Mbë të parinë kankatuer, mbi Neginoth, Mashhil i Davidit, kur erthnë Zifasit’ e i thanë Saulit: A nuk’ ashtë mpëshefunë Davidi ndër ne?
1 O Perëndi, shpëto-më mb’emënit tand, edhe gjyko-më me fuqit tande.
2 O Perëndi, ndëgjo të falunitë t’em, mba vesh fjalëvet gojësë s’eme.
3 Se u ngritnë të huej kundrë meje, edhe shtrëngimtarë kërkojënë shpirtinë t’em, nukë vunë Perëndinë përpara vetëvetëhesë. Selah.
4 Qe te më ndif Perëndia, Zoti ashtë bashkë me ata qi mburojënë shpirtinë t’em.
5 Ka me këthyem të këqiatë mbi anëmiqt e mi; rrëno ata me dreitëninë tande.
6 Vetëvetiu kam me të bamë kurban, kam me lavduruem emëninë tand, o Zot, se asht’ i mirë.
7 Se më shpëtove prei qishdo shtrëngimi, edhe syni em pa anëmiqt’ e mi si desh.
1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit, 2 kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.
3 O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd,
jepmë të drejtë me fuqinë tënde.
4 Dëgjoje, o Perëndi, lutjen time,
vëru vesh fjalëve të gojës sime.
5 Se të huajt janë ngritur kundër meje
dhe gjakatarët kërkojnë të më marrin jetën,
njerëz që s'duan t'ia dinë për Perëndinë. selah
6 Por Perëndia është ndihma ime,
Zoti përkrahësi i jetës sime.
7 Rëntë e keqja mbi vetë armiqtë e mi,
për hir të besnikërisë sate, shfarosi!
8 Gjithë ëndje do të të kushtoj fli,
emrin tënd do ta përlëvdoj, o Zot,
se është i mirë.
9 Se më shpëtove nga çdo fatkeqësi
dhe sytë e mi e panë shkatërrimin e armiqve të mi.