Predikimi i Gjon Pagëzorit
(Mt 3.1-12Mk 1.1-8Gjn 1.19-28)1 Në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Cezar Tiberit, kur Ponc Pilati ishte qeveritar i Judesë dhe Herodi, tetrark i Galilesë, ndërsa vëllai i tij, Filipi, tetrark i krahinës së Ituresë e Trakonitidës, kur Lisania ishte tetrark i Abilenës 2 dhe kryepriftërinj ishin Hanahu e Kajafa, Gjonit, birit të Zakarisë, iu dha fjala e Perëndisë në shkretëtirë. 3 Ai shkoi në mbarë krahinën përreth Jordanit dhe u predikonte njerëzve të pendoheshin e të pagëzoheshin, që t'u faleshin mëkatet. 4 Siç është shkruar në librin e profetit Isai:
një zë thërret në shkretëtirë:
bëni gati udhën për Zotin,
drejtoni shtigjet e tij.
5 Çdo luginë le të mbushet
e çdo mal e kodër
le të rrafshohet.
Drejtoni udhët e shtrembra
e rrafshoni rrugët e ashpra.
6 Çdo njeri do ta shohë
shpëtimin e Perëndisë.
7 Gjoni u thoshte turmave që vinin për t'u pagëzuar tek ai: «Pjellë nepërkash! Kush ju mësoi t'i ikni zemërimit që po vjen? 8 Jepni fryte të denja pendimi e mos filloni t'i thoni vetes: kemi për atë Abrahamin. Unë po ju them se Perëndia mund t'i japë bij Abrahamit edhe nga këta gurë. 9 Që tani pemëve u është vënë sëpata në rrënjë. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, pritet e hidhet në zjarr». 10 Turmat e pyetën: «Ç'duhet të bëjmë, atëherë?». 11 Gjoni u përgjigj: «Kush ka dy tunika, le t'ia japë njërën atij që nuk ka. Ai që ka për të ngrënë, le të veprojë po kështu». 12 Erdhën për t'u pagëzuar edhe tagrambledhësit e i thanë: «Mësues, ç'duhet të bëjmë?». 13 Ai u tha: «Mos mblidhni më shumë nga ç'ju është ngarkuar». 14 Edhe disa ushtarë e pyetën: «Po ne, ç'duhet të bëjmë?». Gjoni u tha: «Mos i merrni askujt gjë me dhunë e duke mashtruar, por kënaquni me pagën tuaj».
15 Populli ishte në pritje dhe të gjithë mendonin në zemrat e tyre se mos Gjoni ishte Krishti. 16 Atëherë Gjoni u tha: «Unë po ju pagëzoj me ujë, por po vjen dikush më i fuqishëm se unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t'i zgjidh sandalet. Ai do t'ju pagëzojë me Shpirtin e shenjtë e me zjarr. 17 Ai e mban në dorë terploten për ta ndarë grurin nga kashta. Grurin do ta mbledhë në grunarin e tij, ndërsa kashtën do ta djegë në zjarrin që nuk shuhet kurrë».
18 Gjoni ia shpallte lajmin e mirë popullit edhe me shumë porosi të tjera. 19 Herod Tetrarku, të cilin Gjoni e kishte qortuar për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të vet, si edhe për të gjitha të këqijat që kishte bërë, 20 bëri edhe këtë të keqe: e futi Gjonin në burg.
Pagëzimi i Jezuit
(Mt 3.13-17Mk 1.9-11)21 Kur u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jezui dhe kur po lutej, u hap qielli 22 e mbi të zbriti Shpirti i shenjtë me trajtë trupore si pëllumb. Atëherë u dëgjua një zë nga qielli: «Ti je Biri im i dashur. Me ty jam i kënaqur».
Breznitë e Jezuit
(Mt 1.1-17)23 Kur Jezui filloi shërbesën, ishte rreth tridhjetë vjeç. E pandehnin të birin e Jozefit. Jozefi ishte biri i Eliut, 24 të birit të Matatit, të birit të Levit, të birit të Melkiut, të birit të Janait, të birit të Jozefit, 25 të birit të Matatisë, të birit të Amosit, të birit të Naumit, të birit të Esliut, të birit të Nagait, 26 të birit të Mahatit, të birit të Matatisë, të birit të Semeinit, të birit të Josekut, të birit të Jodait, 27 të birit të Johananit, të birit të Resës, të birit të Zorobabelit, të birit të Salatielit, të birit të Nerit, 28 të birit të Melkiut, të birit të Adiut, të birit të Kosamit, të birit të Elmadamit, të birit të Erit, 29 të birit të Jozuehut, të birit të Eliezerit, të birit të Jorimit, të birit të Matatit, të birit të Levit, 30 të birit të Simeonit, të birit të Judës, të birit të Jozefit, të birit të Jonamit, të birit të Eliakimit, 31 të birit të Meleas, të birit të Menait, të birit të Matatait, të birit të Natamit, të birit të Davidit, 32 të birit të Jeseut, të birit të Jobedit, të birit të Boozit, të birit të Salait, të birit të Naasonit, 33 të birit të Aminadabit, të birit të Adminit, të birit të Arnit, të birit të Esromit, të birit të Faresit, të birit të Judës, 34 të birit të Jakobit, të birit të Isakut, të birit të Abrahamit, të birit të Tarait, të birit të Nahorit, 35 të birit të Serukut, të birit të Ragaut, të birit të Falekut, të birit të Eberit, të birit të Salait, 36 të birit të Kainamit, të birit të Arfaksadit, të birit të Semit, të birit të Noeut, të birit të Lamekut, 37 të birit të Metusalait, të birit të Enokut, të birit të Jaretit, të birit të Maleleelit, të birit të Kainamit, 38 të birit të Enout, të birit të Setit, të birit të Adamit, të birit të Perëndisë.
Krie e tretë
1 Ndë të pesëmbëdhjetinë vit të mbretërisë Qesarit Tiverioit, kur mbretëron Pillatua nga Pondua ndë Iudheë, e Irodhi kish Tetarhin’ e Galileësë, e vëllai tij Filippoi kish Tetarhin’ e Itureësë, edhe të vëndit së Trahonisë, e Elisaniu kish Tetarhin’ e Avilinësë.
2 Ndë kohë që ishnë të parë të priftëret Anna edhe Kaiafa, erdhi fjalë Perndiet mbë Ioannë, të bir’ e Zahariut nd’erimi.
3 E vate mbë gjith’ atë vënd që qe rrotull Iordhanit, tuke qiriksurë pagëzim të metanisë, për të ndëjierë fajetë.
4 Sikundr’ është shkruarë ndë kartë të fjalëvet të profitit Isaiut, që thotë: Zë njeriut që thërret nd’erimi, e thotë: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të sheshuara monopatet’ e tij.
5 Çdo prua do të mbushetë, edhe çdo mal e breg do të unjetë, e udhëratë që janë të shtrëmbëra do të bënenë të drejta, e greminatë do të bënenë udhëra të sheshuara.
6 E do të shohënë gjithë njerëzitë shpëtimn’ e Zotit.
7 E thoshte ndë turmëra që vijnë të pagëzonejnë prej si: Pjellat’ e nepërkavet, cili ju dëftoi juvet të ikëni nga urgjia që vjen mbë ju?
8 Bëni adha pemë të mira të metanisë, e mos ziri të thoi me vetëhe tuaj, nevet kemi baba Avraamnë, se u thom juvet, që mund Perndia nga këta gurë të ngjalljë djelm t’Avraamit.
9 Sepse ja edhe sopata mbanë rrënjavet së lisavet është; e çdo lis adha që nukë bën pemë të mirë, pritetë, e vihetë mbë zjar.
10 E e pietnë atë turmëtë, e i thoshnë: Ç’të bëjëmë na adha?
11 E ai u përgjegj ature, e u thotë: Kush ka di palë rroba, le t’i apë atij që s’ka, edhe ai që ka gjë për të ngrënë, le të bëjë kështu.
12 E erdhë edhe kumerqarë të pagëzonishnë. E i than’ atij: Dhaskal. Ç’të bëjëmë?
13 Edhe ai u thot’ ature: Mos kërkoni më tepër nga ajo që jeni porsiturë.
14 E e pietn’ atë edhe trimatë, e i thoshnë: E na ç’të bëjëmë? E u tha ature: Mos mirri me pahir gjën’ e botësë; as të kallëzoni njeri, po të ini hoshnuk ndë lufe tuaj.
15 E kur shpërente llaoi, e mëndonejnë të gjithë ndë zëmërë të ture për Ioannë, vallë mos ësht’ ai Krishti.
16 U përgjegj Ioanni gjithëvet, e u thotë: Unë u pagëzoj juvet me ujë, po vjen një m’i fortë se unë, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripn’ e këpucëvet së tij, ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt, edhe me zjar.
17 E ai do të ketë lopatënë mbë dorë të tij, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të mbëjedhë grurëtë nd’ambar të tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë.
18 Edhe shumë të tjera punëra dhidhakste, e mpson llaonë.
19 E Tetrarhi Irodhi sepse ishte qërtuarë prej si për Irodhiadhënë gruan’ e Filippoit vëllait së tij, edhe për të tjera të këqia që kish bërë Irodhi.
20 Shtoi edhe këtë mbë të gjitha, e mbilli Ioannë ndë hapsanë.
21 E gjau si u pagëzuanë gjithë llaoi, u pagëzua edhe Iisui, e si u fal, të hapej Qielli.
22 E të zbrit Shënjti Shpirt mbë të, e mbë të dukurë të tij, dukej posi pëllumbë. E gjau të bënej zë nga Qielli, e të thosh: Ti je biri im i dashuri, që mbi ti unë prëhem.
23 E Iisui nisi të kishte ahiere tridhjetë vjet mbë të nisurë, që ishte (sikundr’ e thoshnë) i biri i Iosifit, i Iliut,
24 I Matthanit, i Leviut, i Melhiut, i Iannait, i Iosifit,
25 I Mattathiut, i Ammosit, i Naumit, i Esliut, i Nagjeut,
26 I Maathit, i Mattathiut, i Semeiut, i Iosifit, i Iudhësë,
27 I Ioannait, i Risait, i Zorovavelit, i Sallathiilit, i Niriut,
28 I Melhiut, i Adhdhiut, i Kosamit, i Elmodhamit, i Irit,
29 I Iosiut, i Eliezerit, i Iorimit, i Matthatit, i Leviut,
30 I Simeonit, i Iudhësë, i Iosifit, i Ionnanit, i Eliaqimit,
31 I Meleait, i Mainanit, i Mattathait, i Nathanit, i Dhavidhit,
32 I Ieseut, i Ovidhit, i Voozit, i Sallmonit, i Naasonit,
33 I Aminadhavit, i Aramit, i Esromit, i Farezit, i Iudhësë,
34 I Iakovit, i Isaakut, i Avraamit, i Tharësë, i Nahorit,
35 I Saruhut, i Ragavit, i Falekut, i Everit, i Sallait,
36 I Kainanit, i Arfaksadhit, i Simit, i Noesë, i Llamehut,
37 I Mathusalësë, i Enohut, i Iaredhit, i Maleleilit, i Kainanit,
38 I Enosit, i Sithit, i Adhamit, i Perndisë.