Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 Lum ai qi shtie sytë mbë të vobegunë, Zoti ka me e shpëtuem ndë ditë të keqe.
2 Zoti ka me e rueitunë, edhe ka me i rueitunë jetënë, edhe ka me qenun’ i lumunë mbi dhet, edhe s’ke me e dhanë n’dorë të anëmiqvet ati.
3 Zoti ka me i dhanë fuqi ndë shtrat të lëngimit, ke me këthyen gjithë shtratin’ e ati ndë sëmundëjet t’ati.
4 Unë thashë: Përdëlle-më, o Zot, shëndosh shpirtinë t’em, se fëjeva mbë tyi.
5 Anëmiqt’ e mi thonë keq për mue: Kurë do të vdesi, e të biret’ emëni i ati?
6 Edhe ndë arthtë kush me pamë, flet kot, zemëra e ati mbëleth ndë vetëvetëhenë pa-udhëni, si të dali jashtë, flet për atë .
7 Gjith’ ata qi më kanë mëni pishtëllojënë bashkë kundrë meje, mendohenë keq kundrë meje,
8 tue thanë: Gja e keqe iu ngjit, edhe tue u diergunë, s’ka me u ngritunë ma.
9 Sepse edhe ai njeriu i paqtimit t’em, qi shpëreva mb’atë, i cilli hante bukënë t’eme, ngriti thundrënë kundrë meje.
10 Por ti, o Zot, përdëlle-më, edhe ngre-më, edhe kam me ua shpaguem.
11 Prei kësai pune e dij se më do, sepse anëmiku em nukë triumfon kundrë meje.
12 Por ti më ndife për të pakeqenë t’eme, edhe më forcove përpara teje për gjithë jetënë.
13 I bekuem qoftë Zoti Perëndia i Israelit për gjithë jetën’ e jetësë. Amen, edhe amen.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Lum ai që kujtohet për të varfrin,
në ditë fatkeqësie Zoti do ta shpëtojë.
3 Zoti do ta ruajë e do ta mbajë gjallë,
do ta bëjë të lum mbi tokë
e s'do ta lërë në duart e armiqve.
4 Zoti do ta ndihmojë kur të dergjet në shtrat,
në kohë sëmundjesh do t'ia lehtësojë dhimbjen.
5 E unë thashë: «Mëshiromë, o Zot!
Shëroje shpirtin tim, se kam mëkatuar ndaj teje».
6 Armiqtë e mi flasin keq për mua e thonë:
«Kur do të vdesë e t'i shuhet emri?».
7 Kur dikush vjen të më shohë, flet rrena
e në zemër mbledh paudhësi.
Mandej del jashtë e më përflet.
8 Të gjithë ata që më urrejnë
përshpëritin për mua me njëri-tjetrin
e ligësi kurdisin kundër meje:
9 «E ka zënë gjëma e tmerrshme,
ka zënë shtratin e më s'ngrihet».
10 Edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim
e që hante bukën time, u ngrit kundër meje.
11 Por ti, o Zot, mëshiromë,
ngrimë që t'ua shpaguaj.
12 Kështu do ta di se ti më do:
nëse armiku im nuk ngadhënjen mbi mua.
13 Ti më ke përkrahur në pafajësinë time
e më ke vënë përherë në praninë tënde.
14 Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit,
prej amshimit në amshim. Amen! Amen!