Kank’ e shkallëvet Davidit.
1 O Zot, nuk’ u naltue zemëra eme, as nuk’ u ngritnë përpietë syt’ e mi, as nuk’ ecij mbë punë të mëdha, as mbë punë të mërekullueshime për mue.
2 Vërtet vuna ndënë vetëhe, edhe pushova shpirtinë t’em, porsi dialin’ e svierdhun’ afërë s’amësë; shpirti em ashtë tek unë porsi dial’ i svierdhunë.
3 Le të shpërejë Israeli mbë Zotinë çë tashti e për gjithë jetënë.
1 Këngë shtegtimesh. E Davidit.
O Zot, nuk krenohet zemra ime
e sytë nuk i ngre lart.
Nuk rend pas madhështive,
as pas gjërave tepër të vështira.
2 Por jam qetësuar e shpirti më është prehur,
si foshnja e zvjerdhur me të ëmën,
si foshnja e zvjerdhur është shpirti im me mua.
3 Le të shpresojë Izraeli te Zoti,
që tani e deri në amshim.