1 Të gjithë ata që janë nën zgjedhën e skllavërisë le të tregojnë nderim për zotërinjtë e tyre, që të mos shahen emri i Perëndisë dhe mësimi ynë. 2 Ata që i kanë besimtarë zotërinjtë e tyre le të mos i shpërfillin, sepse janë vëllezër. Përkundrazi, t'u shërbejnë edhe më mirë, sepse u shërbejnë vëllezërve besimtarë e të dashur.
Besimi është pasuri
Këto gjëra mësoju e këshilloju të tjerëve. 3 Kush u mëson njerëzve një mësim tjetër e nuk ndjek fjalët e vërteta të Zotit tonë Jezu Krisht dhe mësimet e besimit tonë, 4 ai është mburravec e nuk di asgjë. Atij i janë bërë sëmundje rragatjet e kapja pas fjalëve. Nga këto vijnë smira, grindjet, fyerjet, dyshimet e liga, 5 zënkat pa fund të njerëzve me mendje të shthurur, të privuar nga e vërteta dhe që e shohin besimin në Perëndinë si mjet përfitimi . 6 Besimi në Perëndinë është pasuri e madhe për atë që kënaqet me aq sa ka, 7 sepse asgjë nuk kemi sjellë në këtë botë dhe asgjë nuk mund të marrim prej saj. 8 Nëse kemi ushqim e veshmbathje, le të mjaftohemi me kaq. 9 Ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në kurthin e djallit dhe në shumë dëshira të marra e të dëmshme, që i fundosin njerëzit në rrënim e shkatërrim. 10 Lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave. Duke rendur pas parasë, disa u larguan nga besimi dhe i shkaktuan vetes shumë dhimbje.
Lufta e mirë e besimit
11 Por ti, o njeri i Perëndisë, largohu nga këto gjëra. Përkundrazi kërko drejtësinë, përkushtimin ndaj Perëndisë, besimin, dashurinë, durimin e zemërbutësinë. 12 Lufto luftën e mirë të besimit dhe rrok jetën e amshuar, për të cilën të thirri Perëndia e për të cilën ke dhënë dëshminë e mirë të besimit para shumë dëshmitarëve. 13 Të bëj thirrje para Perëndisë, që i jep jetë gjithçkaje dhe para Krishtit Jezu, që dha dëshminë e mirë në kohën e Ponc Pilatit, 14 që ti ta zbatosh këtë urdhërim të panjollë e të paqortueshëm deri në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
15 Kur të vijë koha,
ardhjen e tij do ta tregojë Perëndia,
i lumi,
i vetmi sundues,
mbreti i mbretërve
e Zoti i zotërve.
16 Vetëm ai është i pavdekshëm
e banon në dritën
që asnjeri nuk i afrohet dot.
Atë nuk e ka parë asnjë njeri
e as nuk mund ta shohë.
Atij i qoftë
nderi
dhe fuqia e amshuar!
Amen!
17 Pasanikët e kohës së tanishme urdhëroji të mos u rritet mendja, as të mos e mbajnë shpresën në pasigurinë e pasurisë, por në Perëndinë që na jep gjithçka me zemërgjerësi për të mirën tonë. 18 Urdhëroji të bëjnë të mirën, të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë zemërgjerë dhe të gatshëm për të dhënë. 19 Kështu ata do të grumbullojnë për vete një thesar e do të vënë themel të mirë për të ardhmen, që të marrin jetën e vërtetë .
20 O Timote, ruaje çka t'u besua! Largohu nga fjalët e zbrazëta, që janë kundër besimit, si dhe nga kundërthëniet e së ashtuquajturës dituri, 21 të cilën disa e pranuan dhe humbën besimin.
Hiri qoftë me ju!
Krie e gjashtëtë
1 Gjith’ata që janë ndënë cgjedhë të skllavisë, le të silloisjënë se duhetë të nderojënë me çdofarë nderit zotërit’ e ture, që të mos shahetë ëmëri i Perndisë edhe dhidhaskalia.
2 E ata pa që kanë zotërinj të besëtë, le të mos i ksenderojënë, sepse janë vëllazër, po më shumë le të punojënë, sepse janë të besësë e të dashurë, e kanë pjesë ndë këtë të mirë. Këto dhidhaksi, e mpsoi.
3 Ndë dhidhaks ndonjë tjatërë lloi, e nukë vjen ndë fjalë të shëndosha të Zotit sonë Iisu Hristoit, e mbë dhidhaskali të besësë.
4 Ai është një perifan, që nukë di gjë, po ësht’ i sëmurë për qartëra e të qërtuara ndë fjalëra, që nga ato bënetë zili, qartë, të shara, shubehera të këqia.
5 Këto janë mundimi njerëzet që kanë mëntë prishurë, e që u lipsetë e vërteta, e silloisenë se besa është për të fituarë. Largou nga të tillëtë.
6 E vërtet është fitim i madh besa, me të bërë me aft me të pakënë.
7 Sepse s’kemi prurë gjë ndë këtë jetë, e nuk’ është shubehe, as mundjëmë të marrëmë gjë fare.
8 Ma kur kemi të ngrënatë, e të mbuluaritë, le të bënemi hoshnuk ndë këto.
9 Sepse ata që duanë të bënenë të pasurë, bienë ndë piraksi e ndë lak të së paudhit, e ndë shumë dëshërime të pavëjiera e të dëmëtuara, që ato mbitjënë njerëzitë ndë mort e ndë humbëjë.
10 Sepse rrënja e gjithë së këqiavet është lakëmimi. Për dashuri të saj dica u mërguanë nga besa, e shpuanë vetëhen’ e ture me shumë të dhëmbura.
11 Po ti, o njeriu i Perndisë, ikë nga këto punëra, ma mbahu nga e drejta, nga evsevia, nga besa, nga dashuria, nga durimi, nga të butëtë.
12 Lëfto ndë luftë të mirë të besësë. Rrëmbe jetën’ e pasosurë, që për atë je thirrë, e mollojise një molloji të mirë përpara shumë martirëvet.
13 Të porsit tij përpara Perndisë që ep jetë gjithë punëravet, e përpara Krishtit Iisuit, që martirisi ndë kohë të Pondioit Pillatosë molloin’ e mirë.
14 Që të ruaç ti këtë porsi pa lerosurë, pa kati(go)ri, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
15 Atë që do ta bëjë të duketë mbë kohë të saj, i lumuri e vetëmë i forti, Mbreti i mbretet, e Zoti i ature që Zotërojënë.
16 Ai që vetëmë ka të pavdekëjënë, e rri ndë një dritë të paafëruarë, ai që as ka qënë as mund të jetë parë nga ndonjë njeri. Mb’atë nder, e mbretëri e pasosurë. Ashtu qoftë!
17 Të pasuritë ndë këtë jetë porsiti që të mos mburrenë, as të mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë që s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, që na ep navet të gjitha me dorë hapëtë për të gëzuarë.
18 Të bëjënë të mirë ndë të tjerë, të jenë të pasurë ndë punëra të mira, të apënë ature që s’kanë, të bashkonenë me të gjithë.
19 Tuke vënë mbënjanë për vetëhe të ture një themeli të mirë për jetë që vjen, që të pohtisjënë jetën’ e pasosurë.
20 O Timotheo, ruaj amanetnë, e mërgo me të urrierë fjalët’ e humbura, e të ndieratë, e qartëratë e asaj së dijture që ka ëmër të rrem.
21 Që për atë dica tuke mburrurë ranë nga udha e besësë. Dhurëtia me ti. Ashtu qoftë!
* Karta e Parë mbë Timotheonë u shkrua nga Llaodhiqia, që ajo është qutet i parë e Frigjisë së Pakatianisë.