Kujdesi për grigjën
1 U lutem pleqve tuaj, unë që jam plak bashkë me ta, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit e pjesëtar i lavdisë që do të shfaqet: 2 ruajeni grigjën e Perëndisë që ju është besuar dhe mbikëqyreni jo me detyrim, por vullnetarisht sipas dëshirës së Perëndisë, as për përfitim, por me dëshirë. 3 Mos u sillni si sundues mbi ata që ju janë besuar, por bëhuni shembull për grigjën 4 dhe kur të shfaqet Kryebariu do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket.
5 Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse
Perëndia u kundërvihet kryelartëve,
ndërsa të përulurve u jep hir.
6 Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur. 7 Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.
8 Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë. 9 Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë. 10 Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta. 11 Atij i qoftë pushteti , në shekuj të shekujve! Amen!
Përshëndetjet e fundit
12 Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllanë tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t'ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Qëndroni në këtë hir!
13 Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im.
14 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!
Krie e pesëtë
1 Priftëritë adha që janë ndëpër ju i vë ndë be, u prifti me ta bashkë e martiri i të pësuaret së Krishtit, e shoku i nderit që do të çfaqetë.
2 Ruani griqn’ e Perndisë që është ndër juvet e qivernisnie jo me pahir, po me thelimë të tij, jo me lakëmi, po me zëmërë të mirë.
3 Edhe jo sikur zotëroni mbi klironomi të Zotit, po të bëni ksomblë e vërtetë e griqit.
4 E kur të çfaqetë i pari i dëlmerëvet, do të merri kurorënë e pamarangjasurë të nderit.
5 Kështu edhe juvet, o djelm, të jini të bindurë ndë priftër, e gjithë vishi me të tapinosurë, tuke bindurë njeri mbë jatërinë, sepse Perndia ature që mbahenë mbë të madh u rri kondrë, e tapinovet u ep dhurëtinë.
6 Unjuni adha ndënë dorë të fortë të Perndisë, që t’u ngrërë juvet mbë kohë.
7 Gjithë silloinë tuaj shtirie mbë të, sepse ai ka silloi për juvet.
8 Esëlloni, rrini cgjuarë, sepse djalli, antidhiqi juaj, posi liondar që ulërin vjen rrotullë, e kërkon cilë të pijë.
9 Atij qëndroni të fortë ndë besë, dijnie që të tila punëra pësojnë vëllazëritë tuaj që janë ndë jetë.
10 Ma Perndia e çdo dhurëtisë, që na thirri nevet ndë nder të tijnë të pasosurinë me anë të Hristo Iisuit me një çikë të pësuarë, ai do t’u teliosjë juvet, do t’u forcojë, do t’u stereosjë, do t’u themeliosjë.
11 Atij nderi edhe mbretëria ndë jetë të jetësë. Kështu qoftë!
12 Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë.
13 U faletë juvet qisha që është ndë Vavillonë me ju e nderçurë, edhe im bir Markua.
14 Fali njeri-jatërit me të puthurë shënjtërisht’ të dashurisë. Paq mbë gjithë juvet, që jini mbë Hristo Iisunë. Kështu qoft!
* Karta e parë e Petrosë u shkrua nga Vavillona prej Petrosë mbë Çifut që gjëndeshinë ndë Asi, që patnë besuarë mbë Krishtinë.