Pali në Efes
1 Ndërsa Apoli ishte në Korint, Pali kaloi nëpër krahinat malore dhe arriti në Efes. Atje gjeti disa dishepuj 2 e u tha: «Kur besuat, a e morët Shpirtin e shenjtë?». Ata iu përgjigjën: «As që kemi dëgjuar se ka Shpirt të shenjtë». 3 Dhe Pali u tha: «Me çfarë jeni pagëzuar, atëherë?». Ata i thanë: «Me pagëzimin e Gjonit». 4 Pali u tha: «Gjoni pagëzoi ata që pendoheshin dhe u bëri thirrje njerëzve të besonin në atë që do të vinte pas tij, domethënë në Jezuin». 5 Kur dëgjuan këtë gjë, ata u pagëzuan në emrin e Zotit Jezu. 6 Atëherë Pali vendosi duart mbi ta dhe Shpirti i shenjtë zbriti mbi ta. Ata filluan të flasin në gjuhë të tjera e të profetizonin. 7 Ata ishin gjithsej rreth dymbëdhjetë burra.
8 Pali shkonte në sinagogë dhe për tre muaj foli hapur e përpiqej t'i bindte për mbretërinë e Perëndisë. 9 Disa njerëz kokëfortë nuk u bindën dhe filluan të flasin keq e ta shajnë Udhën e Zotit para popullit. Atëherë Pali u largua prej aty, mori me vete dishepujt dhe foli çdo ditë në shkollën e dikujt që quhej Tiran. 10 Këtë gjë e bëri për dy vjet me radhë e kështu të gjithë banorët e Azisë, judenj e helenë, dëgjuan fjalën e Zotit.
Bijtë e Skevit
11 Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme me anë të duarve të Palit. 12 Kur u çonin të sëmurëve shamitë apo rrobat që kishin prekur trupin e tij, ata shëroheshin nga sëmundjet dhe shpirtrat e këqij dilnin prej tyre.
13 Atëherë disa judenj endacakë që dëbonin shpirtrat e këqij, u munduan të thërrisnin emrin e Jezuit mbi ata që kishin shpirtra të këqij, duke thënë: «Ju urdhëroj të dilni në emër të Jezuit që predikon Pali!». 14 Këtë gjë e bënin shtatë bijtë e një kryeprifti jude me emrin Skev, 15 por shpirti i keq u përgjigj: «Unë i njoh Jezuin dhe Palin, po ju kush jeni?». 16 Atëherë njeriu me shpirtin e keq u sul mbi ta, i vuri poshtë e i rrahu aq keq, saqë ata ikën nga ajo shtëpi lakuriq e të plagosur.
17 Kur të gjithë banorët e Efesit, judenjtë e helenët, e morën vesh këtë gjë, i zuri frika të gjithë dhe lavdëronin emrin e Zotit Jezu. 18 Edhe shumë prej atyre që besuan, rrëfyen e treguan të këqijat që kishin bërë. 19 Disa prej atyre që ishin marrë me magji, i sollën librat e tyre të magjisë dhe i dogjën para të gjithëve. Kur u llogarit vlera e atyre librave, doli se arrinte në pesëdhjetë mijë monedha argjendi. 20 Kështu fjala e Zotit përhapej e forcohej gjithnjë e më shumë me fuqinë e tij.
Kryengritja në Efes
21 Si ndodhën këto gjëra, Pali vendosi të shkonte në Jerusalem duke kaluar nëpër Maqedoni e nëpër Akai. Ai tha: «Pasi të kem shkuar atje, duhet të shoh edhe Romën». 22 Kështu dërgoi në Maqedoni dy ndihmësit e vet, Timoteun dhe Erastin, ndërsa vetë ndenji pak më gjatë në Azi.
23 Në atë kohë ndodhi një rrëmujë e madhe për shkak të Udhës së Zotit Jezu. 24 Në Efes, jetonte edhe një burrë me emrin Dhimitër. Ai ishte argjendar dhe punonte tempuj të vegjël argjendi të Artemisës, gjë që u sillte shumë punë zejtarëve. 25 Ai i mblodhi zejtarët bashkë me punëtorët që kishin të njëjtën mjeshtëri e u tha: «Burra, ju e dini mirë se mirëqenia jonë varet nga kjo mjeshtëri. 26 Tani, ju e shihni dhe e dëgjoni se ky Pali i ka bindur dhe ka bërë për vete një numër të madh njerëzish jo vetëm në Efes, por pothuaj në të gjithë Azinë, duke u thënë se perënditë e bëra me duart e njerëzve nuk janë perëndi. 27 Prandaj ka rrezik jo vetëm t'i bjerë vlera punës sonë, por që edhe të mos çmohet më tempulli i perëndeshës së madhe Artemisë dhe asaj t'i humbë madhështia që e ka shtyrë tërë Azinë e botën ta adhurojnë».
28 Kur e dëgjuan këtë gjë, zejtarët u zemëruan e bërtitën: «E madhe është Artemisa e efesianëve!». 29 Rrëmuja u përhap në gjithë qytetin. Turma u bashkua e shkoi me vrap te teatri, duke tërhequr zvarrë Gajin e Aristarkun që ishin maqedonas e që udhëtonin me Palin.
30 Pali donte të dilte para turmës, por dishepujt nuk e lanë. 31 Edhe disa krerë të krahinës së Azisë, që ishin miq të tij, dërguan njerëz tek ai për t'i thënë që të mos shkonte te teatri për të dalë para turmës. 32 Atëherë u bë rrëmujë e madhe ndër të mbledhurit. Disa bërtisnin e thoshin një gjë e të tjerë një gjë tjetër, ndërsa shumica nuk e dinte pse ishin mbledhur. 33 Disa nga turma shtynë përpara njëfarë Aleksandri dhe judenjtë e nxitën të fliste. Aleksandri bëri shenjë me dorë për qetësi dhe u mundua të fliste para popullit në mbrojtje të judenjve, 34 por kur e kuptuan se ishte jude, të gjithë së bashku bërtitën njëzëri për rreth dy orë: «E madhe është Artemisa e efesianëve!».
35 Sekretari i qytetit, pasi e qetësoi turmën, tha: «Burra të Efesit, a ka njeri këtu që nuk e di se qyteti i efesianëve është mbrojtësi i tempullit të Artemisës së madhe dhe i shtatores së rënë nga lart? 36 Kjo gjë nuk mund të mohohet, prandaj qetësohuni e mos bëni gjëra të nxituara. 37 Keni sjellë këtu këta njerëz, që as kanë vjedhur tempullin e as kanë fyer perëndeshën tuaj. 38 Nëse Dhimitri e zejtarët e tjerë, që janë me të, kanë ndonjë gjë kundër ndokujt, gjykatat janë të hapura dhe kanë prokonsuj. Atje le t'i ngrenë paditë kundër njëri-tjetrit. 39 Nëse keni ndonjë çështje tjetër, ajo do të shqyrtohet sipas ligjit në mbledhjen e radhës. 40-41 Ndërsa sot rrezikojmë të paditemi për kryengritje, meqë nuk kemi asnjë arsye që na jep të drejtë për këtë grumbullim».
Pasi tha këto, e shpërndau turmën .
Krie e nëntëmbëdhjetëtë
1 E kur ish Apolloi nd’Jordhezë, Pavllua shkoi ndëpër anë të sipërme, e arriu ngjera nd’Efeso. E si gjeti ca mathitej.
2 U tha ature: Muarrtë ju Shpirtinë Shënjt si besuatë? Edhe ata i thon’ atij: Na as digjuarë kemi të thonë, nd’është Shpirt Shënjt.
3 E u thot’ ature: Ndë se dha jini pagëzuarë? Edhe ata i thonë: Ndë pagëzim të Ioannit.
4 Edhe Pavllua u tha: Ioanni pagëzoi pagëzim të metanisë, e tha ndë llao, të besojnë mb’atë që vjen pas tij, domethënë mbë Iisu Hristonë.
5 E si digjuanë këto fjalë, u pagëzuanë nd’ëmër të Zotit Iisuit.
6 E si vuri duartë mbi ta Pavllua, erdhi Shpirti Shënjt mbi ta, e flitnë gjuhëra e profitepsnë.
7 E gjithë këta qenë ngjera mbë dimbëdhjetë burra.
8 E si hiri ndë sinaguaj, kuvëndon faqeza, e qërton tre muaj, e u mbush kokënë për mbretëri të Perndisë.
9 Ma sepse qenë ca gurëcuarë e nukë ipnë besë, po shaijnë udhën’ e Zotit përpara turmësë, u mërgua prej suresh, e ndau mathitejtë, e dhidhaks ngadita ndë skolio të njëit Tirannit.
10 E këjo u bë di vjet, kaqë sa që digjuanë fjalën’ e Zotit Iisuit gjith’ ata që rrijnë nd’Asi, çifut edhe Elinë.
11 E thavmëra jo të vogëla bën Perndia me duar të Pavllosë.
12 Saqë të bijnë mbë të sëmurë destemelera a podhjera nga kurmi i tij, e shpëtoijnë nga sëmundëtë, e shpirtërat’ e pëgëra dilë prej suresh.
13 E dhoqimasnë edhe ca nga eksorqistitë çifut që vijnë rrotullë të zijnë ngoje mb’ata që kishnë Shpirtëra të pëgëra ëmërin’ e Zotit Iisuit, e të thoshnë: U orqisjëmë juvet për atë Iisunë që dhidhaks Pavllua.
14 E ata që e bëijnë këtë qenë të shtatë bijt’ e çifutit Sqevait’, të parit së priftëret.
15 Ma u përgjegj Shpirti i keq, e tha: Iisunë e njoh, edhe Pavllonë cili është e di. Po juvet cilëtë jini?
16 E këceu mbi ta njeriu që kish shpirtin’ e keq, e u forcua më shumë se ata, kaqë sa iknë nga ajo shtëpi sveshurë e plagosurë.
17 E këtë punë e mpsuanë gjithë çifutë edhe Elinëtë që rrijnë nd’Efeso. E hiri frikë mbë gjith’ ata, e madhonej ëmërit e Zotit Iisuit.
18 E shumë nga ata që panë besuarë vijnë, e ksemolloisishnë, e rrëfeijnë të bërat’ e ture.
19 E shumë nga ata që kishnë punëra të magjisë, mbëjidhë e bijnë kartëratë e i digjnë përpara gjithëvet, e llogarisnë të çmuarit’ e ture e u gjënd që vijnë pesëdhjetë mijë argjire.
20 E kështu shtonej fort e forconej fjal’ e Zotit.
21 E si u sosnë këto, vuri Pavllua ndë Shpirt, si të shkojë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, të vejë nd’Ierusalim, e tha, që: Si të vete un’ atje, duhetë që të shoh u edhe Romnë.
22 E si dërgoi ndë Maqedhoni di nga ata që i ndihnë atij, Timotheonë edhe Erastonë, ai mbeti ca kohë nd’Asi.
23 E atëherë gjau një trazim i madh për udhë të Zotit.
24 Sepse një hrisiko që quhej Dhimitri, që bën qishëra t’ergjënda t’Artemësë, ip ndë zanatçi shumë fitim.
25 E si mbëjodhi edhe ata që punoijnë këto, u tha: O burra, e diji mirë që fitimi inë nga këjo punë është.
26 E shihni e digjoni që jo vetëmë nd’Efeso, po afëro edhe ndë gjithë Asi kij Pavllua me fjalë të tij e bëri të kthenenë kaqë botë, e thotë se s’janë Perndira ato që bënenë me duar.
27 E nuk’ është vetëmë riziko që të bënetë e ndierë vetëmë këjo puna onë, po edhe më tepër që edhe qisha e Artemësë e madhea, do të mos jetë për farëgjë, e do të nisjë të prishetë të madht’ e saj, që gjith’ Asia edhe diniaja e lëvdon.
28 E si digjuanë këto, u mbushnë inatit e thërrisnë, e thoshnë: E madhe është Artemea e Efesosë.
29 E u mbush quteti nakatosi, e u lëshuanë të gjithë me një zëmërë ndë theatro, e zbranisnë Gaionë e Aristarhonë Maqedhonitë, shokët’ e Pavllosë.
30 E kur duaj Pavllua të dukej ndë llao, nuk’ e lijn’ atë mathitejtë.
31 E ca nga arhondët’ e Asiësë që qenë miqt’ e tij, dërguanë nde ai e i lutishnë të mos dalë ndë theatro.
32 E ca thërrisnë kështu, e ca ndrishe, sepse qe nakatosurë mbëjedhëja, e më të shumëtë nukë dijnë përse qenë mbëjedhurë.
33 E ca nga turma nxuarë jashtë Aleksandhronë, si e shtijnë atë jashtë çifutë. E Aleksandhroi si tundi dorënë të pushoijnë, duaj të përgjegjej ndë llao.
34 Ma poqë e njohnë që qe çifut, u bë një (k)lithmë e madhe nga gjithë, ngjera mbë di sahat, që thërrisnë: E madhe është Artemia e Efesiotet.
35 E si zbuti grammatikoi turmënë, thotë: O njerëz Efesiot! Cili ësht’ ai njeri që nuk’ e di se quteti i Efesosë ësht’ i dashurë i Artemësë Perndisë madhe, së bijësë Dhiësë?
36 E kur nuk’ i arnis njeri këto, duhetë që të rriji juvet mbëjedhurë e të mos bëni ndonjë punë pa mënd.
37 Sepse i prutë këta njerëz, që as vodhë qishënë, as shajtinë Perndinë tuaj.
38 Ma nd’është Dhimitri me sintehnët’ e tij që ka fjalë kondrë ndonjëit njeriut, janë dit që bënetë gjuq, e janë kushullë. Le të kallëzojnë njeri-jatërinë.
39 Ma ndë kërkoni për ndonjë tjatër punë, do të apofasisetë ndë një mbëjedhëjë me udhë.
40 Sepse për një çikëzë mënjënd na kallëzojënë që ngrëmë krie për të sormënë, pa qënë gjëkafshë që të mundjëmë të përgjegjemi për këtë nakatosi. E si tha këto fjalë, e përhapi mbëjedhëjënë.