pëllumba të vegjël.
25 Në atë kohë jetonte në Jerusalem një njeri me emrin Simeon. Ky njeri ishte i drejtë e i përkushtuar ndaj Perëndisë. Ai priste ngushëllimin e Izraelit dhe Shpirti i shenjtë ishte me të. 26 Shpirti i shenjtë i kishte zbuluar se nuk do të vdiste pa e parë Krishtin e Zotit. 27 I udhëhequr nga Shpirti, ai erdhi në tempull dhe kur prindërit sollën Jezuin foshnjë, për të përmbushur me të kërkesat e ligjit, 28 Simeoni e mori Jezuin në krahë dhe bekoi Perëndinë kështu:
29 «Tani, o Zot,
lëre shërbëtorin tënd
të shkojë në paqe,
sipas fjalës sate,
30 se me sytë e mi
e pashë shpëtimin tënd
31 që ti e përgatite
në sytë e të gjithë popujve,
32 dritë për të ndriçuar kombet
e lavdi për popullin tënd, Izraelin».
33 I ati dhe e ëma e Jezuit mrekulloheshin nga gjërat që thuheshin për të. 34 Atëherë Simeoni i bekoi e i tha Marisë, nënës së Jezuit: «Ja, ky fëmijë do të jetë shkak për rënien dhe ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe shenjë kundërshtimi, 35 që të zbulohen mendimet e shumë zemrave. Ndërsa ty një shpatë do të ta përshkojë shpirtin».
36 Aty gjendej edhe një profeteshë, Ana, e bija e Fanuelit, nga fisi i Asherit. Ajo ishte e shkuar në moshë, kishte jetuar shtatë vjet me burrin e saj 37 e pastaj jetoi si vejushë derisa u bë tetëdhjetë e katër vjeç. Ajo nuk largohej nga tempulli, por adhuronte Zotin ditë e natë, duke agjëruar e duke u lutur. 38 Meqenëse ndodhej aty në atë çast, filloi edhe ajo të lavdëronte Zotin dhe u fliste për fëmijën atyre që prisnin shpengimin e Jerusalemit.
Kthimi në Nazaret
39 Si kryen gjithçka sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre Nazaret. 40 Fëmija rritej e forcohej plot urti dhe hiri i Zotit ishte me të.
Jezui fëmijë në tempull
41 Prindërit e Jezuit shkonin çdo vit në Jerusalem për festën e Pashkës. 42 Kur ai mbushi dymbëdhjetë vjeç, shkuan përsëri atje, sipas zakonit. 43 Si kaluan ditët e festës, ata u nisën për t'u kthyer. Fëmija Jezu mbeti në Jerusalem, por prindërit nuk e morën vesh këtë gjë. 44 Meqë mendonin se ai ishte bashkë me udhëtarët e tjerë, ata udhëtuan gjithë ditën e pastaj filluan ta kërkonin te të afërmit e të njohurit, 45 por nuk e gjetën dhe u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar. 46 Pas tri ditësh e gjetën në tempull. Ishte ulur në mes të mësuesve që i dëgjonte e i pyeste. 47 Të gjithë ata që e dëgjonin mahniteshin nga zgjuarsia e përgjigjet e tij. 48 Kur e panë, u habitën dhe e ëma i tha: «Bir, pse na e bëre këtë? Unë e yt atë po të kërkonim gjithë ankth». 49 Jezui u përgjigj: «Pse po më kërkonit? A nuk e dinit se duhet të merrem me punët e Atit tim?». 50 Por ata nuk i kuptuan fjalët e tij.
51 Pastaj u nis bashkë me ta, u kthye në Nazaret e u bindej. Nëna e tij i ruante të gjitha këto gjëra në zemër. 52 Jezui rritej në urti, në moshë e në hir para Perëndisë e njerëzve.
Krie e ditë
1 E u bë mb’ato dit ahiere, dolli urdhër prej Avgustoit Qesarit që të shkruheshnë për pagë gjithë bota sa urdhëronte ai.
2 (Këta të shkruarë të parë u bë kur kish zotërin’ e Siriësë Qirinioi).
3 E vijnë gjithë të shkruheshnë, e të ipnë ëmërinë cilido ndë qutet të tij.
4 Hipi edhe Iosifi nga Galilea prej Nazaretit ndë Iudheë ndë qutet të Dhavidhit që quhetë Vithleem (se ai ish nga shtëpia, edhe nga fëmij’ e Dhavidhit).
5 Të shkruhej, e t’ip ëmërin’ e tij bashkë me Mariamnë, që e kish aravoniasurë për grua, e ajo qe me barrë.
6 E gjau kur qen’ ata atje, i arrijtinë ditë asaj për të pjellë.
7 E polli të bir’ e saj të parin’ e të vetëminë, e e lidhi atë, e e vuri ndë grasht, se nukë qe vënd tek kishnë konepsurë.
8 E qenë dëlmerë mb’ato anë t’atit vëndit që ruaijnë me radhë kopet’ e dhëndet gjithë natënë rrotull.
9 E ja Ëngjëlli i Zotit u duk mb’ata afër, e dritë nga Zoti i thambosi ata, e u frikuanë frikë të madhe.
10 E u thotë Ëngjëlli ature: Mos trëmbi, sepse u vangjelis juvet gëzim të madh, që do të jetë ndë gjithë llao.
11 Se u leu juvet sot ndë qutet të Dhavidhit ai që u shpëton, e ai është Krishti Zoti.
12 E kij është nishan mbë juvet, do të gjeni foshnjë të fashqosurë, që gjëndetë ndë grasht.
13 E aksafna bashkë me Ëngjëllinë gjau një turm’ asqer Ëngjëjet Qiellet, që lëvdoijnë Zotnë, e thoshnë:
14 Lëvdim nde Perndia që është mbë të lartinë Qiell, e paq mbë dhe, ndë njerëz që kanë zëmërë të mirë.
15 E u bë si u hoqnë prej ature Ëngjëjtë, e vanë ndër Qiell, e njerëzitë dëlmerëtë thanë njëri me jatërinë: Le të vemi ngjera mbë Vithleem, e të shohëmë këtë punë që u bë, sikundrë na e dëftoi Zoti navet.
16 E erdhë me të shpejta, e gjenë Mariamnë, edhe Iosifnë, edhe djalënë që ishte ndë grasht.
17 E si e panë e kupëtuanë fjalënë që u qe thën’ ature për këtë djalë.
18 E gjith’ ata që e digjuanë u çuditnë, për ato që u rrëfienë ature dëlmerëtë.
19 E Mariami i vështron gjithë këto fjalë, e i mban ndë zëmërë të saj.
20 E u kthienë dëlmerëtë, tuke lëvduarë e tuke mburturë Perndinë, për gjith’ ato që digjuanë e panë, sikundr’ u qe thën’ ature më përpara.
21 E si u mbushnë të tetë ditë për të prerë vetëhen’ e djalit, e ju vu ëmër’ i tij Iisu, sikundrë i qe thënë nga Ëngjëlli, pa qënë dhe zënë ai ndë bark të mëmmësë.
22 E kur erdhë ditë të qëruarit së saj, sikundrë thoshte nomi i Moisiut, e shpun’ atë ndë Ierusalim, ta nxirë përpara Zotit.
23 (Sikundr’ është shkruarë ndë nom të Zotit: se çdo mashkull që del përpara nga barku i mëmmësë, do të thuhetë Shënjt i Zotit).
24 E të ipnë kurban sikundrë është shkruarë ndë nom të Zotit, një par tura, a di bicune pëllumbavet.
25 E ja, ishte një njeri ndë Ierusalim, që quhej Simeon, e kij njeri ishte i drejtë, e me frikë të Perndisë, e prit parigorin’ e Israilit, e Shpirti Shënjt qe mb’atë.
26 E i qe dëftuarë atij nga Shënjti Shpirt, që të mos shih vdekëjë, pa parë Krishtin’ e Zotit.
27 E e pru Shënjti Shpirt ndë nao, e kur shpunë përinjtë djalënë Iisunë, që të bëjn’ ata për të sikundrë qe adeti i nomit.
28 E ai e priti atë ndë llëra të tij, e lëvdoi Perndinë, e tha:
29 Ndashti të lëshoç ropnë tënd, o Zot, me paq sikundrë qe thënë,
30 Se panë sit’ e mia lefterinë që u dha nga teje.
31 Që e bëre gati përpara gjithë filivet.
32 Dritë për të ndriturë filitë, e për nder të llaoit sit Israilit.
33 E Iosifi edhe mëm’ e tij çuditejnë për ato që thuheshnë për të.
34 E i bekoi ata Simeoni, e tha nde mëm’ e tij Mariami: Ja kij gjëndetë për të gremisurë, e për të ngriturë shumëvet ndë Israil, edhe për nishan që do të thonë kondrë për të.
35 (Edhe ndëpër zëmërë tënde do të shkojë kordhë) që të çfaqenë nga shumë zëmëra silloira.
36 E ishte Anna profitesha e bij e Fanuilit, prej filis’ e Asirit, ajo qe shumë e moçme, e rroi me burrë të saj shtatë vjet nga vashëzëja e saj.
37 E ajo qe e ve ngjera tetëdhjetë e katër vjeç, që ajo nukë hiqej nga naoi të falej nat’ e ditë me agjërim e me të lutura.
38 Edhe ajo u duk atje atë sahat, e bënte efharisti nde Zoti, e flit për atë gjithëvet ature që pritnë shpëtim ndë Ierusalim.
39 E si i bënë gjith’ ato që thosh nomi i Zotit, u kthienë ndë Galileë, ndë qutet të ture ndë Nazaret.
40 E djali rritej e forconej me Shpirt, e mbushej me sofi. E dhurëti e Perndisë qe mbë të.
41 E vijnë përint’ e tij nga mot ndë Ierusalim, ndë të krëmte të pashkësë.
42 E kur u bë dimbëdhjetë vjeç, hipnë ata ndë Ierusalim, sikundrë qe adeti i së krëmptesë.
43 E si teliosnë ditë mbë të kthierë të ture, Iisui djali mbeti ndë Ierusalim, e nuk’ e kupëtoi Iosifi, edhe mëm’ e tij.
44 Sepse thanë se ishte ai ndë shoqëri, e ecnë një ditë udhë e e kërkoijnë atë ndë gjëri e ndë të njohurë.
45 E si nuk’ e gjen’ atë, u kthienë ndë Ierusalim tuke kërkuar’ atë.
46 E u bënë tri dit sa e gjen’ atë, që rrijte ndë mes të dhaskalëvet, e i digjon ata, edhe i piet.
47 E çuditejnë gjith’ ata që e digjoijn’ atë, mbë urtëci, edhe mbë të përgjegjurë të tij.
48 E si e pan’ atë lanë mëntë, e i thotë ëmma e tij: Bir, ç’na bëre navet kështu? Ja jati it edhe unë të kërkojëmë tij me pikëllim.
49 E u thot’ature: Pse më kërkojëtë juvet mua? Nuk’ e dijëtë se unë do të jem ndë punëra të babait sim?
50 E ata nuk’ e kupëtuanë fjalënë që u tha ature.
51 E zbriti bashkë me ta, e erdhi ndë Nazaret, e ishte ndë urdhër të ture, e ëmm’ e tij gjithë këto fjalë i mbëjidh e i mbante ndë zëmërë të saj.
52 E Iisui çutej mbë sofi, e mbë të rriturë të kurmit, e mbë dhurëti përpara Perndisë, e përpara njerëzet.