Veprimtaria e Palit
1 Ju e dini, o vëllezër, se ne nuk erdhëm kot te ju. 2 Siç e dini, përpara se të vinim te ju, na keqtrajtuan dhe na poshtëruan në Filipi, por Perëndia na dha guximin për t'ju predikuar ungjillin e tij mes shumë përpjekjesh të mundimshme. 3 Sepse predikimi ynë nuk mbështetej në mashtrime, në ndyrësi e në dredhi, 4 por e predikojmë ungjillin ashtu siç na e besoi Perëndia, pasi dolëm të sprovuar prej tij. Ne nuk predikojmë që t'u pëlqejmë njerëzve, por që t'i pëlqejmë Perëndisë, i cili njeh zemrat tona.
5 Sikurse e dini, ne kurrë nuk kemi përdorur fjalë lajkatuese e as nuk kemi pasur qëllimin për të përfituar, dhe dëshmitar kemi Perëndinë. 6 Ne nuk kemi kërkuar lavdi prej njerëzve, as prej jush e as prej të tjerëve. 7 Si apostuj të Krishtit mund t'ju bëheshim barrë, por, përkundrazi, ne u treguam të dhembshur me ju si nëna që kujdeset me ngrohtësi për fëmijët e vet. 8 Ne kishim një dashuri kaq të madhe për ju, saqë ishim të gatshëm jo vetëm t'ju predikonim ungjillin e Perëndisë, por të jepnim edhe jetën për ju. Kaq shumë ju kishim për zemër!
9 Ju e mbani mend, o vëllezër, sesa shumë u munduam e u lodhëm duke punuar natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush ndërsa ju predikonim ungjillin e Perëndisë. 10 Ju dhe Perëndia jeni dëshmitarë se sjellja jonë kundrejt jush, besimtarëve, ishte e shenjtë, e drejtë dhe e paqortueshme. 11 Ju e dini se jemi sjellë me çdonjërin prej jush si ati me bijtë e vet. 12 Ju kemi këshilluar, ju kemi dhënë zemër dhe ju jemi përgjëruar që të bëni një jetë të denjë për Perëndinë, i cili ju thirri në mbretërinë dhe lavdinë e vet.
13 Prandaj, edhe ne e falënderojmë Perëndinë pa pushim, se kur e dëgjuat prej nesh fjalën e Perëndisë, e pranuat jo si fjalë njerëzish, por ashtu siç është në të vërtetë, fjalë Perëndie, që vepron në ju që besoni. 14 Ju, vëllezër, u bëtë shkërbim i kishave të Perëndisë që janë në Jude e që besojnë në Krishtin Jezu, sepse edhe ju keni vuajtur të njëjtat gjëra nga bashkëkombësit tuaj, sikurse vuajtën edhe ata nga judenjtë, 15 të cilët vranë Zotin Jezu e profetët dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk e kanë pëlqimin e Perëndisë dhe janë kundër të gjithë njerëzve, 16 duke na penguar t'u predikojmë kombeve, që këto të shpëtohen. Kështu ata e mbushin vazhdimisht kupën e mëkateve të tyre, por më në fund erdhi mbi ta zemërimi i Perëndisë.
Malli për selanikasit
17 Por ne, vëllezër, kemi qenë larg jush për një kohë të shkurtër, larg syve, por jo larg zemrës dhe nga malli që kishim u përpoqëm edhe më shumë për t'ju parë përsëri. 18 Prandaj deshëm shumë të vinim te ju, madje unë, Pali, u përpoqa një ose dy herë, por na pengoi Satani. 19 Kush tjetër veç jush do të jetë shpresa jonë, gëzimi ynë, kurora apo krenaria jonë para Zotit Jezu Krisht kur ai të vijë? 20 Po, ju jeni lavdia jonë dhe gëzimi ynë.
Krie e ditë
1 Sepse ju vetë e diji, vëllazër, t’ardhuritë tanë ndër ju, që nuk’ u bë të mbrazëtë.
2 Po ndonëse patmë hequrë shumë të këqia më përpara, e të shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë të flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë të përpjekurë.
3 Sepse dhidhahia onë nuk’ u bë nga e rremea, as nga e keqea, as nga gënjeshtra.
4 Po sikundr’ u dhoqimasm nga Perndia që të na besonej nevet Ungjilli, kështu kuvëndojmë, jo sikur do të pëlqejmë njerëzet, ma Perndisë, që kërkon zëmëratë tona.
5 Sepse fjala onë nukë qe kurrë mbë kollaqi, sikundr’ e diji, as kërkuam kurrë lakëmi. Perndia është martiri inë.
6 As kërkuam nga njerëzitë nder, as nga juvet, as nga të tjerë, ndonëse mundjëm të kërkojëm, si Apostoj të Krishtit.
7 Po u bëm të butë ndë mes tuaj, posi mëndeshëa që ngroh ndë gji djelmt’ e saj.
8 Kështu tuke dëshëruarë juvet, duamë t’u bëjëmë pjesë juvet jo vetëmë nga Ungjilli i Perndisë, po edhe nga shpirtëretë tanë, sepse u bëtë të dashurë mbë nevet.
9 Sepse juvet i mbai mënd, vëllazër, zahmetnë tonë e të lodhuritë; tuke punuarë nat’ e ditë, që të mos rëndojmë asnjë prej jush, kemi dhidhaksurë Ungjillë e Perndisë ndër juvet.
10 Juvet jini martirë edhe Perndia, sa Shënjtërisht, e me sa të drejtë, e pa sharë jemi prurë mbë ju që besuatë.
11 Që sikundr’ e diji, që cilinëdo nga jush, si babai djelmt’ e tij u lutishëm e u parigorisjëm.
12 E u vërëm ndë be, që të ecëjëtë sikundrë ka hie Perndisë që u thërret juvet ndë mbretëri të tij e ndë nder.
13 Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë që digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me të vërtetë (si) fjalë Perndiet, që ajo fjalë edhe bën punë mbë ju që kini besuarë.
14 Sepse juvet, vëllazër, kini gjarë qishëvet së Perndisë, që janë ndëpër Iudheë mbë Krishtinë Iisunë, sepse të tila punëra kini besuarë edhe juvet nga filia juaj, si edhe ata nga Çifutë.
15 Nga ata që vranë edhe Zonë Iisunë, edhe vetë Profitëtë, edhe nevet na kanë ndjekurë, e s’kanë pëlqierë Perndisë, e janë armiq të gjithë njerëzet.
16 Ata na mbodhisjënë nevet të flasëmë ndë filira të tjera që të sosenë, që të venë tuke mbushurë gjithënjë merrën’ e fajevet së ture, sepse erdhi mbi ta urgjia e Perndisë ngjera të pastajmenë.
17 Po nevet, vëllazër, si u varfëruam nga jush ca kohë, sa nga të parëtë, jo nga zëmëra, nxitojëm më tepërë të shohëm faqenë tuaj me dëshërim të madh.
18 Andaj deshëm të vijëm ndër ju (makar unë Pavllua) edhe një herë, edhe di herë, po na mbodhisi nevet Satanai.
19 Sepse cila është shpëresa onë, a gëzimi, a kurora e mburrëcisë? Vallë nukë jini juvet përpara Zotit sonë Iisu Hristoit mbë t’ardhurë të tij?
20 Me të vërtetë juvet jini nderi inë, edhe gëzimi inë.