Mësime për lutjen
1 Para së gjithash, të bëj thirrje që të bëhen përgjërime, lutje, ndërmjetësime dhe falënderime për të gjithë njerëzit, 2 për mbretërit dhe për të gjithë ata që kanë pushtet, që të mund të bëjmë një jetë me paqe e qetësi, plot përkushtim ndaj Perëndisë dhe dinjitet. 3 Kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme para Perëndisë, shpëtimtarit tonë. 4 Ai dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen e të arrijnë ta njohin të vërtetën plotësisht,
5 sepse një është Perëndia
dhe një është ndërmjetësi
mes Perëndisë e njerëzve:
njeriu Jezu Krisht.
6 Ai e dha veten
si shpengim për të gjithë
dhe këtë dëshmi
e dha në kohën e duhur.
7 Për këtë u caktova predikues e apostull, për t'u mësuar kombeve besimin dhe të vërtetën. Po them të vërtetën, nuk gënjej.
8 Prandaj dëshiroj që burrat në çdo vend të luten duke ngritur lart duar të shenjta, pa mëri e pa grindje. 9 Po ashtu gratë të vishen me rroba të hijshme, me thjeshtësi e maturi, jo me gërsheta e ar, as me margaritarë e rroba të kushtueshme, 10 por me vepra të mira, siç u ka hije grave që i druhen Perëndisë. 11 Gruaja le të mësojë në heshtje e me nënshtrim të plotë. 12 Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët dhe as të ushtrojë pushtet mbi burrin, por të rrijë urtë. 13 Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva. 14 Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe shkeli urdhrin e Perëndisë. 15 Gruaja do të shpëtohet përmes lindjes së fëmijëve, nëse qëndron në besim, në dashuri dhe në shenjtëri me maturi.
Krie e ditë
1 U lutem adha protoparë gjithëvet të bëni të lutura, të faltura, të taksura, efharistira, për gjithë njerëz.
2 Për mbretërë e për gjith’ ata që janë vënë ndë vënd të lartë, që të rrojëmë jetë të patundurë me gjithë evsevi e nder.
3 Sepse këjo është e mirë e e dheksurë përpara Perndisë sonë që na shpëton.
4 Ajo do që gjithë njerëzitë të sosenë e të vijënë ndë të njohurë të së vërtetësë.
5 Sepse një është Perndia, edhe një është mesiti i Perndisë e i njerëzet, njeri Iisu Hristoi.
6 Ai që dha vetëvetëhenë kseshpërblim për gjithë, martiri ndë kohë që duhetë.
7 Asaj martiriet u vuçë unë dhaskal e apostoll (thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë gënjej) dhaskal thom i filivet së tjera ndë besë e ndë të vërtetë.
8 Dëshëroj adha që të falenë burratë mbë çdo vënd, tuke ngrijturë duar të qëruara, pa urgji edhe pa shubehe.
9 Kështu edhe gratë le të stolisjënë vetëhen’ e ture me stoli që u ka hie, me turp e me sofrosin, jo me leshëra të pleksura, a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrejta.
10 Po të stolisenë me punëra të mira, sikundrë ka hie ndë gra që janë të kështëra.
11 Gruaja le të mpsojë tuke pushuarë, me gjithë të bindurë.
12 Nuk’ e ndëjej gruanë të dhidhaksjë, as të urdhërojë mbi burrënë, po (urdhëroj) të rrijë e të digjojë.
13 Sepse Adhami u pllas përpara, e pastaje Eva.
14 E Adhami nuk’ u gënjie, po gruaja si u gënjie, u bë aformi e fajit.
15 Ma do të sosetë për të rriturë të djelmet, ndë mbeçinë ndë besë e ndë dashuri e ndë shënjtëri me nder.