Ushtar i mirë
1 Ti, biri im, forcohu nga hiri që vjen përmes Krishtit Jezu. 2 Ato që dëgjove prej meje para shumë dëshmitarëve besojua njerëzve besnikë, të cilët do të jenë të zotët të mësojnë edhe të tjerët.
3 Bashkohu në vuajtje si ushtar i mirë i Krishtit Jezu. 4 Asnjë ushtar që është nën armë, nuk ngatërrohet me punët e jetës së përditshme, sepse do që t'i pëlqejë eprorit që e thirri ushtar. 5 Po ashtu, kush futet në garë, nuk kurorëzohet po të mos ketë luajtur sipas rregullave. 6 Bujku që mundohet duhet të marrë i pari pjesën e fryteve. 7 Mendo për këto që po të them, sepse Zoti do të të ndihmojë të kuptosh gjithçka.
8 Kujto Jezu Krishtin, të ngjallur prej të vdekurve, pasardhës i Davidit, sipas ungjillit tim, 9 për të cilin unë po vuaj deri në pranga si keqbërës. Por fjala e Perëndisë nuk lidhet me pranga. 10 Prandaj unë i duroj të gjitha për hir të të zgjedhurve, që edhe ata të marrin shpëtimin përmes Krishtit Jezu bashkë me lavdinë e amshuar. 11 Kjo fjalë është e besueshme:
Nëse kemi vdekur me Krishtin,
edhe do të jetojmë me të;
12 nëse durojmë,
edhe do të mbretërojmë me të;
nëse do ta mohojmë,
edhe ai do të na mohojë;
13 nëse jemi mosbesues,
ai mbetet besnik,
pasi ai nuk mund të mohojë veten.
Punëtor i miratuar
14 Këto gjëra t'ua kujtosh të gjithëve, duke iu përbetuar para Perëndisë të mos grinden me fjalë që nuk sjellin asnjë dobi, por çojnë në shkatërrim ata që i dëgjojnë. 15 Mundohu të dalësh i sprovuar para Perëndisë, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që e shpjegon drejt fjalën e së vërtetës.
16 Shmangu nga fjalët e zbrazëta që janë kundër besimit, sepse ato do të shtojnë mosbesimin e njerëzve 17 dhe fjalët e tyre do të përhapen si gangrenë. Ndër ta janë Himeneu e Fileti, 18 që dolën nga udha e së vërtetës, duke thënë se ngjallja tashmë ka ndodhur dhe kështu po përmbysin besimin e disave.
19 Megjithatë, themelet e forta që vuri Perëndia qëndrojnë të patundura dhe mbajnë këtë vulë: Zoti i njeh të vetët dhe: «Le të largohet nga paudhësia kushdo që thërret emrin e Zotit».
20 Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari e argjendi, por edhe prej druri e balte; disa për nderim, të tjerat për përçmim. 21 Prandaj, kush e pastron veten nga këto gjëra, do të jetë enë për nderim, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.
22 Braktisi epshet rinore dhe rend pas drejtësisë, besimit, dashurisë e paqes, bashkë me ata që i thërrasin Zotit me zemër të pastër. 23 Shmang edhe bisedat e marra e pa kuptim, duke e ditur se sjellin grindje. 24 Shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet, por duhet të jetë i butë me të gjithë, mësues i zoti, që duron të keqen, 25 që i udhëzon me butësi kundërshtarët, me shpresën se Perëndia do t'i bëjë të pendohen për të njohur të vërtetën. 26 Kështu ata mund të vijnë në vete e të dalin nga kurthi i djallit, i cili i mban robër të vullnetit të tij.
Krie e ditë
1 Ti adha, o biri im, forcou ndë dhurëti që është mbë Krishtinë Iisunë.
2 E punëtë që ke digjuarë nga meje me shumë martirë, ato vuri mbanë njerëzet së besësë, ature që do të jenë të Zotë të dhidhaksjënë edhe mbë të tjerë.
3 Ti mundou si trim i mirë i Iisu Hristoit.
4 Ndonjë kur shkruhetë trim nukë pleksetë ndë reshperi të kësai jetet, që të pëlqejë atij që mbëjedh trimatë.
5 Sepse edhe atij që lëfton nd’agonë nuk’ i vënë kurorë, ndë mos lëftoftë sikundr’ është nomi.
6 Bujku që punon duhetë të ketë pjesë më përpara nga pemëtë.
7 Vurë ndër mënd ato që thom, makar të të ip Zoti mënd mbë të gjitha.
8 Kij ndër mënd Iisu Hristonë, nga far’ e Dhavidhit, që u ngjall nga të vdekuritë, sikundr’ është Ungjilli im.
9 Për atë unë heq ngjera mbë të lidhurë, sikur kam bërë të keq, po fjal’ e Perndisë nuk’ është lidhurë.
10 Pra andaj unë i duroj çdofarë punë për dashuri të së cgjedhuret, që të gjejënë edhe ata shpëtim, që është mbë Hristo Iisunë, me nder të Qiellet.
11 Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, sepse ndë jemi vdekurë bashkë me Krishtinë, edhe do të rrojëmë me të bashkë.
12 Ndë qofim të duruarçim, do të mbretërojëmë bashkë me të; ndë arniçim atë, edhe ai do të arnisjë nevet.
13 Ndë mos besofçim nevet, ai mbetetë i besësë. T’arnisjë vetëhenë nukë mund.
14 Të tilatë kij ndër mënd, e martiris njerëz përpara Zotit, të mos lëftojënë me fjalë, që ësht’ e vëjierë mbë ndonjë, po për prishëjë t’ature që digjojënë.
15 Shtrëngou të dëftoç vetëhenë të cgjedhurë përpara Perndisë, punëtuar të paturp, që punon me të drejtë fjalën’ e së vërtetësë.
16 Po të ikëç ato fjalët’ e ndiera e të prallavet, sepse shtonenë shumë me të pabesllëk.
17 E fjalët’ e tillëvet venë tuke ngrënë posi fagusa. Nga ata është Imeneoi edhe Filitoi.
18 Ata janë mërguarë nga e vërteta, tuke thënë që të ngjallturitë u bë ndashti; e shtrëngojënë besën’ e dicavet.
19 Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit.
20 E më të pastajmenë mbë një shtëpi të madhe nukë janë vetëmë enë t’arta e t’ergjënta, po edhe të drujta e të balta; e ca janë për punë të nderçme, e ca janë për punë të ndiera.
21 Ndë qëroftë ndonjë vetëhen’ e tij nga këto punëra, do të jetë enë për nder, e Shënjtëruarë e vëjierë për Zotnë, e hazër mbë çdofarë punë të mirë.
22 E nga dëshërimet’ e djalërisë mërgou, e hajde pas së drejtësë, dashurisë e paqesë me ata që thërresënë Zotnë me zëmërë të qëruarë.
23 E qartat’ e marra e të panderçuratë hidhi poshtë, sepse e di që pjellënë luftëra.
24 E ropi i Zotit nukë ka hie të lëftojë, po të jetë i butë me të gjithë, gati për të dhidhaksurë, i duri(m)çim.
25 Që të qërtojë me të butë ata që qëndrojënë kondrë ndë të vërtetë, mos u ip ature Perndia metani, për të njohurë të vërtetënë.
26 E të kthenenë ndë vetëhe (cgjidhurë) nga laku i së paudhit, që nga ai kanë qënë skllev (tuke bërë) thelimën’ e tij.