Gjykimi i drejtë i Perëndisë
1 Ti, o njeri, që gjykon të tjerët, kushdo qofsh, nuk ke asnjë shfajësim. Duke gjykuar tjetrin, dënon vetveten, sepse ti që gjykon, bën të njëjtat gjëra. 2 Ne e dimë se gjykimi i Perëndisë për ata që bëjnë këto gjëra është sipas së vërtetës. 3 A mendon se do t'i shpëtosh gjykimit të Perëndisë, o njeri, që gjykon ata që bëjnë të njëjtat gjëra që i bën edhe ti? 4 Apo i përçmon pasuritë e mirësisë, të durimit dhe zemërgjerësisë së Perëndisë pa e ditur se mirësia e tij të çon në pendim?
5 Por me ashpërsinë tënde dhe me zemrën e papenduar po i përgatit vetes një zemërim të madh për ditën kur Perëndia do të zbulojë zemërimin dhe gjykimin e tij të drejtë. 6 Perëndia do ta shpërblejë çdonjërin sipas veprave të veta. 7 Atyre që me durim kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi në vepra të mira, do t'u japë jetën e amshuar, 8 ndërsa ata që janë kryeneçë e nuk i binden së vërtetës, por i binden padrejtësisë, i pret zemërimi e tërbimi i Perëndisë. 9 Për çdo qenie njerëzore që bën ligësi do të ketë mundim e ankth, së pari për judeun, por edhe për helenin. 10 Por për këdo që bën të mirën, do të ketë lavdi, nder e paqe, së pari për judeun, por edhe për helenin. 11 Sepse Perëndia nuk është i njëanshëm.
12 Të gjithë ata që kanë mëkatuar pa e njohur ligjin, nuk do të ndëshkohen sipas këtij ligji, ndërsa të gjithë ata që kanë mëkatuar duke e njohur ligjin, do të gjykohen sipas tij. 13 Të drejtë para Perëndisë nuk janë ata që e dëgjojnë ligjin, por ata që e zbatojnë atë.
14 Kur kombet që nuk e kanë ligjin, zbatojnë vetvetiu çfarë thotë ligji, megjithëse nuk e kanë ligjin, ato veprojnë si ta kishin atë brenda vetes së tyre. 15 Me këtë ata tregojnë se urdhërimet e ligjit janë të shkruara në zemrat e tyre, gjë për të cilën dëshmon edhe ndërgjegjja e tyre, edhe mendimet e tyre të brendshme, që herë i akuzojnë për faj e herë i shfajësojnë. 16 Kjo do të dalë në dritë ditën kur Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve përmes Krishtit Jezu, siç e pohon ungjilli që predikoj unë.
Judenjtë dhe ligji i Moisiut
17 Çfarë të themi për ty që e quan veten jude? Ti mbështetesh te ligji e mburresh me Perëndinë, 18 e njeh vullnetin e tij dhe ligji të ka mësuar të dallosh të mirën. 19 Ti je i bindur se je udhëheqës i të verbërve e dritë për ata që janë në errësirë, 20 edukator i të panxënëve e mësues i të miturve në besim, sepse në ligj ke dijen e plotë dhe gjithë të vërtetën.
21 Ti, pra, që mëson të tjerët, nuk mëson dot veten? Ti që predikon se nuk duhet vjedhur, vjedh? 22 Ti që thua se nuk duhet bërë tradhti bashkëshortore, bën tradhti bashkëshortore? Ti që ke neveri idhujt, plaçkit tempuj? 23 Ti që mburresh me ligjin, çnderon Perëndinë duke e shkelur këtë ligj? 24 Sepse, siç është shkruar: për shkakun tuaj emri i Perëndisë shahet ndër kombe.
25 Rrethprerja është e dobishme nëse ti zbaton ligjin, por nëse je shkelës i tij, rrethprerja jote nuk vlen . 26 Prandaj, nëse i parrethpreri respekton urdhërimet e ligjit, a nuk do t'ia njohë atij Perëndia parrethprerjen si rrethprerje? 27 Ai që është i parrethprerë, por e zbaton ligjin, do të të gjykojë ty, që, megjithëse je i rrethprerë dhe e ke të shkruar ligjin, je shkelës i këtij ligji.
28 Sepse jude i vërtetë nuk është ai që duket i tillë së jashtmi dhe rrethprerja nuk është diçka e jashtme apo trupore, 29 por jude i vërtetë është ai që është i tillë së brendshmi. Rrethprerja e vërtetë është ajo e zemrës, që bëhet në Shpirt e jo në shkronjë. Lavdia e judeut të vërtetë nuk vjen nga njerëzit, por nga Perëndia.
Krie e ditë
1 Andaje je i papërgjegjurë, o njeri, cilido je ti që gjukon, sepse tek gjukon tjetërinë, dëmëton vetëhenë tënde, se ti që gjukon, të tilatë bën.
2 Ndashti na e dimë që është gjuqi i Perndisë, sikundr’ ësht’ e vërteta kondr’ ature që bëjënë të tilatë.
3 E mëndone ti këtë, o njeri, që gjukon ata që bëjënë të tilatë, e që bën ato vetë, se do të shpëtoç tij nga gjuqi i Perndisë?
4 A ksenderon të mirat’ e shuma t’asaj, e durimnë, e të prituritë, e nuk’ e di që të butët’ e Perndisë të heq tij ndë metani?
5 Ma ti me zëmërënë tënde të pakthierënë, e me kokënë tënde të rëndë, mbëjedh mbë vetëhe tënde urgji ndë ditë t’urgjisë e kur do të çfaqetë gjuqi i drejtë i Perndisë.
6 Që ai do të apë nde cilido sikundrë ka punuarë.
7 Mb’ata që me durim tek bëijnë punët’ e mira, kërkoijnë lëvdim e nder e të pavdekurë (do t’apë) jetë të pasosurë.
8 Mb’ata që janë të egrë e nukë unjenë ndë të vërtetë, po unjenë ndë të shtrëmbërë, do të jetë të zëmëruarë edhe urgji.
9 Guxim edhe shtrëngim mbë çdo Shpirt t’atij njeriut që bën të keqenë, Çifut, e pastaje Elin.
10 E lëvdim e nder edhe paq mbë cilinëdo që bën të mirënë, mbë Çifutnë protoparë, e pastaje mbë Elinë.
11 Sepse përpara Perndisë s’është të zgjedhurë të madhit a të vogëlit.
12 Sepse gjith’ ata që fëjienë pa nom, do të humbasënë pa nom; e gjith’ ata që fëjienë kur qe nom, nga nomi do të dëmëtonenë.
13 (Sepse jo ata që ndiejnë nomnë janë të drejtë përpara Perndisë, po ata që bëjënë sikundrë shkruan nomi do të bënenë të drejtë.
14 Sepse kur filit’ e tjera që s’kanë nom, bëjënë vetiut punët’ e nomit, këta ndonëse s’kanë nom, janë nom ndë vetëhe të ture.
15 Këta dëftojënë punën’ e nomit shkruarë ndë zëmëra të ture, sepse dëfton fiqiri i ture, e llogjismot’ e ture shajënë njeri-jatërinë, a edhe përgjegjenë).
16 Mb’atë ditë kur do të gjukojë Perndia të fshehurat’ e njerëzet, me anë të Iisu Hristoit, sikundrë është Ungjilli im.
17 E nd’është që ti quhe Iudheo, e prëhe mbë nom, e mburre mbë Perndinë.
18 E njeh thelimën’ e saj, e je dhidhaksurë nga nomi e shquan atë që të vëjen.
19 E ke vetëhenë tënde se u dëfton udhënë të verbëret, e je drit’ e ature që janë nd’erësirë,
20 Shkallë të së marrëvet, dhaskal të foshnjëvet, e ai që ke faqenë të së njohurit e të vërtetësë ndë nom.
21 Ti adha që mpson tjatërinë, nukë mpson vetëhenë tënde? Ti që dhidhaks të mos vjedhënë, vjedh?
22 Ti që thua: mos kurvëroni, kurvëron? Ti që ke Idhollatë për të ndjeta, bën Ierosili?
23 Ti që mbure ndë nom, ksenderon Perndinë me të shkelturë të nomit?
24 Se ëmër i Perndisë për sebep tuaj shahetë ndë të tjeratë filira, sikundr’ është shkruarë.
25 Sepse peritomia vëjen ndë bëfç ato që thotë nomi. E ndë qofç prishës i nomit, të prerëtë tat bënetë të paprerë.
26 Nd’është dha që një i paprerë ruan porsit’ e nomit, nukë do të jetë kij i papreri posi një i prerë?
27 E kij që është i paprerë që nga të lerët’ e tij, tuke ruajturë nomnë, do të gjukojë tij që me grammë e me gjithë të prerë shkel nomnë?
28 Sepse jo ai që duketë përjashta ësht’ Iudheo, as të prerëtë ësht’ ata që duketë ndë kurm.
29 Po Iudheo ësht’ ai që është i tillë ndë të fshehurë. E të prerëtë është të prerit’ e zëmërësë që është ndë Shpirt, e jo ndë grammë. Këta të prerë ka nder jo mbanë njerëzet, po mbanë Perndisë.