1 Meqenëse ligji përmban vetëm hijen e të mirave të ardhshme dhe jo pamjen e tyre të vërtetë, ai nuk mund t'i përsosë kurrë ata që vazhdimisht vijnë të kushtojnë të njëjtat flijime vit për vit. 2 Përndryshe do të kishin reshtur së kushtuari flijime, pasi ata që adhuronin Perëndinë, si të ishin pastruar një herë, nuk do të ishin më të vetëdijshëm për mëkatet e tyre. 3 Por ato flijime iu kujtonin mëkatet çdo vit, 4 sepse gjaku i viçave dhe i cjepve nuk mund t'i shlyejë mëkatet.
5 Kur erdhi Krishti në botë, tha:
flijime e dhurata
nuk deshe,
por më bëre gati një trup.
6 Shkrumbimet e kafshëve
dhe flijimet për mëkatet
nuk të pëlqyen.
7 Atëherë thashë:
ja ku po vij, o Perëndi,
për të bërë vullnetin tënd,
sikurse është shkruar për mua
në krye të librit.
8 Më lart ai tha se nuk i pëlqejnë flijimet dhe dhuratat, si dhe shkrumbimet e kafshëve dhe flijimet për mëkatin, megjithëse ato kushtoheshin sipas ligjit. 9 Pastaj shtoi: ja ku po vij për të bërë vullnetin tënd! Kështu ai hedh poshtë flijimet e para për të caktuar flijimin e dytë. 10 Nga ky vullnet u shenjtëruam nëpërmjet flijimit që bëri Jezu Krishti një herë e përgjithmonë.
11 Të gjithë priftërinjtë rrinin çdo ditë në këmbë për të shërbyer e për të kushtuar shumë herë të njëjtat flijime, të cilat nuk mund t'i shlyejnë kurrë mëkatet. 12 Ndërsa Krishti kushtoi vetëm një flijim për mëkatet një herë e përgjithmonë e pastaj u ul në të djathtë të Perëndisë. 13 Tani, atje, ai pret që armiqtë e tij të bëhen shtrojë e këmbëve të tij. 14 Kështu, me një kushtim të vetëm, Krishti i bëri të përsosur përgjithmonë të shenjtëruarit.
15 Edhe Shpirti i shenjtë na dëshmon kur thotë:
16 besëlidhja që do të lidh me ta
pas atyre ditëve, thotë Zoti,
është kjo:
unë do t'i shtie ligjet e mia
në mendjen e tyre
e do t'i shkruaj në zemrat e tyre.
17 Mëkatet e tyre
e paudhësitë e tyre
nuk do t'i kujtoj më.
18 Ku ka ndjesë të mëkateve, nuk është nevoja më për flijime.
Thirrje dhe paralajmërime
19 Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërore 20 përmes udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit që është trupi i tij.
21 Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë. 22 Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër. 23 Le ta mbajmë të patundur pohimin e shpresës, sepse ai që na premtoi është besnik. 24 Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira, 25 pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.
26 Nëse vazhdojmë të mëkatojmë me dashje, pasi kemi marrë njohuritë e së vërtetës, atëherë nuk ka më asnjë flijim për mëkatet. 27 Përkundrazi, na pret gjykimi i tmerrshëm dhe zjarri i ndezur që përpijnë kundërshtarët. 28 Nëse dikush shkel ligjin e Moisiut, vritet pa mëshirë me dëshminë e dy a tre dëshmitarëve. 29 A e merrni me mend se ç'dënim më të madh do të meritojë ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë, që e ka parë si të pavlerë gjakun e besëlidhjes, me të cilin u shenjtërua, dhe që ka sharë Shpirtin e hirit? 30 Sepse ne e njohim atë që ka thënë:
«shpagimi më përket mua
dhe unë jam ai
që do të marrë shpagim ».
Si dhe:
«Zoti gjykon popullin e tij ».
31 Është gjë e tmerrshme të biesh në duart e Perëndisë së gjallë.
32 Sillini ndër mend ditët e shkuara! Atëherë, pasi u ndriçuat, ju duruat me shumë mundime një luftë të madhe, 33 herë të përqeshur dhe të munduar botërisht, herë duke marrë pjesë në vuajtjet e atyre që trajtoheshin kështu. 34 Ju keni vuajtur bashkë me të burgosurit dhe kur ju kanë rrëmbyer pasuritë, keni duruar me gëzim, sepse e keni ditur se keni një pasuri më të madhe dhe të qëndrueshme.
35 Mos e humbisni, pra, guximin tuaj! Ai ka shpërblim të madh. 36 Keni nevojë për durim që të bëni vullnetin e Perëndisë e të fitoni premtimin.
37 Sepse edhe pak kohë,
vetëm pak,
e do të vijë
ai, që duhet të vijë,
e nuk do të vonohet.
38 I drejti im
do të jetojë prej besimit,
por nëse zmbrapset,
shpirti im nuk do të kënaqet me të.
39 Ne nuk jemi nga ata që zmbrapsen e humbasin, por nga ata që besojnë dhe shpëtojnë shpirtin.
Krie e dhjetëtë
1 Sepse tuke pasurë nomi hienë të së miravet që do të vijënë, e jo vetë Ikonën’ e punëravet, s’mund kurrë të teliosjë, me anë të kurbanevet që bënenë për vit gjithënjë, ata që qasenë ndë Iero.
2 Ndrishe deshnë të qëndroijnë nga të bëritë; sepse si të qëronishnë një herë ata që bëijnë kurbanetë do të mos njihnë më ndë vetëhe ndonjë faj.
3 Ma ndë këto (thisira) bënetë kujtim çdo vit për faje.
4 Sepse nukë mund gjaku i Demavet edhe i Cjepet të ngrërë fajetë.
5 Andaj tek hin ndë jetë, thotë: Nukë deshe kurban, as mblatë, po mua më bëre kurm.
6 Nukë të pëlqienë tij të djeguratë që bënenë për faje.
7 Atëherë thaçë unë: Ja tek vij unë (ndë krie të kartësë është shkruarë për mua) për të bërë, o Perndi, thelimënë tënde.
8 Pat thënë sipër, që kurbane e mblatëra, e të djegura për fajëra nuk’ i pate dashurë, as të patnë pëlqierë (ato punëra i bëjënë kurban sikundr’ e ka nomi).
9 Atëherë tha: Ja që vij, o Perndi, të bëj thelimënë tënde; ngrë të parënë, për të stisurë të ditënë.
10 E për këtë thelimë kemi qenë të shënjtëruarë me anë të mblatësë kurmit Iisu Hristoit (që u bë) një herë.
11 E cilido Prift rri gati përditë ndë punë, e tuke bërë shumë herë ato të tilatë kurbane që nukë mundjënë kurrë të ngrëjënë fajetë.
12 Ma kij (Iisui) si pru vetëhen’ e tij një herë për gjithë jetë kurban për fajëra, ndënji mb’anë të djathëtë të Perndisë.
13 Tuke priturë më të pastajmenë kohënë ngjera sa të vihenë armiqt’ e tij fron ndënë këmbë të tij.
14 Sepse me një mblatë vetëmë i bëri telio për jetë ata që janë të shënjtëruarë.
15 Na e martiris nevet edhe Shënjti Shpirt, sepse si pat thënë:
16 Kij është dhiathiqi, që do të bëj unë me ata pas ature ditet, thotë Zoti, tuke dhënë nometë ndë zëmëra të ture, e ndë mënd të ture, do t’i shkruaj ato.
17 E do të mos kujtonem më kurrë fajet’ e ture edhe paranomit’ e ture.
18 Tek është adha ndëjesë këture, nuk’ është më mblatë për faje.
19 Kur kemi adha, o vëllazër, tharos të hijëmë ndë Shënjt të Shënjtorëvet, me anë të gjakut të Iisuit.
20 Udhë thom që na e përtërijti nevet të re e të gjallë, me anë të velësë, domethënë të kurmit së tij.
21 E tuke pasurë një prift të madh ndë shtëpi të Perndisë,
22 Le të afëronemi me zëmërë të vërtetë me të plotë të besësë, qëruarë zëmëratë nga fiqiri i keq.
23 E larë kurminë me ujë të pastruarë, le të ruaj pa luajturë molloin’ e besësë (sepse ësht’ i besësë ai që na ka taksurë).
24 E le të vështrojmë njeri-jatërinë për t’anangasurë ndë dashuri e ndë punëra të mira.
25 Le të mos lëmë të mbëjedhuratë tona, sikundrë kanë adet të bëjënë dica, tuke bërë zëmërë; e kaqë më shumë, sa që shihni që afëronetë ajo ditë.
26 Sepse kur të fëjejmë nevet me thelimë tënë, si e njohm të vërtetënë e pastaje nukë mbetetë më kurban për faje.
27 Ma një pandohi e tromaksurë e gjuqit e të djegurë të zjarit që është për të ngrënë armiqtë.
28 Një që shkel nomn’ e Moisiut, përpara di a tri martirëvet vdes pa ndonjë ndëjesë.
29 Sa më shumë mundim do të pësojë (silloisnie juvet) ai që shkel të bir’ e Perndisë, gjakn’ e dhiathiqit së ri që u shënjtërua mbë të, e e merr si çdo gjak, e shan Shpirtin’ e dhurëtisë?
30 Sepse e dimë cili ësht’ ai që tha: Puna ime është të mundoj, e do të paguaj, thotë Zoti. E për së ditit: Zoti do të gjukojë llaon’ e tij.
31 Pun’ e frikuarë është që të bjerë njeriu ndë duar të Perndisë gjallë.
32 Kujtoni dit’ e para, si qetë ndriturë, duruatë shumë luftë të pësimevet.
33 E ndashti tuke bërë boroli me dhunëra e me pikëllime, e ndashti pa tuke bërë shokë me ata që janë me të tillë shkallë.
34 Sepse pësuatë bashkë me mua ndë hapset’ e mia, e duruatë pa helm të rrëmbierit’ e plaçkavet suaj; sepse e diji që kini të pasurë më të mirë ndë Qiell të vetëhesë suaj, e të patundurë.
35 Mos humbitni adha tharosnë tuaj, që ai ka pagë të madhe.
36 Sepse juvet u duhetë durim, që të bëni thelimën’ e Perndisë, e të mirri të taksuritë.
37 Sepse edhe një çikëzë, e ai që do të vijë, do të vijë, e nukë do të mënojë.
38 Ma i drejti do të rrojë me besë, e nd’u ktheftë mbë të prapë, nukë do të prëhetë Shpirti im mbë të.
39 Ma nevet nukë jemi për të hequrë prapë, për të humburë, po për të besuarë të pohtisjëmë shpëtimn’ e Shpirtit.