Përshëndetje
1 Pali, Silvani e Timoteu, i shkruajmë kishës së selanikasve që i përket Perëndisë Atë e Zotit Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe !
Shembulli i selanikasve
2 E falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju të gjithë dhe ju përmendim pa pushim në lutjet tona. 3 Ne kujtojmë para Perëndisë dhe Atit tonë besimin tuaj të gjallë, dashurinë tuaj vepruese dhe shpresën tuaj të palëkundur, që e keni në Zotin tonë Jezu Krisht.
4 O vëllezër, ne e dimë se Perëndia ju do dhe se ju ka zgjedhur, 5 sepse ungjilli që ju predikuam nuk erdhi te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi, edhe me anë të Shpirtit të shenjtë, edhe me sigurinë e plotë se ai është i vërtetë. Ju e dini se kur ishim mes jush, çdo gjë që bëmë, e bëmë për të mirën tuaj. 6 Ju u bëtë shkërbimi ynë e i Zotit dhe megjithëse vuajtët shumë, i pranuat fjalët e ungjillit me gëzimin që vjen nga Shpirti i shenjtë.
7 Kështu, ju u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni dhe në Akai. 8 Fjala e Zotit jehoi prej jush jo vetëm në Maqedoni e në Akai, por edhe në çdo vend ku u përhap besimi juaj në Perëndinë. Kështu, ne nuk kemi nevojë të themi ndonjë gjë. 9 Ata vetë tregojnë sesi na pritët kur erdhëm te ju e sesi ju hoqët dorë prej idhujve e u kthyet për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë. 10 Tani ju prisni Birin e tij, Jezuin, të vijë prej qiejve, të cilin ai e ngjalli prej të vdekurve dhe që na shpëton nga zemërimi që po vjen.
Krie e parë
1 Pavllua, e Silluanoi, e Timotheoi mbë Qishë të Seleniqotet, mbë Babanë Perndinë, e mbë Zonë Iisu Hristonë, le të jetë dhurëti mbë jush, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
2 Bëjmë lëvdim Perndisë kurdo për gjithë juvet, tuke kujtuarë juvet mbë të falurë tonë.
3 Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë të Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë.
4 Si ata që njohëmë nga Perndia, vëllazër të dashurë, të cgjedhuritë tuaj.
5 Sepse Ungjilli inë nuk’ u bë mbanë jush me fjalë vetëmë, po edhe ndë fuqi, e ndë Shpirtinë Shënjt, e ndë të mbushurë të shumë, sikundr’ e diji çfarë lloi qem nevet ndë mes tuaj për të mirë tuaj.
6 E juvet u bëtë gjarë nevet edhe Zotit, tuke dheksurë fjalënë me shumë pikëllim, me gëzim të Shënjtit Shpirt.
7 Kaqë që jini bërë juvet ksomblë mbë gjith’ ata që besuanë ndë Maqedhoni e nd’Ahai.
8 Sepse prej jush u përhap fjala e Zotit, jo vetëmë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, po edhe mbë çdo vënd arrijti besa juaj që kini mbë Perndinë, kështu që nukë duhetë që të flasëmë na gjë.
9 Sepse ata për nevet rrëfejënë çfarë lloi qe të hiritë tanë ndër ju, e qish nga Idhollatë kthejtitë vetëhenë tuaj mbë Perndinë, për të punuarë Perndin’ e gjallë e të vërtetënë.
10 E për të priturë të birit së tij nga Qielltë, atë që ngjalli ai nga të vdekuritë, Iisunë që na shpëtoi nevet nga urgjia që duan të vinte.