Psallmë lavdurimi.
1 Brohorini mbë Zotinë, gjithë dheu.
2 I shërbeni Zotit me gëzim, eni përpara ati me gazmend.
3 Dini, se Zoti ashtë Perëndia, ai na bani, e jo na, por na jemi populli i ati, edhe dhent’ e kullotës’ ati.
4 Hyni ndëpër dyert t’ati me lavdurim, ndëpër oborret t’ati me kankë; lavduroni ate, bekoni emënin’ e ati.
5 Se Zoti asht’ i mirë, përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë, edhe e vërteta e ati bres mbas brezi.
1 Psalm falënderimi.
Të brohorasë për Perëndinë mbarë toka!
2 Shërbejini Zotit me gëzim,
dilni para tij me brohoritje!
3 Dijeni mirë se Zoti është Perëndi,
ai na bëri e të tijtë jemi ne ,
jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.
4 Hyni në portat e tij me përlëvdim,
në oborret e tij me lavdërim,
falënderojeni e bekoni emrin e tij.
5 Se i mirë është Zoti,
në amshim mirësia e tij,
besnikëria e tij brez pas brezi.