Përshëndetje
1 Unë, plaku, po i shkruaj Gajit të dashur, që e dua me të vërtetë: 2 fort i dashur, uroj që gjithçka të shkojë mirë e të gëzosh shëndet, sikurse je mirë shpirtërisht. 3 U gëzova pa masë kur erdhën disa vëllezër e dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës dhe sesi jeton ti në të. 4 Nuk kam gëzim më të madh sesa kur dëgjoj që bijtë e mi jetojnë në të vërtetën.
Bashkëpunimi dhe kundërshtimi
5 Fort i dashur, ti vepron si besimtar i vërtetë në gjithçka që bën për vëllezërit, madje edhe për të huajt. 6 Ata dëshmuan para kishës për dashurinë tënde. Do të bëje mirë t'i ndihmoje ta vazhdojnë udhëtimin në mënyrë të denjë për Perëndinë. 7 Ata kanë dalë për t'i shërbyer emrit të Krishtit, duke mos pranuar asgjë nga kombet. 8 Ndërsa ne e kemi për detyrë të përkrahim njerëz të tillë, që të bëhemi kështu bashkëpunëtorë të së vërtetës.
9 I shkrova një letër kishës, por Diotrefi, të cilit i pëlqen të jetë i pari i tyre, nuk na pranoi. 10 Prandaj, kur të vij, do t'ia kujtoj veprat që bën dhe fjalët e këqija që thotë për ne. Si të mos mjaftohej me kaq, ai jo vetëm që vetë nuk i pranon vëllezërit, por pengon edhe ata që duan t'i pranojnë e madje i përjashton nga kisha.
11 Fort i dashur, mos shkërbe të keqen, por të mirën. Kush bën të mirën, është nga Perëndia. Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.
12 Për Dhimitrin dëshmojnë mirë të gjithë, madje edhe vetë e vërteta. Dëshmojmë edhe ne për të dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
Përshëndetjet e fundit
13 Kam shumë gjëra për të të shkruar, por nuk dua t'i shkruaj me bojë e penë. 14 Shpresoj të të shoh së shpejti e të flasim gojarisht.
15 Paqja qoftë me ty!
Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një nga një.
1 Unë plaku, mbë të dashurinë Gaio, që dua unë mbë të vërtetë.
2 I dashurë, mbi gjithë lutem që të venë mirë punët’ e tua, e të keç shëndetnë, sikundr’ është mirë Shpirtit sit.
3 U gëzuaçë shumë kur erdhë vëllazëritë, e rrëfienë për të drejtë tënde, sikundrë ecën ti ndë të drejtë.
4 Më të madh gëzim se këtë nukë kam, që të digjoj djelmt’ e mi që ecëjnë ndë të vërtetë.
5 I dashurë, ti bën si njeri i besësë, mb’atë që bën mbë vëllazër edhe mbë të huaj.
6 Ata martirisnë ndë dashuri tënde përpara qishësë. Do të bëç mirë kur t’i përcjellç ata si do Perndia.
7 Sepse mbë ëmër t’atij duallë pa marrë gjë nga Ethnikotë.
8 Nevet adha duhetë të dheksëjmë këta, që të bënemi ndihmëtarë ndë të vërtetë.
9 Paçë shkruarë ndë qishë, po ai që hiqetë i parë mb’ata, Dhiotrofi, nukë do të dijë nga nesh.
10 Andaj, nd’arça unë, do t’i kujtoj atij punëratë që bën, me fjalë të liga barbalis nevet. E sikur si qe sado këjo, as ai nukë pret vëllazëritë, e mbodhis edhe ata që duanë t’i dheksjënë, e i nxjer nga qisha.
11 I dashurë, mos ecë pas së keqesë, po pas së mirësë. Ai që bën të mirë është nga Perndia, ma ai që bën të keq nuk’ e ka parë Perndinë.
12 Mbë Dhimitrionë është dhënë martiri nga të gjithë, edhe nga vet’ e vërteta. Edhe na martirisjëmë, e e diji martirinë tënë që ësht’ e vërtetë.
13 Shumë punëra keshë për të shkruarë, po nukë dua të t’i shkruaj ti me mellan e me kalem.
14 Po shpërej të të shoh ti me të shpejtë, e do të kuvëndojmë gojë me gojë.
15 Paq mbë tij. Të falenë me shëndet miqtë. Faliu me shëndet miqet ëmër pr’ëmër.