Kank’ e shkallëvet.
1 Ngrita syt’ e mi te ti qi rri ndë qijet.
2 Qe, sikurse syt’ e shërbëtorëvet venë mbë dorët të zotënivet vet, sikurse syt’ e shërbëtoresë venë mbë dorët të zonjësë vet, kështu edhe sytë t’anë venë mbë Zotinë Perëndinë t’onë, ngjysh sa të na përdëllejë.
3 Përdëlle-na, o Zot, përdëlle-na, se u ngimë fort me të shkelmuemit.
4 Fort tepër’ u ngi shpirti ynë prei shpërnderimit atyne qi prahenë, edhe prei të shkelmuemit madhështorëvet.
1 Këngë shtegtimesh.
Te ti i kam ngritur sytë,
te ti që banon në qiej.
2 Ashtu si sytë e shërbëtorëve
shohin nga duart e të zotërve,
ashtu si sytë e shërbëtores
shohin nga duart e zonjës së vet,
ashtu edhe sytë tanë shohin
drejt Zotit, Perëndisë tonë,
derisa të ketë mëshirë për ne.
3 Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne,
se na kanë mbuluar përbuzjet.
4 Shpirti ynë është mbushur me përqeshjet e kryelartëve
dhe me përbuzjet e mburravecëve.