Krie e pesëmbëdhjetëtë
1 E atë çast ndë mëngjes u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, bashkë me pleqtë edhe me grammatejtë, edhe me gjithë mbëjedhëjënë, e si e lidhnë Iisunë, e shpunë, e e dhanë mbë duar të Pillatosë.
2 E e pieti atë Pillatua: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Ti e thua.
3 E thoshnë shumë katigori kondr’ atij të parët’ e priftëret.
4 E Pillatua e pieti atë pagjene, e i thotë: Nukë përgjegje fare? Shih mbë sa të kallëzojënë këta tij.
5 E Iisui më nuk’ u përgjegj fare, kaqë që u çudit Pillatua.
6 E ndë çdo të krëmpte u lëshon ature një të hapsosurë, cilinëdo që të kërkoijnë.
7 E qe një që quhej Varavva lidhurë ndë hapsanë bashkë me shokët’ e tij, që kishnë bërë vresëjë ndë nakatosi.
8 E si britnë turma, nisnë të kërkoijnë, sikundr’ u bënte ature kurdo.
9 Edhe Pillatua u përgjegj ature, e u tha: Doi t’u lëshoj juvet Mbretn’ e çifutet?
10 (Se e dij që nga zilia e dhan’ atë nde ai të parët’ e priftëret).
11 E të parët’e priftëret vunë turmënë që të kërkoijnë prej sij t’u lëshon më tepër Varavvanë.
12 E Pillatua u përgjegj, e u tha ature pagjene: Ç’doi dha t’ua bëj atë që thoi Mbret të çifutet?
13 Edhe ata pagjene britnë më fort: Mbërthee atë ndë Kruq.
14 E Pillatua u thosh ature: Ç’të keq u bëri? E ata më shumë thërrisnë: Mbërthee atë ndë Kruq.
15 Edhe Pillatua sepse deshi të bën zëmërën’ e turmësë, u lëshoi ature Varavvanë, e Iisunë si e rrahu me kamçi, e dha të mbërthenej ndë kruq.
16 E e muarrë atë trimatë, e e shpunë ndë avlli tek është Pretori, e thërresënë gjithë biliknë.
17 E e veshnë atë me rrobë të kuqe; e pleksnë një kurorë nga gjëmba, e ja vunë mbë kokë.
18 E nisnë ta përshëndetn’ atë e t’i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet.
19 E rrihnë kokën’ e tij me kallam, e pështijnë mbë të, e bijnë mbë dhe, e i falejn’ atij.
20 E kur përqeshnë me të, i sveshnë rrobën’ e kuqe, e i veshnë rrobat’ e tij, e e nxuarë jashtë, ta mbërtheijn’ atë ndë Kruq.
21 E angarepsnë tek shkon ateje një Simon Qirineo (që vinte nga ara, baban’ e Aleksandhroit edhe Rufosë), të mirr Kruqn’ e tij.
22 E e bienë atë ndë vënd të Gollgothait, që domethënë: Vënd i krerëvet.
23 E i ipnë atij të pij verë nakatosurë me smirnë, e ai nuk’ e mori.
24 E si e mbërthienë atë ndë kruq, ndajtinë rrobat e tij, e vunë short mbi to, ç’të mirr gjithëkush.
25 E qe sahati tre, e e mbërthienë atë ndë kruq.
26 E gram’ e katigorisë tij qe shkruarë: MBRETI I ÇIFUTET.
27 E bashkë me atë mbërthienë ndë kruq di kusarë, njërinë mb’anë të djathëtë, e tjatërinë mb’anë të mëngjërë të tij.
28 E dolli e vërtetë karta që thosh: Edhe me paranomë u mëndua.
29 E ata që shkoijnë udhësë e vllasfimisn’ atë tuke tundurë kokën’ e ture mbë të, e thoshnë: Bobo mbë tij që prish Naonë, e mbë tri dit e dërton.
30 Shpëto vetëhenë tënde, e zbrit nga kruqi.
31 Kështu edhe të parët’ e priftëret thoshnë tuke përqeshurë njëri me jatërinë, bashkë me gramatejtë: Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij s’mund të shpëtojë.
32 Krishti, mbreti i Israilit, le të zbresë ndashti nga kruqi, që të shohëmë e të besojëmë. Edhe ata që qenë mbërthierë bashkë me të ndë kruq, e shaijn’ atë.
33 E si u bë sahati gjashtë, u bë erësirë mbë gjithë dhe, ngjera mbë nëntë sahat.
34 E ndë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Elloi, elloi, llama savahthani? Që domethënë: O Perndi, o Perndi, pse më le?
35 E si e digjuanë ca nga ata që rrijn’ atje, thoshnë: Ja, Ilianë thërret.
36 E u lëshua një, e mbushi një sfungar uthullë, e si e vuri ndë një kallam, ja ip të pij, e thosh: Liri të shohëmë, ndë vjen Iliaja ta zbresj’ atë.
37 E Iisui si nxori një zë të madh, dha Shpirtinë.
38 E perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipërit e ngjera përposh.
39 E si e pa Qentirioni që rrij karshi atij, që si thirri kështu dha Shpirtinë, tha: Vërtet i biri i Perndisë qe kij njeri.
40 E ishnë edhe gra që vësh(t)roijnë për së largut, e bashkë me ato qe edhe Magdhalini Maria, edhe Maria mëm’ e Iakovoit së vogëlë edhe Iosiut, edhe Sallomi.
41 Ato që edhe kur qe ndë Galileë vijnë pas sij, e i shërbeijn’ atij, edhe shumë të tjera që patn’ ardhurë bashkë me atë ndë Ierusalim.
42 E poqë u err (sepse qe e prëmte, e parë e së Shëtunësë).
43 Erdhi Iosifi që qe nga Arimathia, plak bujar, që edhe ai qe që prit mbretërin’ e Perndisë, e guxoi e hiri nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit.
44 E Pillatua u çudit nd’është që vdiqi, e si thirri Qentirionë, e pieti pa atë ndë vdiqi.
45 E si mpsoi nga Qentirioni, ja dhëroi kurminë Iosifit.
46 E si bleu një çarçaf, e si e dërmoi atë nga Kruqi, e pështolli ndë çarçaf, e e vuri atë ndë varr që ishte peleqisurë nga shpellë, e lukurisi një gur të madh mbë derë të varrit.
47 E Magdhalini Maria edhe Maria e Iosiut, vështroijnë ku e kllasënë.
1 Et confestim mane consilium facientes summi sacerdotes
cum senioribus et scribis et universo concilio
Vincientes Iesum duxerunt et tradiderunt Pilato
2 Et interrogavit eum Pilatus tu es rex Iudaeorum
at ille respondens ait illi tu dicis
3 Et accusabant eum summi sacerdotes in multis
4 Pilatus autem rursum interrogavit eum dicens
non respondes quicquam vide in quantis te accusant
5 Iesus autem amplius nihil respondit ita ut miraretur Pilatus
6 Per diem autem festum dimittere solebat illis unum
ex vinctis quemcumque petissent
7 Erat autem qui dicebatur Barabbas
qui cum seditiosis erat vinctus
qui in seditione fecerant homicidium
8 et cum ascendisset turba
coepit rogare sicut semper faciebat illis
9 Pilatus autem respondit eis et dixit
vultis dimittam vobis regem Iudaeorum
10 sciebat enim quod per invidiam tradidissent eum summi sacerdotes
11 Pontifices autem concitaverunt turbam
ut magis Barabban dimitteret eis
12 Pilatus autem iterum respondens ait illis
quid ergo vultis faciam regi Iudaeorum
13 at illi iterum clamaverunt crucifige eum
14 Pilatus vero dicebat eis quid enim mali fecit
at illi magis clamabant crucifige eum
15 Pilatus autem volens populo satisfacere dimisit illis Barabban
et tradidit Iesum flagellis caesum ut
crucifigeretur
16 Milites autem duxerunt eum intro in atrium praetorii
et convocant totam cohortem
17 et induunt eum purpuram
et inponunt ei plectentes spineam coronam
18 et coeperunt salutare eum have rex Iudaeorum
19 et percutiebant caput eius harundine et conspuebant eum
et ponentes genua adorabant eum
20 Et postquam inluserunt ei exuerunt illum purpuram
et induerunt eum vestimentis suis
Et educunt illum ut crucifigerent eum
21 et angariaverunt praetereuntem quempiam Simonem Cyreneum
venientem de villa patrem Alexandri et Rufi
ut tolleret crucem eius
22 Et perducunt illum in Golgotha locum
quod est interpretatum Calvariae locus
23 Et dabant ei bibere murratum vinum et non accepit
24 Et crucifigentes eum diviserunt vestimenta eius
mittentes sortem super eis quis quid tolleret
25 Erat autem hora tertia et crucifixerunt eum
26 Et erat titulus causae eius inscriptus rex Iudaeorum
27 Et cum eo crucifigunt duos latrones
unum a dextris et alium a sinistris eius
28 Et adimpleta est scriptura quae dicit
et cum iniquis reputatus est
29 Et praetereuntes blasphemabant eum
moventes capita sua et dicentes
va qui destruit templum
et in tribus diebus aedificat
30 salvum fac temet ipsum descendens de cruce
31 Similiter et summi sacerdotes ludentes ad
alterutrum cum scribis dicebant
alios salvos fecit se ipsum non potest salvum facere
32 Christus rex Israhel descendat nunc de cruce
ut videamus et credamus
Et qui cum eo crucifixi erant conviciabantur ei
33 Et facta hora sexta tenebrae factae sunt
per totam terram usque in horam nonam
34 Et hora nona exclamavit Iesus voce magna dicens
Heloi Heloi lama sabacthani quod est interpretatum
Deus meus Deus meus ut quid dereliquisti me
35 et quidam de circumstantibus audientes dicebant
ecce Heliam vocat
36 Currens autem unus et implens spongiam aceto
circumponensque calamo potum dabat ei dicens
sinite videamus si veniat Helias ad deponendum eum
37 Iesus autem emissa voce magna exspiravit
38 Et velum templi scissum est in duo
a sursum usque deorsum
39 Videns autem centurio qui ex adverso stabat
quia sic clamans exspirasset
ait vere homo hic Filius Dei erat
40 Erant autem et mulieres de longe aspicientes
inter quas et Maria Magdalene
et Maria Iacobi minoris et Ioseph mater et Salome
41 et cum esset in Galilaea sequebantur eum et ministrabant ei
et aliae multae quae simul cum eo ascenderant Hierosolyma
42 Et cum iam sero esset factum
quia erat parasceve quod est ante sabbatum
43 venit Ioseph ab Arimathia nobilis decurio
qui et ipse erat expectans regnum Dei
et audacter introiit ad Pilatum et petiit corpus
Iesu
44 Pilatus autem mirabatur si iam obisset
et accersito centurione interrogavit eum si iam mortuus esset
45 et cum cognovisset a centurione donavit corpus Ioseph
46 Ioseph autem mercatus sindonem
et deponens eum involvit sindone
et posuit eum in monumento quod erat excisum de petra
et advolvit lapidem ad ostium monumenti
47 Maria autem Magdalene et Maria Ioseph aspiciebant ubi poneretur