Mos e gjyko tjetrin
1 Pranojeni atë që është i dobët në besim dhe mos e gjykoni për mendimet e tij. 2 Dikush beson se mund të hajë çdo gjë, ndërsa një tjetër, që është i dobët, ha vetëm perime. 3 Ai që ha çdo gjë, të mos e përbuzë atë që nuk ha, dhe ai që nuk ha çdo gjë, të mos e gjykojë atë që ha, sepse Perëndia e ka pranuar edhe atë. 4 Kush je ti që të gjykosh shërbëtorin e tjetrit? Vetëm i zoti mund të gjykojë nëse shërbëtori i tij qëndron i fortë në detyrë ose jo. Por ai do të qëndrojë i fortë, sepse Zoti ka pushtetin ta bëjë këtë.
5 Dikush e vlerëson një ditë më shumë se një ditë tjetër, ndërsa dikush tjetër i vlerëson të gjitha ditët njëlloj. Secili të jetë plotësisht i bindur për atë që bën. 6 Ai që e vlerëson një ditë si të veçantë, e vlerëson për Zotin . Ai që ha nga çdo gjë, ha për Zotin, sepse falënderon Perëndinë. Po ashtu, edhe ai që nuk ha çdo gjë, nuk ha për Zotin dhe falënderon Perëndinë.
7 Asnjëri nga ne nuk jeton për vete dhe nuk vdes për vete. 8 Nëse jetojmë, jetojmë për Zotin dhe nëse vdesim, vdesim për Zotin. Prandaj, edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, ne i përkasim Zotit. 9 Për këtë arsye Krishti vdiq e u ngjall, për të qenë Zot i të gjallëve dhe i të vdekurve. 10 Pse e gjykon vëllanë tënd? Pse e përbuz vëllanë tënd? Ne të gjithë do të qëndrojmë para gjyqit të Perëndisë. 11 Është shkruar:
pasha jetën time, thotë Zoti,
çdo gju
do të përkulet para meje
dhe çdo gjuhë
do të përlëvdojë Perëndinë.
12 Kështu pra, çdonjëri prej nesh do të përgjigjet para Perëndisë për veten e vet.
Mos u bëj pengesë për vëllanë
13 Prandaj të mos gjykojmë më njëri-tjetrin, por më mirë të kemi kujdes për të mos i vënë vëllait as lak, as pengesë. 14 Unë e di dhe jam i bindur prej Zotit Jezu se asgjë nuk është e papastër vetvetiu. Por nëse dikush e vlerëson diçka si të papastër, atëherë ajo është e papastër për të.
15 Nëse vëllai yt lëndohet për shkak të ushqimit tënd, atëherë ti nuk po sillesh më me dashuri ndaj tij. Për shkak të ushqimit mos e ço drejt humbjes vëllanë tënd, për të cilin vdiq Krishti. 16 Mos bëni që të shahet çka është e mirë për ju. 17 Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët e të pirët, por drejtësi, paqe e gëzim në Shpirtin e shenjtë. 18 Kush i shërben kështu Krishtit, i pëlqen Perëndisë dhe miratohet prej njerëzve. 19 Prandaj, të kërkojmë gjërat që sjellin paqen dhe rritjen shpirtërore të të gjithëve.
20 Mos e shkatërro veprën e Perëndisë për shkak të ushqimit. Të gjitha ushqimet janë të pastra, por bën keq ai që, me ushqimin e tij, bëhet gur pengese për tjetrin. 21 Është mirë të mos hash mish, të mos pish verë e as të mos bësh ndonjë gjë tjetër që do të bëhej gur pengese për vëllanë tënd . 22 Besimin që ke, mbaje për vete para Perëndisë. Lum ai që nuk e dënon ndërgjegjja për ushqimet që zgjedh të hajë. 23 Por kush është me dy mendje për sa i përket ushqimit, e megjithatë ha, ai është i dënuar, se nuk vepron sipas asaj që beson. Gjithçka që nuk vjen prej besimit, është mëkat.
Krie e katërmbëdhjetëtë
1 Atij që është i sëmurë ndë besë epni dorënë, e mos qërtoni me të kërkuara.
2 Sepse një beson që ka urdhër të hajë nga të gjitha, ma ai që është i sëmurë ndë besë ha lakëra.
3 Ai që ha, le të mos e shajë atë që nukë ha. E ai që s’ha, le të mos gjukojë atë ha, sepse Perndia e ka atë afër vetiut.
4 Cili je ti që gjukon shërbëtuarin’ e jetërit? Ai rri dreq, a bie për Zotn’ e tij. Ma ai do të qëndrojë mbë këmbë, sepse mund Perndia ta bëjë atë të qëndrojë.
5 Sepse një çquan ditë nga ditë, e tjetër i ka një gjithë ditë. Gjithëkujt le t’i mbushetë koka me mënd të tij.
6 Ai që mban llogori ditësë, për Zotnë mban llogori. E ai që s’mban llogori ditësë, për Zotnë s’mban llogori. Ai që ha, për Zotnë ha, sepse i bën lëvdim Zotit. E ai që nukë ha, për Zotnë nukë ha, e lëvdon Zotnë.
7 Sepse ndonjë nga nesh s’rron për vetëhe, e ndonjë s’vdes për vetëhe.
8 Sepse edhe ndë rrofçim, për Zotnë rrojëmë. Edhe ndë vdekçim, për Zotnë vdesëmë. Edhe ndë rrofçim, edhe ndë vdekçim të Zotit jemi.
9 Sepse Krishti për këtë vdiqi, edhe u ngjall e rron, që të urdhërojë edhe të gjallëtë edhe të vdekuritë.
10 Ma ti përse gjukon vëllanë tënd? A edhe ti përse ksenderon vëllanë tënd? Sepse navet të gjithë do të dalëmë përpara fronit së Krishtit.
11 Sepse është shkruarë: Rroj unë, thotë Zoti, që mbë mua do të ujnjetë çdo gju të më faletë, e gjithë gjuhëtë do të apënë llogori nde Perndia.
12 Cilido nga ju adha do të apë llogori për vetëhe të tij te Perndia.
13 Le të mos gjukojëmë adha më njeri-jatërinë, po më tepërë silloia juaj të jetë që të mos viri dhokan vëllait, a skandallo.
14 Un’ e di, edhe kam tharosnë mbë Zotnë Iisunë, që s’është ndonjë punë e pëgërë mbë vetëhe të saj; po mb’atë që e sillois se ësht’ e pëgërë, mb’atë ësht’ e pëgërë.
15 Ma nd’është që për një të ngrënë helmonetë vëllai it, ti nuk’ ecën më me dashuri. Mos duaj të dërgoç ndë prishëjë atë, që për atë vdiqi Krishti.
16 Le të mos shahetë adha të mirëtë tuaj.
17 Sepse mbretëri e Qiellet nuk’ është të ngrënë e të pirë, po të drejtë e paq edhe gëzim mbë Shpirtinë Shënjt.
18 Sepse kush punon Krishtinë ndë këto, ësht’ i pëlqierë te Perndia, e ndë njerëz ësht’ i dhoqimasurë.
19 Le të vështrojëmë adha ato që vëjejënë për paq, e ato që janë për të dërtuarë njeri-jatërinë.
20 Mos duaj për një gjellë të priç punën’ e Perndisë. Gjithë punëtë me të vërteta janë të qëruara, po bën të keq njëit njeriut që e ha me skandali.
21 Është mirë të mos hajë njeriu mish, a të mos pijë verë, a të mos bëjë ndonjë punë nga ato që spodhisetë, a skandalisetë, a smundetë vëllait it.
22 Ti ke besë, bëje mbanë teje përpara Perndisë. Lum ai që nukë dëmëton vetëhenë mb’atë që kërkon të bëjë.
23 Ma ai që bën të zgjedhurë, ndë hangrëtë, ësht’ i dëmëtuarë, sepse s’hangri me besë. E çdo punë që s’është mbë besë, është faj.