Mbë të parinë kankatuer mbi Ionath-ellem-rehokim, Miktam i Davidit, kur mbaitnë ate Filistinëtë ndë Gath.
1 Përdëlle-më, o Perëndi, sepse njeri rri me gojë hapëtë për me më përpimë, gjithë ditënë më shtrëngon tue luftuem.
2 Anëmiqt’ e mi rrinë me gojë hapëtë gjithë ditënë, qi të më përpijnë, se ata qi më luftojënë përsipri janë shumë.
3 Atë ditë, kur të frikohen, kam me shpëryem mbë tyi.
4 Te Perëndia kam me lavduem fjalën’ e ati; shpëreva mbë Perëndinë, s’kam me pasunë frikë, qish do të më bajë mishi?
5 Gjithë ditënë përkëthejënë fjalët’ e mia, gjithë mendimet’ e atyne janë kundrë meje për të keq.
6 Mbëlidhenë, mpëshifenë, ruejënë hapat’ e mia, sikur presinë shpirtinë t’em.
7 Për mos gja ke me i shpëtuem ata? Rrëzo popujtë ndë zemërim, o Perëndi.
8 Ti më numëron të bierrat’ e udhësë, venë lott’ e mi ndë potir tand, nukë janë këto ndë libër tand?
9 Atëherë kanë me u këthyem mbrapazë anëmiqt’ e mi, atë ditë kur të thërres mbë tyi;
10 e dij këtë, se Perëndia ashtë me mue. Te Perëndia kam me lavduruem ligjëratënë,
11 te Zoti kam me lavduruem fjalënë. Shpërej mbë Perëndinë, s’kam me pasunë frikë; qish do të më bajë njeriu?
12 Tek unë janë urata, o Perëndi, qi kam me dhanë për lavduriminë tand.
13 Se shpëtove shpirtinë t’em prei vdekësë; nukë do të shpëtojsh edhe kambët e mia prei rrëshqitësë, qi të ecij përpara Perëndisë ndë dritë të gjallëvet?
1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Pëllumbat e lisave të largët». Himn i Davidit, kur filistinët e zunë rob në Gat.
2 Mëshiromë, o Perëndi, se po më përndjekin,
kundërshtarët po më shtypin tërë ditën.
3 Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë,
të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart .
4 Ditën që do të më pushtojë frika,
te ti do të kem besim.
5 Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
te Perëndia kam besim,
prandaj nuk frikësohem.
Ç'do të më bëjë njeriu prej mishi?
6 Tërë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia,
për mua shestojnë të keqen.
7 Janë vërsulur, kanë zënë pusi,
më ruajnë hapat, jetën të më marrin.
8 Shpërbleji sipas paudhësive të tyre ,
o Perëndi, në zemërimin tënd rrëzoji popujt!
9 Ti e di mirë sa herë kam mërguar.
Mblidhi lotët e mi në calikun tënd!
A s'janë të shkruara në librin tënd?
10 Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi,
ditën që do të të thërras.
Këtë e di, sepse Perëndia është me mua.
11 Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
te Zoti, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
12 te Perëndia e kam varur shpresën,
prandaj nuk frikësohem.
Ç'do të më bëjë njeriu?
13 Do t'i përmbush zotimet që të kam bërë, o Perëndi,
do të të kushtoj fli falënderimi,
14 se më ke shpëtuar jetën prej vdekjes,
këmbët m'i ke ruajtur nga rrëshqitja,
që të eci në prani të Perëndisë,
në dritën e jetës.