Mbë të parinë kankatuer, për Ieduthunë. Psallm’ e Davidit.
1 Vetëmë mbë Perëndinë prahetë shpirti em, sepse shpëtimi emvien prei ati.
2 Vetëm’ ai ashtë shkrepi em, edhe shpëtimi em, mburonjësi em; s’kam me u tundunë së tepëri.
3 Deri kurë keni me i ranë përsiprë njeriut? Ju të gjithë keni me u vramë, jeni porsi mur i pierrë, edhe si garth i shtymë.
4 S’bajënë tietërë këshillë, veç ta shtienë poshtë prei nderit, u pëlqen rrena, bekojënë me gojë, e mallëkojënë me zemërë. Selah.
5 Por ti, o shpirti em, prahu mbë Perëndinë, se tek ai ashtë shpëresa eme.
6 Vetëm’ ai ashtë shkrepi em, edhe shpëtimi em, mburonja eme; s’kam me lueitunë vendit.
7 Shpëtimi em edhe lavdia eme ashtë te Perëndia; shkrepi i fuqisë s’eme, edhe mpshtetëja eme ashtë te Perëndia.
8 Shpëreni mb’atë kur-do, o popuj, hapni zemëratë tueja përpara ati, se Perëndia ashtë ndifmësi ynë. Selah.
9 Vërtet njerëzit’ e dorësë poshtëme janë të kotë, edhe zotënitë janë rrenë: ndë peshoheshinë ndë ziq, të gjithë bashkë do të ishinë ma të letë, se vetë e kota.
10 Mos shpëreni mbë pa-udhëni, edhe mos bahi të kotë ndë rrëmbesë; ndë rriethtë gjaja, mos ngjitni zemrënë tuei mbas asai.
11 Nji herë foli Perëndia, dy herë e gjegja këtë, se fuqia asht’ e Perëndisë.
12 Edhe yti ashtë përdëllimi, o Zot, se ti ke me ia paguem gjithë-se-cillit mbas punëvet ati.
1 Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.
2 Veç në Perëndinë prehet shpirti im,
prej tij më vjen shpëtimi.
3 Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im,
ai është streha ime e më nuk do të trandem.
4 Deri kur do të vërsuleni kundër një njeriu,
që ta hidhni përtokë të gjithë bashkë,
si murin e shtrembët, si gardhin e prishur?
5 Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin,
gjejnë kënaqësi në gënjeshtra.
Me gojë bekojnë,
por me zemër mallkojnë. selah
6 Veç në Perëndinë prehu, o shpirti im,
se tek ai kam shpresë.
7 Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im,
ai është streha ime e nuk do të trandem.
8 Te Perëndia është shpëtimi e nderi im,
te Perëndia, kështjella e fortë dhe streha ime.
9 Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull,
hape zemrën përpara tij,
Perëndia është streha jonë. selah
10 Bijtë e njeriut janë veç avull,
kotësi janë bijtë e çdonjërit;
vëri në peshore e do të shohësh
se janë më të lehtë se tymi.
11 Mos kini besim te dhuna,
mos e varni shpresën te grabitja,
edhe kur pasuritë t'ju shtohen,
zemrën mos ua kushtoni.
12 Një herë foli Perëndia,
dy herë unë e dëgjova,
se pushteti i përket Perëndisë;
13 mirësia është e jotja, o Zot,
ti e shpërblen njeriun sipas veprave të tij.