Mjerimi dhe ngjallja
1 «Në atë kohë do të dalë Mikaeli, princi i madh, mbrojtësi i bijve të popullit tënd. Do të jetë një kohë e tillë mjerimi, e paparë kurrë, që nga koha kur u krijuan kombet e deri në atë kohë. Prej popullit tënd do të shpëtojnë të gjithë ata që janë të shkruar në Libër. 2 Shumë prej atyre që flenë nën baltën e tokës do të zgjohen, disa për jetën e amshuar, disa për turpin dhe tmerrin e amshuar. 3 Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë porsi kupa qiellore. Ata, të cilëve u kanë prirë shumë vetë në drejtësi do të shkëlqejnë si yjet përjetë e në amshim. 4 Ndërsa ti, o Daniel, mbaji të fshehta këto fjalë dhe vulose Librin deri në kohën e fundit. Shumë njerëz do ta shfletojnë dhe dituria do të shtohet».
5 Atëherë unë, Danieli, pashë dhe, ja, dy burra të tjerë qëndronin më këmbë, njëri në këtë breg të lumit, ndërsa tjetri në bregun tjetër të lumit. 6 Njëri prej tyre i tha burrit të veshur me petka liri, që qëndronte mbi ujërat e lumit: «Kur do të marrin fund këto ndodhi të mrekullueshme?». 7 Atëherë dëgjova burrin e veshur me petka liri, që qëndronte mbi ujërat e lumit. Ai kishte ngritur drejt qiellit dorën e djathtë dhe dorën e majtë e u betua për atë që jeton në amshim: «Këto do të përmbushen pas një kohe, pas disa kohërave e pas një gjysmë kohe, kur të ketë marrë fund shtypja e fuqisë së popullit të shenjtë». 8 Unë e dëgjova, por nuk kuptova, prandaj e pyeta: «Imzot, kur do të jetë fundi i këtyre ndodhive?». 9 Ai m'u përgjigj: «Shko, Daniel, se këto janë fjalë të fshehta e të vulosura deri në kohën e fundit. 10 Shumë do të përsosen, do të pastrohen e do të shndrijnë, ndërsa të paudhët do të bëjnë paudhësi e asnjë prej tyre nuk do të kuptojë. Vetëm të mençurit do të kuptojnë. 11 Që nga koha që do të ndalohet flija e përhershme e deri në vendosjen e ndyrësisë së neveritshme, do të kalojnë një mijë e dyqind e nëntëdhjetë vjet. 12 Lum ai që duron dhe arrin një mijë e treqind e tridhjetë e pesë ditë! 13 Ti shko deri në fund. Do të prehesh e do të ngjallesh për të marrë trashëgiminë tënde në mbarim të ditëve».
1 And at that time shall Michael stand up, the great prince which standeth for the children of thy people: and there shall be a time of trouble, such as never was since there was a nation even to that same time: and at that time thy people shall be delivered, every one that shall be found written in the book. 2 And many of them that sleep in the dust of the earth shall awake, some to everlasting life, and some to shame and everlasting contempt. 3 And they that be wise shall shine as the brightness of the firmament; and they that turn many to righteousness as the stars for ever and ever. 4 But thou, O Daniel, shut up the words, and seal the book, even to the time of the end: many shall run to and fro, and knowledge shall be increased.
5 ¶ Then I Daniel looked, and, behold, there stood other two, the one on this side of the bank of the river, and the other on that side of the bank of the river. 6 And one said to the man clothed in linen, which was upon the waters of the river, How long shall it be to the end of these wonders? 7 And I heard the man clothed in linen, which was upon the waters of the river, when he held up his right hand and his left hand unto heaven, and sware by him that liveth for ever that it shall be for a time, times, and an half; and when he shall have accomplished to scatter the power of the holy people, all these things shall be finished. 8 And I heard, but I understood not: then said I, O my Lord, what shall be the end of these things ? 9 And he said, Go thy way, Daniel: for the words are closed up and sealed till the time of the end. 10 Many shall be purified, and made white, and tried; but the wicked shall do wickedly: and none of the wicked shall understand; but the wise shall understand. 11 And from the time that the daily sacrifice shall be taken away, and the abomination that maketh desolate set up, there shall be a thousand two hundred and ninety days. 12 Blessed is he that waiteth, and cometh to the thousand three hundred and five and thirty days. 13 But go thou thy way till the end be: for thou shalt rest, and stand in thy lot at the end of the days.