Kank’ e shkallëvet.
1 Prei së thellash klitha te ti, o Zot.
2 O Zot, ndigjo zaninë t’em, veshët’ e tu le t’i kenë kujdes zanit lutëjevet mia.
3 Ndë shikofsh, o Zot, paudhëni, kush mundetë me qindruem, o Zot?
4 Por për-anë teje ashtë ndëjesë, për me të drashunë.
5 Prita Zotinë, shpirti em priti, edhe shpëreu mbë fjalën’ e ati.
6 Shpirti em pret Zotinë ma tepërë se ata qi presinë të sbardhëmen’ e dritësë, po , se ata qi presinë të sbardhëmen’ e dritësë.
7 Le të shpërejë Israeli mbë Zotinë, se për-anë Zotit ashtë përdëllim, edhe shumë shpërblin për-anë ati,
8 edhe ai ka me shpërblyem Israelinë prei gjithë paudhënivet ati.
1 Këngë shtegtimesh.
Prej thellësive të thërras, o Zot,
2 o Zot, dëgjoje thirrmën time,
le ta dëgjojnë veshët e tu
zërin e përgjërimit tim.
3 Po t'i mbash mend paudhësitë, o Zot,
o Zot, kush qëndron vallë?
4 Por pranë teje gjendet falja,
ndaj dhe të druajnë.
5 E pres Zotin, e pret shpirti im,
te fjala e tij e kam vënë shpresën.
6 Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin,
më shumë se rojat mëngjesin.
7 Shpreso në Zotin, o Izrael,
se pranë Zotit është mirësia
e pranë tij është i madh shpëtimi.
8 Ai do ta shpengojë Izraelin
nga të gjitha paudhësitë e tij.