1 Zoti mbëretënon, le të dridhenë popujtë, ai qi rri mbi Qerubimeë, le të tundetë dheu.
2 Zoti asht’ i math ndë Sionë, edhe asht’ i naltë mbë gjithë kombet.
3 Le të lavdurojën’ emëninë tand të madhinë edhe të frikshiminë, sepse asht’ i shenjtënuem.
4 Edhe fuqia e mbëretit do gjyq; ti bane gati dreitëni, ti i bane gjyq e dreitëni Iakobit.
5 Naltoni Zotinë Perëndinë t’onë, edhe lutni ndënëkambien’ e kambëvet ati, se ashtë shenjt.
6 Moiseu edhe Aaroni ndërmiet priftënavet ati, edhe Samueli ndërmiet atyneve qi thërrasinë mb’emënit t’ati, thërritshinë mbë Zotinë, e i ndëgjoi.
7 Ndë shtyllë reje u fliste, rueitnë deshmimet e ati, edhe urdhënimet’ e ati qi u dha.
8 O Zot Perëndia ynë, ti i ndigjoishie ata, u bane tek ata Perëndi falës, por more shpagim për punët e atyneve.
9 Naltoni Zotinë Perëndinë t’onë, edhe lutni ndë malt t’ati të shenjtënueminë, se Zoti Perëndia ynë ashtë shenjt.
1 Zoti mbretëron, le të dridhen popujt!
Mbi kerubë është ulur, le të trandet toka!
2 I madh është Zoti në Sion,
i lartësuar mbi të gjithë popujt.
3 Le ta përlëvdojnë emrin tënd të madh e të tmerrshëm,
sepse është i shenjtë.
4 Mbreti i fuqishëm e do drejtësinë.
Ti e ke caktuar ç'është e drejtë,
ti e ushtron gjykimin e drejtësinë te Jakobi.
5 Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë,
bini përmbys para shtrojës së këmbëve të tij,
se është i shenjtë.
6 Moisiu e Aroni mes priftërinjve të tij,
Samueli mes atyre që thërrasin emrin e tij,
i thirrën Zotit e ai i dëgjoi.
7 Nga shtylla e resë u fliste
e ata i ruajtën dëshmitë e tij
dhe rregullat që u kishte dhënë.
8 O Zot, Perëndia ynë, ti i dëgjove ata,
ti ishe për ta një Perëndi që fal,
por edhe i ndëshkoje gabimet e tyre.
9 Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë,
dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë,
se i shenjtë është Zoti, Perëndia ynë.